Tani ofrojmë edhe prona në Kosovë. Shfletoni pronat në Kosovë
Albania Property Group
Shtepi Ne Shitje Shqiperi Vlore Apartament

Apartament Luksoz Përballë Detit Në Shitje Në Lungomare Vlorë, Shqipëri

Apartament Luksoz Përballë Detit Për Shitje Në Lungomare Vlorë, Rr.Murat Terbaci

€ 266,100

çmimi i kërkuar

/ 18
Dhoma gjumi
1
Banjo
1
Sipërfaqe
89
Tipi
Apartament
Rreth kësaj prone

Një vështrim më i afërt

Apartament Me Pamje Nga Deti Në Shitje Në Lungomare Vlorë, Shqipëri. Apartamentet në vijën e parë të detit në Lungomare janë jashtëzakonisht të rralla. Kur ato shiten, rrallë kthehen në treg. Ky është shansi juaj për të siguruar jo vetëm një apartament, por një aset të vlefshëm përballë detit në një treg që është ende në zhvillim, përpara se çmimet të rriten më tej. Ai ofron gjithçka që një turist ka nevojë për pushime të paharrueshme - luksin, vendndodhjen kryesore, komoditetin, detin Adriatik, qetësinë, afërsinë me të gjitha facilitetet thelbësore, ekskluzivitetin dhe një stil jetese modern e miqësor, si dhe shumë atraksione të Vlorës për t'u shijuar. Një investim i vërtetë bregdetar që gjeneron të ardhura me likuiditet të lartë për përdorim në Airbnb/Booking, si dhe për qera afatgjata! 

 

Apartament 1+1 Në Shitje Në Vlorë, Riviera Shqiptare

  • Karakteristikat kryesore të apartamentit:
    • Sipërfaqja totale - 88,7 m²
    • Sipërfaqja e përbashkët - 13,2 m²
    • Sipërfaqja e apartamentit - 75,5 m²
    • Dhomë ndenje dhe kuzhinë
    • Një dhomë gjumi
    • Një tualet
    • Ballkon i madh me pamje nga deti
    • Arkitekturë moderne me ndërtime të cilësisë së lartë për një jetesë komode
    • Projekti është planifikuar të përfundojë deri në fund të vitit 2026
    • Ndodhet në katin e 8-të
    • 13 kate në rezidencë
    • Ashensor në ndërtesë
    • Hapësirë parkimi përreth ndërtesës
    • Apartamenti do të shitet me pllakat e dyshemesë/parketin të shtruara, dyert e brendshme dhe tualetin të përfunduar - sipas standardeve të ndertuesit
  • Detajet e zonës përreth:
    • Lagje e bukur, e organizuar mirë, e qetë, familjare-miqësore dhe strategjike
    • Afër bareve, restoranteve, furrave të bukës, marketeve, dyqaneve të ndryshme dhe stacionit të autobuzit te transportit publik - të gjitha në nje distancë të shkurtër në këmbë
    • Në vijën e parë të pallateve, duke siguruar aksesueshmeri teper të lehtë për këmbësorët, përdoruesit e biçikletave dhe mjetet e transportit
    • Një nga zonat më të preferuara dhe të frekuentuara nga banorët vendas dhe të huajt për të jetuar dhe investuar
    • Një mundësi e shkëlqyer për të gjithë ata që duan ta përdorin për Airbnb/Booking si dhe për qera afatgjata
  • Distancat:
    • Ngjitur me plazhin
    • 4 minuta nga qendra e qytetit
    • 4 minuta nga Universiteti dhe porti kryesor i Vlorës
    • 15 minuta nga zona historike
    • 20 minuta nga plazhet e Radhimës dhe Orikumit
    • 25 minuta nga Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës
    • 1 orë e 45 minuta nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës


Shënim i rëndësishëm - Kompania jonë Albania Property Group ofron shërbime shtesë si Menaxhim Prone dhe Dizajn të Brendshëm (Mobilim apartamenti)

Planet e kateve

Plani

Planet zyrtare të kësaj prone. Klikoni për t’i zmadhuar.

Vendndodhja

Vlore

Vendndodhje e përafërt — brenda një rrezeje 200 m.

Mund t’ju pëlqejë edhe

Afër & të ngjashme

Na kontaktoni