Një vështrim më i afërt
Njësi Biznesi Në Shitje Në Qytetin E Vlorës, Shqipëri. Nëse jeni në kërkim të një prone komerciale të bollshme, me një pozicion strategjik dhe lehtësisht të aksesueshëm, ky është vendi i duhur. Kjo është një mundësi e shkëlqyer investimi për të nisur biznesin tuaj. E vendosur pranë rrugës kryesore urbane të qytetit dhe në një nga lagjet më të mëdha. Me një densitet të lartë banorësh dhe kalimtarësh të rastësishëm. Vetëm pak minuta larg zonës historike, plazhit me rërë dhe qendrës së qytetit. Ofron ekspozim të fortë, komoditet, fluks të vazhdueshëm klientësh dhe potencial të lartë.
Prona Komerciale Në Shitje Në Vlorë Shqipëri
- Karakteristikat kryesore të pronës:
- Sipërfaqe totale - 207 m²
- Ambjent biznesi dhe dy tualete
- Me fasadë xhami me pamje nga rruga
- E ndritshme, e bollshme dhe në gjendje të mirë - pa pasur nevojë për investime të mëdha
- E vendosur në katin e 1-rë
- 10 kate në rezidencë
- Certifikatë pronësie
- Ofron potencial të lartë, ekspozim të fortë, fluks të vazhdueshëm klientësh, komoditet dhe aksesueshmëri
- Çmim i negociueshëm
- E përshtatshme për aktivitete të ndryshme biznesi si:
- supermarket
- kopsht fëmijësh ose kënd lojërash i brendshëm
- qendër kursesh/trajnimi
- bankë e nivelit të dytë
- sallë konferencash
- magazinë
- bar dhe restorant
- zyra ose qendër shërbimi
- sallon bukurie dhe qendër wellness
- palestër
- laborator mjekësor ose klinikë dentare, etj...
- Përparësitë e vendndodhjes:
- Lagje e organizuar mirë, miqesore-familjare dhe e madhe
- Zonë e frekuentuar nga banorët dhe kalimtarët në çdo kohë
- Afër bareve, restoranteve, hoteleve, furrave të bukës,marketeve, shkollave dhe stacionit të autobuzit te transportit publik - të gjitha në njexza distancë të shkurtër në këmbë
- Zonë lehtësisht e aksesueshme për këmbësorët, përdoruesit e biçikletave dhe mjetet e transportit
- Hapësirë parkimi përreth ndërtesës
- Distancat:
- 4 minuta nga zona historike
- 5 minuta nga qendra e qytetit
- 6 minuta nga plazhi dhe Lungomarja
- 25 minuta nga Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës
Shënim i rëndësishëm - Kompania jonë Albania Property Group ofron shërbime shtesë si Menaxhim Pronash dhe Dizajn të Brendshëm (Mobilim Apartamentesh)
Vlore
Vendndodhje e përafërt — brenda një rrezeje 200 m.