Një vështrim më i afërt
Apartament Luksoz Me Dy Dhoma Gjumi Në Shitje Në Vlorë, Shqipëri. A po kërkoni për diçka vërtetë të vecantë përgjatë bregdetit në Rivierën Shqiptare, veçanërisht në Vlorë?! Mos kërkoni më tej, ne kemi këtë mundësi të shkëlqyer për t'ju ofruar. Nuk ka dyshim se do të jetë një investim i shkëlqyer me potencial të lartë për të ardhura nga qeraja në platforma si Airbnb/Booking. I vendosur në zonën e Ujit të Ftohtë, pranë Lungomare 2 dhe vetëm 3 minuta larg plazheve te kristalta të detit Jon. Një lagje panoramike, ku privatësia dhe siguria janë të padiskutueshme, por që gjithsesi ofron një stil jetese modern dhe plot gjalleri. Shfrytëzoni rastin dhe bëjeni tuajin, ofron një pamje mbresëlënëse të gjirit të Vlorës, pishinë të jashtme të dedikuar për banorët dhe hapësira relaksi me zona të gjelbëruara!
Pronat Më Të Mira Në Shitje Në Rivierën Shqiptare - Apartament I Ri Pranë Detit
- Karakteristikat kryesore të apartamentit:
- Sipërfaqja totale - 210,6 m²
- Sipërfaqja e apartamentit - 115,4 m²
- Sipërfaqja e verandës - 79 m²
- Hapësirat e përbashkëta - 16,2 m²
- Dhomë ndenje dhe kuzhinë
- Dy dhoma gjumi
- Dy tualete
- Një verandë e madhe me pamje nga deti, perfekte për të shijuar kohën me familjen dhe miqtë
- Plot dritë, i bollshëm dhe me ndërtime të cilësisë së lartë për një jetesë komode
- I vendosur në katin e 3-të
- 4 kate në rezidencë
- Rezidence e re me arkitekturë moderne e përfunduar në vitin 2025
- Ashensor në ndërtesë
- Vend parkimi privat nëntokësor i disponueshëm me një çmim shtesë
- Rezidenca ofron një pishinë të jashtme të dedikuar për banorët, hapësira relaksi me zona të gjelbëruara dhe pamje mahnitëse nga deti nga çdo kënd i saj
- Çmim i negociueshëm
- Apartamenti do të shitet me pllaka dyshemeje të shtruara, tualete të kompletuara dhe dyer të brendshme - sipas standardeve të ndertuesit ose kërkesës së klientit
- Detajet e zonës përreth:
- Një nga zonat më të frekuentuara dhe të preferuara nga turistët vendas dhe të huaj për banim dhe për shetitje të shkurtra
- Lagje e mirë organizuar, panoramike, e qetë dhe familjare-miqësore
- Afër bareve, restoranteve, hoteleve, furrave të bukës, marketeve dhe stacionit të autobuzit te transportit publik - të gjitha në nje distancë te shkurter ne kembe
- Lehtësisht i aksesueshëm për këmbësorët, përdoruesit e biçikletave dhe mjetet e transportit
- Mundësi e shkëlqyer investimi për të gjithë ata që duan ta ofrojnë atë në Airbnb/Booking
- Afër fushave sportive publike të basketbollit, volejbollit, futbollit dhe tenisit
- Distancat:
- 2 minuta nga plazhi
- 10 minuta nga qendra e qytetit
- 15 minuta nga zona historike
- 20 minuta nga plazhet e Radhimës dhe Orikumit
- 25 minuta nga Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës
"Çmimi i shitjes së apartamentit do të paguhet në Lekë (ALL), monedha vendase. Çmimi i publikuar në euro do të ndryshojë në varësi të kursit të këmbimit në fuqi."
(ÇMIMI - 76.995.000 ALL)
Shënim i rëndësishëm - Kompania jonë Albania Property Group ofron shërbime shtesë si Menaxhim Pronash dhe Dizajn të Brendshëm (Mobilim apartamenti)
Plani
Planet zyrtare të kësaj prone. Klikoni për t’i zmadhuar.
Vlore
Vendndodhje e përafërt — brenda një rrezeje 200 m.