Albania Property Group
Shtepi Ne Shitje Shqiperi Vlore Vile

Vilë Luksoze Me Pishinë Në Shitje Në Radhimë, Vlorë - Investim Strategjik Në Rivierën Shqiptare

Vilë Në Shitje Në Vlorë Shqipëri, Rr.Radhime

€ 599,822

çmimi i kërkuar

/ 9
Dhoma gjumi
3
Banjo
2
Sipërfaqe
266
Tipi
Vile
Rreth kësaj prone

Një vështrim më i afërt

Vilë Në Ndërtim Në Shitje Në Radhimë, Vlorë Me Pishinë Private, Verandë Private, Pak Hapa Larg Nga Deti Jon. Kjo vilë luksoze në Radhimë, Vlorë është më shumë se sa thjesht një shtëpi—është një mundësi e rrallë investimi në një nga destinacionet më ekskluzive dhe më të kërkuara në Rivierën Shqiptare. Pronat te këtij kalibri po bëhen gjithnjë e më të rralla në rajonin e Mesdheut. Kombinohet në një harmoni të përsosur vendndodhja e saj ideale pranë detit Jon dhe ne te njejten kohe eshte vetëm pak minuta larg destinacioneve të tjera të Rivierës, dizajni luksoz dhe potenciali i jashtëzakonshëm per investim. Radhima Hills Villa ofron gjithçka që blerësit e sotëm po kërkojnë. Ajo ofron një pishinë private, verandë të madhe, arkitekturë moderne dhe ambiente jetese bashkëkohore. Shfrytëzoni rastin dhe bëjeni tuajën, blini vetëm një pronë me mundësi të pakufizuara fitimi! 

 

Vilë Buzë Detit Në Shitje Në Radhimë Vlorë - Prona Në Shitje Në Rivierën Shqiptare 

  • Karakteristikat kryesore të pronës:
    • Sipërfaqja totale - 266,154 m²
    • Sipërfaqja e vilës - 136,304 m²
    • Sipërfaqja e ballkonit - 8,01 m²
    • Sipërfaqja totale e vilës - 144,314 m²
    • Sipërfaqja e verandës - 10,96 m²
    • Pishina - 15,3 m²
    • Sipërfaqja e gjelbëruar e vilës - 110,88 m²
    • Kati nëntokësor - Garazh ose magazinë
    • Kati i parë - Dhomë ndenje dhe kuzhinë + një tualet
    • Kati i dytë - Tre dhoma gjumi + një tualet
    • Një projekt unik dhe elitar rezidencial që ofron një investim të sigurt, potencial, stil jetese luksoz, privatësi, qetësi dhe pozicion strategjik
    • Arkitekturë moderne me materiale të cilësisë së lartë për një jetesë komode
    • Ndërtimi është planifikuar të përfundojë deri në vitin 2029
    • Mundësi pagese me këste
  • Detajet e zonës përreth:
    • Zonë e organizuar mirë, e qetë, tërheqëse dhe familjare-miqësore 
    • E rrethuar me të gjitha facilitetet thelbësore si bare, restorante, furra buke dhe markete
    • Pranë rrugës kryesore duke siguruar aksesueshmeri teper të lehtë për këmbësorët dhe mjetet e transportit
    • Një nga zonat më të kërkuara dhe të preferuara nga banorët vendas dhe investitorët e huaj për të jetuar, investuar dhe për pushime verore
    • Një mundësi e sigurt investimi për të gjithë ata që duan ta ofrojnë atë me Airbnb/Booking
  • Distancat:
    • Vetëm pak sekonda larg nga plazhi
    • 5 minuta nga porti i jahteve që tërheq marinarë dhe turistë per gjatë gjithë verës
    • 20 minuta nga qendra e qytetit të Vlorës
    • 15 minuta nga Parku Kombëtar i Llogarasë
    • 20 minuta nga Dhërmiu
    • 35 minuta nga Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës
    • 1 orë nga Himara
    • 2 orë nga Saranda dhe Ksamil


Shënim i rëndësishëm - Kompania jonë Albania Property Group ofron shërbime shtesë si Menaxhim Pronash dhe Dizajn të Brendshëm (Mobilim apartamenti)

Planet e kateve

Plani

Planet zyrtare të kësaj prone. Klikoni për t’i zmadhuar.

Vendndodhja

Vlore

Vendndodhje e përafërt — brenda një rrezeje 200 m.

Mund t’ju pëlqejë edhe

Afër & të ngjashme

Na kontaktoni