Albania Property Group
Shtepi Ne Shitje Shqiperi Vlore Apartament

Shtëpi Në Shitje Në Vlorë Shqipëri

Shtëpi Në Shitje Në Vlorë, Rr.Dervish Ali Dukati

€ 150,000

çmimi i kërkuar

/ 13
Dhoma gjumi
2
Banjo
1
Sipërfaqe
110
Tipi
Apartament
Rreth kësaj prone

Një vështrim më i afërt

Apartament 2+1 Në Shitje Në Vlorë, Riviera Shqiptare. Jeni lodhur duke jetuar në zonat periferike të qytetit, larg faciliteteve kryesore urbane, përdorimit të pashmangshëm të makinës dhe distancave të gjata? Hidhini një sy kësaj mundësie të shkëlqyer. I pozicionuar në mënyrë perfekte, në një distancë të shkurtër në këmbë nga qendra e qytetit dhe zona e Lungomares. Një lagje shumë e kërkuar, e organizuar mirë dhe familjare-miqësore, e rrethuar me të gjitha shërbimet thelbësore. Ofron një jetesë bashkëkohore dhe potencial të fortë investimi - pavarësisht nëse dëshironi ta jepni me qera afatgjatë ose ta rishisni më vonë! 

 

Apartament Në Shitje Në Qytetin E Vlorës, Shqipëri

  • Karakteristikat kryesore të apartamentit:
    • Sipërfaqja totale - 110 m²
    • Dhomë ndenje dhe kuzhinë
    • Dy dhoma gjumi
    • Një tualet
    • Dy ballkone
    • I ndriçuar per gjatë gjithë ditës, i bollshëm dhe me një planimetri të menduar mirë për të maksimizuar hapësirën dhe funksionalitetin
    • Ndodhet në katin e 8-të
    • 10 kate në rezidencë
    • Ashensor në ndërtesë
    • Ndërtime të cilësisë së lartë për një jetesë komode
    • Certifikatë pronësie
    • Hapësirë parkimi rreth ndërtesës
    • Orientimi - Veri
    • Çmim i negociueshëm
  • Detajet e zonës përreth:
    • Afër bareve, restoranteve, furrave të bukës, marketeve, shkollave, dyqaneve të ndryshme dhe stacionit të transportit publik - të gjitha në nje distancë të shkurtër në këmbë
    • Lehtësisht i aksesueshëm për këmbësorët, përdoruesit e biçikletave dhe mjetet e transportit
    • Lagje e organizuar mirë, e qetë, familjare-miqësore dhe strategjike
    • Një nga zonat më të preferuara nga banorët vendas dhe të huajt për të jetuar
    • Një mundësi e shkëlqyer për të gjithë ata që duan ta përdorin për qera afatgjatë ose Airbnb/Booking
  • Distancat:
    • 3 minuta nga qendra e qytetit
    • 4 minuta nga zona e Lungomares
    • 4 minuta nga zona e plazhit të vjetër
    • 10 minuta nga zona historike
    • 20 minuta nga Radhima dhe Orikumi
    • 25 minuta nga Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës


Shënim i rëndësishëm - Kompania jonë Albania Property Group ofron shërbime shtesë si Menaxhim Pronash dhe Dizajn të Brendshëm (Mobilim apartamenti)

Vendndodhja

Vlore

Vendndodhje e përafërt — brenda një rrezeje 200 m.

Mund t’ju pëlqejë edhe

Afër & të ngjashme

Na kontaktoni