A closer look
Apartament Për Investim Në Vlorë, Riviera Shqiptare. Po kërkoni një pronë për investim me potencial të lartë të ardhurash nga qeraja, veçanërisht për Airbnb/Booking?! Shfrytëzojeni rastin dhe bëjeni tuajin, është një zgjedhje ideale si për apartament pushimesh po ashtu edhe për jetesë të përherëshme. Ofron pamje mahnitëse të detit Jon dhe qytetit të Vlorës, si dhe një atmosferë të ngrohtë dhe mikpritëse familjare. Ndodhet në një nga zonat më të kërkuara dhe elitare të Vlorës, në zonën e Ujit të Ftohtë. Vetëm pak minuta larg plazhit dhe Lungomare 2, gjithashtu eshte i rrethuar nga të gjitha facilitetet e nevojshme. Vendi perfekt për ata që kërkojnë qetësi, komoditet, privatësi dhe aksesueshmëri.
Apartament 2+1 Në Shitje Në Vlorë, Në Jug Të Shqipërisë
- Detajet e apartamentit:
- Sipërfaqja totale - 85 m²
- Hapësirat e përbashkëta - 11 m²
- Sipërfaqja e apartamentit - 74 m²
- Dhomë ndenje dhe kuzhinë
- Dy dhoma gjumi
- Një banjo
- Një ballkon i madh me pamje nga deti
- Totalisht i mobiluar (Mobiljet përfshihen në çmimin e shitjes)
- Ndodhet në katin e 4-t
- 7 kate në rezidencë
- Ashensor në ndërtesë
- I ndritshëm, i bollshëm, në gjendje të shkëlqyer dhe gati për te banuar
- Ndërtime me cilësi të lartë për një jetesë komode
- Certifikatë pronësie
- Hapësirë parkimi rreth ndërtesës
- Detajet e zonës përreth:
- Një nga zonat më të frekuentuara dhe të preferuara nga turistët vendas dhe të huaj për banim dhe për shetitje të shkurtra
- Lagje e mirëorganizuar, panoramike, e qetë dhe familjare-miqësore
- Afër bareve, restoranteve, hoteleve, furrave të bukës, marketeve dhe stacionit të autobuzit te transportit publik - të gjitha në nje distancë të shkurtër në këmbë
- Lehtësisht i aksesueshëm për këmbësorët, përdoruesit e biçikletave dhe mjetet e transportit
- Mundësi e shkëlqyer investimi për të gjithë ata që duan ta ofrojnë me Airbnb/Booking
- Afër fushave sportive publike të basketbollit, volejbollit, futbollit dhe tenisit
- Distancat:
- 3 minuta nga plazhi
- 10 minuta nga qendra e qytetit
- 15 minuta nga zona historike
- 20 minuta nga plazhet e Radhimës dhe Orikumit
- 25 minuta nga Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës
Shënim i rëndësishëm - Kompania jonë Albania Property Group ofron shërbime shtesë si Menaxhim Pronash dhe Dizajn të Brendshëm (Mobilim Apartamenti)
Vlore
Approximate location — shown within a 200 m radius.