Një vështrim më i afërt
Apartamente Në Shitje Në Shqipëri - Apartament Luksoz Në Radhimë, Vlorë. Bëjeni çdo ditë të jashtëzakonshme duke u bërë pjesë e Marea Coast Residence në Radhimë. Zgjohuni me pamje panoramike të detit Jon dhe shijoni flladin freskues të natyrës mesdhetare. I vendosur vetëm pak hapa larg plazhit, në mes të gjelbërimit, rezidenca siguron qetësi dhe privatësi, ndërkohë që mbetet pranë të gjitha shërbimeve thelbësore dhe lehtësisht e aksesueshme nga destinacionet e tjera të njohura të Rivierës. Perfekt për të gjithë ata që janë lodhur nga zhurma e vazhdueshme, ajri i ndotur, distancat e gjata dhe jeta stresuese. Një zgjedhje ideale për një shtëpi pushimi, një rezidencë për banim gjatë gjithë vitit dhe një mundësi e shkëlqyer investimi me potencial të lartë të ardhurash nga qeraja për përdorim në Airbnb/Booking!
Apartament Pranë Detit Jon Në Shitje Në Radhimë Vlorë, Shqipëri - Investim I Shkëlqyer Me ROI Të Lartë
- Karakteristikat kryesore të apartamentit:
- Sipërfaqja totale - 72,87 m²
- Hapësirat e përbashkëta - 6,61 m²
- Sipërfaqja e apartamentit - 50,8 m²
- Sipërfaqja e tarracës - 15,46 m²
- Dhomë ndenje dhe kuzhinë
- Dy dhoma gjumi
- Një tualet
- Një tarracë e madhe për të shijuar kohën me familjen dhe miqtë tuaj
- I vendosur në katin e 3-të
- 6 kate në rezidencë
- Ashensor në ndërtesë
- Një projekt unik dhe elitar që ofron një investim të sigurt, potencial, stil jetese elitar dhe pozicion strategjik
- Brenda Marea Coast do të gjeni: shesh qendror, pishina, kopsht botanik, kënd lojërash për fëmijë & palestër në natyrë, hotel, qendër spa & wellness, kafene & restorant dhe dyqane të ndryshme
- Arkitekturë moderne me ndërtime të cilësisë së lartë për një jetesë komode - Fasadë me ventilim, sistem kapot, dritare me xham të dyfishtë, izolim termik dhe akustik
- Rezidenca do të përfundojë deri në fund të vitit 2029
- Vendparkim nëntokësor i disponueshëm për një çmim shtesë (25.000€)
- Apartamenti do të shitet me pllakat e shtruara/parket, dyert e brendshme dhe tualetin të përfunduar - sipas standardeve të ndertuesit
- Mundësi pagese me këste:
- Kësti i 1-rë - 35% (kur nënshkruani kontratën)
- Kësti i 2-të dhe i 3-të, secili nga 30% gjatë fazave të ndryshme të ndërtimit
- Kësti i 4-të - 5% (kur merrni çelësat)
- Çmimet treguese:
- Studio – duke filluar nga 99.000 €
- 1 dhomë gjumi – duke filluar nga 140.000 €
- 2 dhoma gjumi – duke filluar nga 190.000 €
- Detajet e zonës përreth:
- Zonë e organizuar mirë, e qetë, e bukur dhe miqësore për familjet
- E rrethuar me të gjitha facilitetet thelbësore si bare, restorante, furra buke dhe markete
- Pranë rrugës kryesore dhe lungomare 3, duke siguruar akses teper të lehtë për këmbësorët, përdoruesit e biçikletave dhe mjetet e transportit
- Një nga zonat më të kërkuara dhe të preferuara nga banorët vendas dhe investitorët e huaj për banim, investim dhe për pushime verore
- Një mundësi e sigurt investimi për të gjithë ata që duan ta ofrojnë me Airbnb/Booking
- Distancat:
- Vetëm pak sekonda larg plazhit
- 5 minuta nga porti i jahteve që tërheq marinarë dhe turistë gjatë gjithë verës
- 20 minuta nga qendra e qytetit të Vlorës
- 15 minuta nga Parku Kombëtar i Llogarasë
- 20 minuta nga Dhërmiu
- 35 minuta nga Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës
Shënim i rëndësishëm - Kompania jonë Albania Property Group ofron shërbime shtesë si Menaxhim Prone dhe Dizajn të Brendshëm (Mobilim Apartamenti)
Plani
Planet zyrtare të kësaj prone. Klikoni për t’i zmadhuar.
Radhime
Vendndodhje e përafërt — brenda një rrezeje 200 m.