Albania Property Group
Shtepi Ne Shitje Shqiperi Vlore Shtepi

Shtëpi Në Shitje Në Lungomare Vlorë, Shqipëri

Shtëpi Në Shitje Në Lungomare Vlorë, Rr. Francesko Krispi

€ 280,000

çmimi i kërkuar

/ 20
Dhoma gjumi
3
Banjo
2
Sipërfaqe
217
Tipi
Shtepi
Rreth kësaj prone

Një vështrim më i afërt

Shtëpi Private Në shitje Në Lungomare Vlorë, Riviera Shqiptare. Lungomare është zona juaj e preferuar në Vlorë dhe ajo që frekuentoni më shumë? Ajo pjesë e qytetit ku ëndërroni të jetoni, por thjesht nuk ju pëlqejnë apartamentet e vogla dhe keni kohë që kërkoni një shtëpi private? Ja ku është një mundësi e shkëlqyer. E vendosur në vijën e tretë të ndërtimeve, vetëm pak hapa larg plazhit dhe në një distancë të shkurtër në këmbë nga gjithçka që ju nevojitet për jetesë gjithë vjetore. Me dy kate, kopsht privat dhe në gjendje të mirë, nuk kërkon shumë investime. Për më tepër, është një pronë e shkëlqyer për investim me potencial të lartë për përdorim në Airbnb/Booking. Nxitoni dhe bëjeni tuajën! 

 

Pronë Për Investim Në Shitje Në Vlorë, Në Jug Të Shqipërisë - Pranë Detit Adriatik

  • Detajet kryesore të pronës:
    • Sipërfaqe toke - 217 m²
    • Sipërfaqe ndërtimi - 134 m²
    • Dhomë ndenje
    • Kuzhinë e veçuar
    • Tre dhoma gjumi
    • Dy tualete
    • Dy ballkone
    • Oborr privat i rrethuar, i mbjellë me pemë dhe lule
    • Plotësisht e mobiluar
    • E bollshme, me dritë, në gjendje të mirë dhe komode
    • Çertifikatë pronësie
    • Ofron privatësi, qetësi bregdetare, hapësirë dhe potencial të lartë
    • Vend parkimi privat
  • Detajet e zonës përreth:
    • Afër bareve, restoranteve, furrave të bukës, marketeve, shkollave, dyqaneve të ndryshme dhe stacionit të transportit publik - të gjitha në nje distancë të shkurtër në këmbë
    • Ngjitur me rrugën kryesore, lehtësisht e aksesueshme për këmbësorët, përdoruesit e biçikletave dhe mjetet e transportit
    • Lagje shumë mire e organizuar, e bukur, e qetë, miqësore për familjet dhe elitare
    • Një nga zonat më të preferuara nga banorët vendas dhe të huajt për të jetuar dhe investuar
    • Një mundësi e shkëlqyer për të gjithë ata që duan ta përdorin për Airbnb/Booking si dhe për qera afatgjata
  • Distancat:
    • Pranë detit Adriatik
    • 5 minuta nga qendra e qytetit
    • 15 minuta nga zona historike
    • 20 minuta nga plazhet e Radhimës dhe Orikumit
    • 25 minuta nga Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës

Shënim i rëndësishëm - Kompania jonë Albania Property Group ofron shërbime shtesë si Menaxhim Pronash dhe Dizajn të Brendshëm (Mobilim apartamenti)

 

Vendndodhja

Vlore

Vendndodhje e përafërt — brenda një rrezeje 200 m.

Mund t’ju pëlqejë edhe

Afër & të ngjashme

Na kontaktoni