Vilë Me Dy Kate Për Shitje Në Dhërmi, Rajoni I Vlorës, Në Jug Të Shqipërisë. Ndodhet në një nga zonat më të bukura dhe më të lakmuara të Rivierës Shqiptare, në Dhërmi (Dhrymades). Një fshat bregdetar mahnitës, i vendosur midis Vlorës dhe Sarandës. I njohur për ujin e tij kristalor, plazhet me guralecë të bardhë dhe sfondin mahnitës malor. Nëse jeni duke kërkuar relaks në natyrë, aventurë apo eksplorim kulturor, këtu do t'i gjeni të gjitha. Vetëm pak hapa larg plazhit, kjo vilë komode ofron një mundësi të shkëlqyer investimi me potencial të lartë për të ardhura nga qeraja. Bëjeni tuajën!
Apartament Modern Per Shitje Ne Dhermi, Qarku Vlore, Riviera Shqiptare. Ndodhet i pozicionuar perfekt, ne nje nga zonat me panoramike dhe te deshirueshme te Shqiperise Jugore. Mes gjelbërimit karakteristik të zonës dhe nuancave të blusë së ujit të kristaltë të detit Jon. Pranë çdo shërbimi të nevojshëm dhe në një distancë të shkurtër nga plazhi. E përkryer për të gjithë ata që kërkojnë privatësi dhe qetësi. Shfrytëzojeni mundësinë dhe bëjeni tuajin, ofron një mundësi të shkëlqyer investimi!
Apartament Me Pamje Nga Deti Per Shitje Ne Green Coast Village. Ky projekt ndodhet ne Rivieren Shqiptare, ne plazhin e Pallases, pjese e rrethit te Himares. Apartamentet kane nje distance prej 400 - 600 m nga plazhi. Jane shume te bollshme dhe plot ndriçim natyral. Mundesi e madhe investimi duke marre parasysh pozicionin e mahnitshem midis ujerave te kristalta dhe maleve ne anen e pasme.
Apartament me nje dhome gjumi me qera ne Dhermi. Totalisht i mobiluar per te plotesuar te gjitha nevojat tuaja gjate qendrimit. Vetem 100 metra larg nga plazhi, me ne afersi bare dhe restorante te ndryshme.
Apartamente pushimi ne Dhermi. Zona me prestigjoze e bregdetit shqiptar, Dhermi. Pamje te mrekullueshme te plazhit te Dhermiut.
Apartament Luksoz Në Shitje Në Palasë Dhërmi, Vlorë Shqipëri. A po kërkoni per një investim ideal në zemër të Rivierës Shqiptare? Kjo pronë përfaqëson një mundësi të shkëlqyer për investitorët dhe sipërmarrësit. E vendosur në kodrat e Palasës, pjesë e Dhërmiut. Kombinim perfekt i bukurisë natyrore, vendndodhjes strategjike, potencialit të pakrahasueshëm të zhvillimit, qetësisë dhe zonës së favorshme per biznes për përdorime Airbnb/Booking. E pozicionuar në shpatin e kodrës me pamje nga deti Jon, ofron një pamje mahnitëse. Nxitoni dhe bëjeni tuajen!