Apartament Me Dy Dhoma Gjumi Me Qera Në Vlorë, Në Jug Të Shqipërisë. I vendosur në një nga zonat më të kërkuara dhe të bukura të Vlorës. Në rreshtin e tretë të ndërtesave në lungomare, pjesë e një vile dykatëshe. I rrethuar me të gjitha shërbimet e nevojshme, vetëm një hap larg derës suaj. Vetëm 2 minuta në këmbë nga plazhi dhe në një distancë të shkurtër nga qendra e qytetit.
Dupleks Me Dy Dhoma Gjumi Për Shitje Në Radhime Vlorë, Riviera Shqiptare. Të lodhur duke shpenzuar në shifra të larta për të qëndruar në hotele për pushimet tuaja verore? Tani është koha ideale për të investuar në apartamentin tuaj të pushimit në bregdet! Ky dupleks mahnitës buzë detit ndodhet në Radhime, në zemër të vijës bregdetare të Vlorës, vetëm pak hapa larg lungomare 3 dhe afër të gjitha shërbimeve kryesore. I vendosur brenda një kompleksi të ri rezidencial, prona ofron facilitete luksoze duke përfshirë një pishinë, aksesin në plazh privat dhe një jetesë të sigurt dhe moderne. Në një distancë të shkurtër nga Vlora dhe destinacionet kryesore të Rivierës Shqiptare, gjë që e bënë atë një mundësi të shkëlqyer investimi për të gjithë ata që duan të fitojnë nga të ardhurat nga qeraja. Perfekt për ta përdorur me Booking/Airbnb!
Pronë Për Shitje Në Orikum Vlorë, Shqipëri. Zbuloni një mundësi të jashtëzakonshme në një nga zonat më të kërkuara të Vlorës, në Orikum. Një qytet i vogël bregdetar që balancon në mënyrë të përkryer qetësinë periferike me aksesin urban. Me një pozicion strategjik gjeografik pranë qytetit të Vlorës dhe destinacioneve të tjera kryesore të Rivierës Shqiptare. Vetëm 5 minuta me makinë nga plazhi dhe i rrethuar nga gjelbërim natyror që ofron një atmosferë të qetësie. Bëjeni tuajin, është një mundësi e shkëlqyer investimi!
Tokë E Ndërtueshme Për Shitje Në Orikum Vlorë, Në Jug Të Shqipërisë. Zbuloni një mundësi të rrallë për të investuar në një truall toke me një pozicion strategjik. Epozicionuar pak mbi rrugën kryesore të Orikumit, pak minuta nga Baypass i ri i Vlorës, duke lehtesuar mbrritjen ne të gjithë vijën bregdetare jugore. E vendosur pranë maleve dhe vetëm pak metra larg plazhit, duke kombinuar bukurinë bregdetare dhe atë natyrore për një përvojë unike jetese ose turistike. Shfrytëzoni rastin dhe bëjeni tuajin, është një pronë fitimprurëse investimi në një nga rajonet me rritjen më të shpejtë të Shqipërisë.
Pronë Për Shitje Në Radhime Vlorë, Riviera Shqiptare. Vendndodhje perfekte, afër plazhit dhe pranë rrugës. Në një kodër të vogël, e rrethuar nga gjelbërimi që duket si një ballkon natyror me një pamje mbresëlënëse të gjirit të Vlorës. Radhima është një nga zonat më të preferuara dhe të frekuentuara nga turistët dhe banorët gjatë sezonit të verës për shkak të pozicionit të saj gjeografik, ujit kristal të detit Jon dhe afërsisë me qytetin e Vlorës. Gjithashtu është ajo pjesë e qytetit, ku po bëhen shumë investime si në sektorin publik, po ashtu dhe në atë privat. Bëjeni tuajin për një çmim të pakrahasueshëm!
Apartament Me Dy Dhoma Gjumi Për Shitje nNë Lungomare Vlore, Riviera Shqiptare. Një mundësi unike pranë detit, ideale për nje stil jetese luksoze ose investim elitar. Me një vendndodhje kryesore, në vijën e parë të pallateve në lungomare. Zona më e kërkuar, tërheqëse dhe e gjallëruar e Vlorës. Pranë plazhit dhe afër qendrës së qytetit. Në nje distancë të shkurtër në këmbë me të gjitha shërbimet e nevojshme. Vend i përsosur për të blerë shtëpinë e ëndrrave tuaja dhe nje mundësi e shkëlqyer investimi, qe mundeson të ardhura të larta nga qeraja!
Apartament Pushimi Me Qera Ditore Në Vlorë, Shqipëri. I vendosur në Bulevardin Ismail Qemali, pranë çdo shërbimi që mund t'ju nevojitet, si bare, restorante, markete dhe dyqane. Ofron pamje nga malet, stadiumi Flamurtari dhe rruga kryesore. Kapaciteti i akomodimit është deri në 5 persona, ideal për familjet ose grupet shoqërore që kërkojnë një apartament pushimi në qytetin bregdetar të Vlorës.
Vende Parkimi Me Qera Në Lungomare Vlore, Në Jug Të Shqipërisë. E vendosur në një pozicion perfekt në një nga zonat më tërheqëse, të kërkuara dhe të frekuentuara të qytetit, në zonën e lungomares. Në një ndërtesë të re, përballë plazhit dhe e rrethuar nga shumë bare, restorante, hotele dhe dyqane, por me pak vende parkimi publik. Në një distancë të shkurtër nga qendra e qytetit. Nëse jeni banor i kësaj lagjeje dhe jeni të lodhur duke kërkuar vende parkimi sa herë që përdorni makinën tuaj, bëjeni tuajin, është një mundësi e shkëlqyer!
Apartament Me Nje Dhome Gjumi Me Qera Ditore Ne Vlore, Shqiperi. I vendosur në mënyrë perfekte pranë fillimit të shëtitores ikonike Lungomare, ky apartament i mobiluar plotësisht ndodhet vetëm pak hapa larg furrave të bukës, tregjeve, kafeneve, dyqaneve dhe të gjitha shërbimeve thelbësore. I projektuar për rehati, paqe dhe privatësi, është vendi ideal për udhëtarët që kërkojnë të relaksohen pranë detit. Rezervoni tani dhe krijoni kujtimet më të mira këtë verë në Vlorë!