Shtëpi në shitje në Vlorë, Riviera Shqiptare. Nëse jeni duke kërkuar të jetoni vetëm pak sekonda larg qendrës së qytetit, duke shijuar qetësinë e detit, privatësinë tuaj dhe ajrin e pastër të natyrës, kjo shtëpi private është zgjedhja perfekte! E vendosur në një nga zonat më të kërkuara dhe të preferuara të Vlorës, pikërisht tek Plazhi i Vjetër. E rrethuar me të gjitha shërbimet thelbësore për një jetesë komode. Pranë shëtitores më të re, detit Adriatik dhe me lidhje të shkëlqyera me pikat e tjera qendrore të qytetit. Gjithashtu ofron një mundësi të shkëlqyer investimi me potencial të lartë për të ardhura nga qiraja, veçanërisht për platformat Airbnb/Booking. Pronat e këtij kalibri janë shumë të kërkuara, por të rralla për t'u gjetur. Shfrytëzojeni rastin dhe bëjeni tuajën për një çmim të pakrahasueshëm!
Apartament me dy dhoma gjumi në shitje në Lungomare, Vlorë, Shqipëri. Ky apartament ekskluziv me një vendndodhje kryesore përgjatë Lungomares në Vlorë dhe vetëm pak sekonda larg qendrës së qytetit, është një mundësi e jashtëzakonshme si për banim ashtu edhe për investim. Pranë plazhit të Adriatikut, afër të gjitha pikave kyçe të qytetit dhe në distancë të shkurtër në këmbë me të gjitha facilitetet e nevojshme për një jetesë komode. Ai ofron qetësi bregdetare, komoditet, aksesueshmëri, një stil jetese modern dhe është pjesë e një komuniteti miqësor për familjet. Nxitoni ta bëni tuajin, nuk ka dyshim që do t'ju sjellë fitime të menjëhershme nëse e përdorni me platformat Airbnb/Booking, e jepni me qira afatgjatë ose thjesht vendosni ta rishisni më vonë!
Hotel në Shitje në Sarandë, Rajoni i Vlorës, në Jug të Shqipërisë. Kjo është një mundësi e rrallë për të blerë një hotel të konsoliduar në zonën bregdetare më ekskluzive të rajonit të Vlorës, në qytetin më të bukur të Rivierës Shqiptare. Saranda është një qytet bregdetar i njohur gjerësisht për bukurinë e tij të padiskutueshme, qetësinë dhe pozicionin strategjik. Jo vetëm pranë destinacioneve të tjera kryesore të Rivierës sonë, por edhe në distanca të shkurtra nga pikat mesdhetare. Gjithashtu është një nga vendet më të kërkuara dhe të frekuentuara nga turistët vendas dhe të huaj. Shfrytëzoni rastin dhe bëjeni tuajin, ky hotel ofron një mundësi të shkëlqyer investimi me potencial të lartë. Është gati për operim të menjëhershëm, me një bazë klientësh ekzistuese, gjithashtu ka një vendndodhje qendrore urbane me afërsi të padiskutueshme me detin Jon. Kjo e vendos atë në një kategori që pak prona mund ta barazojnë!