Tani ofrojmë edhe prona në Kosovë. Shfletoni pronat në Kosovë
Albania Property Group
Shtepi Ne Shitje Shqiperi Vlore Apartament

Apartament Për Investim Në Orikum Vlorë, Shqipëri

Rruga Orikum, Vlorë 9426

€ 200,163

çmimi i kërkuar

/ 11
Dhoma gjumi
1
Banjo
1
Sipërfaqe
74
Tipi
Apartament
Rreth kësaj prone

Një vështrim më i afërt

Apartament 1+1 Në Shitje Në Orikum Vlorë, Riviera Shqiptare. Po kërkoni një pronë për investim me potencial të lartë për të ardhura nga qeraja, veçanërisht për Airbnb/Booking?! Shfrytëzoni mundësinë dhe bëjeni tuajën, me një çmim të pabesueshëm! Ndodhet në një nga zonat më të kërkuara, të qeta dhe strategjike të Vlorës, në qytetin e Orikumit. Vetëm pak sekonda larg plazhit dhe lungomare 3. Gjithashtu i rrethuar nga të gjitha facilitetet e nevojshme. Rezidencë luksoze mes gjelbërimit, ideale për dashamirësit e natyrës dhe turistet që pëlqejnë të vizitojnë qytetet moderne bregdetare. Pa dyshim, do t'ju sjellë fitime të menjëhershme dhe teper të larta!

Apartament Luksoz Në Shitje Në Orikum Vlorë, Në Jug Të Shqipërisë - Pranë Plazhit

  • Karakteristikat kryesore të apartamentit:
  • Sipërfaqja totale - 73,66 m²
  • Sipërfaqja e përbashkët - 11,76 m²
  • Sipërfaqja e ballkonit - 7,62 m²
  • Sipërfaqja e apartamentit - 54,28 m²
  • Dhomë ndenje dhe kuzhinë
  • Një dhomë gjumi
  • Një tualet
  • Një ballkon i madh
  • Ndodhet në katin e 4-t
  • 6 kate në rezidencë
  • Ashensor në ndërtesë
  • Një projekt unik dhe elitar që ofron një investim të sigurt, potencial, stil jetese luksoz, qetësi bregdetare dhe pozicion strategjik
  • Rezidenca do të përfundojë deri në vitin 2029
  • Arkitekturë moderne me ndërtime të cilësisë premium
  • Vendparkim nëntokësor i disponueshëm për një çmim shtesë (25.000 €)
  • Apartamenti do të shitet me pllaka dyshemeje/parket të shtruara, dyer të brendshme dhe tualet të përfunduar - sipas standardeve të ndertuesit
  • The Verdant Residence ofron - pishinë të jashtme & zona relaksi, kompleks multifunksional me hotel brenda, hapësira rekreative dhe shërbime të dedikuara per banoret, si dhe menaxhim profesional per gjatë gjithë vitit
  • Mënyra e pagesës:
  • Kësti i parë - 40% (në momentin e nënshkrimit të kontratës)
  • Këstet e tjera gjatë fazave të ndryshme të ndërtimit
  • Detajet e zonës përreth:
  • Qytet i organizuar mirë, i qetë, i bukur dhe miqësor për familjet
  • I rrethuar me të gjitha facilitetet thelbësore si bare, restorante, furra buke dhe markete
  • Pranë rrugës kryesore duke siguruar aksesueshmeri teper të lehtë për këmbësorët dhe mjetet e transportit
  • Një nga zonat më të kërkuara dhe të preferuara nga banorët vendas dhe investitorët e huaj për të jetuar, investuar dhe për pushimet verore
  • Një mundësi e sigurt investimi për të gjithë ata që duan ta ofrojnë atë me Airbnb/Booking
  • Distancat:
  • Përballë portit të jahteve që tërheq marinarë dhe turistë per gjatë gjithë vitit
  • Pranë detit Jon dhe lungomare 3
  • 15 minuta nga qyteti i Vlorës
  • 40 minuta nga Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës
  • 1 orë nga Himara
  • 2 orë nga Saranda dhe Ksamil

"Çmimi i shitjes së apartamentit do të paguhet në Lekë (ALL), monedha vendase. Çmimi i publikuar në euro do të ndryshojë në varësi të kursit të këmbimit në fuqi."

(ÇMIMI - 18.415.000 ALL)


Shënim i rëndësishëm - Kompania jonë Albania Property Group ofron shërbime shtesë si Menaxhim Pronash dhe Dizajn të Brendshëm (Mobilim Apartamenti)

Planet e kateve

Plani

Planet zyrtare të kësaj prone. Klikoni për t’i zmadhuar.

Vendndodhja

Vlore

Vendndodhje e përafërt — brenda një rrezeje 200 m.

Mund t’ju pëlqejë edhe

Afër & të ngjashme

Na kontaktoni