Apartament Në Shitje Pranë Qendrës Së Qytetit Në Vlorë, Shqipëri


Shtëpi Në Shitje Në Vlorë Shqipëri. Një mundësi e shkëlqyer për të bërë tuajin një apartament luksoz me një çmim të pabesueshëm, në një nga qytetet me rritjen më të shpejtë në Shqipëri dhe më të frekuentuar nga turistët vendas dhe ndërkombëtarë! E vendosur në një nga zonat strategjike, me te kërkuarat dhe më të preferuara të Vlorës. Vetëm 2 minuta larg qendrës së qytetit, zonës se lungomares dhe plazhit me rërë. E rrethuar me të gjitha shërbimet e nevojshme, vetëm një hap larg derës suaj. Ofron komoditet, aksesueshmeri, qetësi, privatësi dhe siguri. Është një mundësi që nuk duhet humbur pavarësisht nëse jeni duke kërkuar për një shtëpi pushimi apo një potencial të jashtëzakonshëm investimi për ta përdorur me Airbnb/Booking. 

 

Apartament Modern Në Shitje Në Vlorë, Riviera Shqiptare

  • Karakteristikat kryesore të apartamentit:
    • Sipërfaqja totale - 78 m²
    • Hapësira të përbashkëta - 12 m²
    • Sipërfaqja e apartamentit - 66 m²
    • Dhomë ndenjeje dhe kuzhinë
    • Një dhomë gjumi
    • Një banjo
    • Një ballkon i madh
    • I ndritshëm, i bollshëm dhe në gjendje të shkëlqyer
    • Ka një planimetri të menduar mirë për të maksimizuar hapësirën dhe funksionalitetin
    • Gati për t'u arreduar dhe kompletuar sipas dëshirës tuaj
    • I vendosur në katin e 9-të
    • 10 kate në rezidencë
    • Ashensor në ndërtesë
    • Ndërtime me cilësi të lartë për një jetesë komode
    • Certifikatë pronësie
    • Orientimi - veriperëndim
    • Çmim i negociueshëm
    • Vende parkimi rreth ndërtesës
  • Detajet e zonës së përreth:
    • Bare, restorante, furrë buke,markete, shkolla, dyqane të ndryshme dhe stacion autobuzi transporti publik afër - të gjitha në një distancë të shkurtër në këmbë
    • Lehtësisht i aksesueshem për këmbësorët, përdoruesit e biçikletave dhe mjetet e transportit
    • Lagje e organizuar mirë, e qetë, familjare-miqësore dhe strategjike
    • Një nga zonat më të preferuara nga banorët vendas dhe të huajt për të jetuar dhe investuar
    • Një mundësi e shkëlqyer për të gjithë ata që duan ta përdorin atë me Airbnb/Booking si dhe për qera afatgjatë
  • Distancat:
    • Pranë stadiumit Flamurtari, Universitetit të Vlorës dhe portit kryesor të qytetit
    • 1 minutë nga bulevardi kryesor
    • 2 minuta nga qendra e qytetit
    • 3 minuta nga plazhi me rërë dhe lungomarja
    • 5 minuta nga zona e plazhit të vjetër
    • 10 minuta nga zona historike
    • 20 minuta nga Radhima dhe Orikumi
    • 25 minuta nga Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës





Similar Listings