Apartament Luksoz Ne Shitje Ne Palase Dhermi, Vlore Shqiperi


Apartament Me Pamje Nga Deti Në Shitje Në Palasë-Dhermi, Vlorë Shqipëri. Nëse jeni duke kërkuar një vend të sigurt për të blerë shtëpinë tuaj të pushimeve, pranë detit ose jeni duke kërkuar per një investim të zgjuar, kjo pronë krejt e re në zonën e Palasës, pjesë e rajonit të Vlorës është zgjedhja ideale. Nëse gjithmonë keni ëndërruar për një apartament modern, të bukur dhe komod, të rrethuar nga natyra, pamje mbresëlënëse të detit dhe një atmosferë qetësie, ja ku është. Larg nga zhurma dhe stresi i jetës së qytetit, por megjithatë afër destinacioneve të tjera kryesore të Rivierës Shqiptare. Mos u mendoni dy herë, bëjini ëndrrat tuaja realitet dhe investoni në elegancën bregdetare të përjetshme! 

 

Apartament 2+1 Në Shitje Në Palasa Vlora, Riviera Shqiptare 

  • Karakteristikat kryesore të apartamentit:
    • Sipërfaqja totale - 78,84 m²
    • Hapësira të përbashkëta - 8,11 m²
    • Sipërfaqja e apartamentit - 86,95 m²
    • Dhomë ndenjeje dhe kuzhinë
    • Dy dhoma gjumi
    • Një banjo
    • I vendosur në katin e 2-të
    • 2 kate në rezidencë
    • Projekti inovativ që ofron privatësi, siguri, ekskluzivitet dhe një stil jetese luksoz bregdetar
    • Pamje e pandërprerë nga deti, pishina, tarraca të mëdha me gjelbërim dhe kënd lojërash për fëmijë
    • Dizajn modern mesdhetar i integruar në mënyrë të përsosur me natyrën
    • Ndërtime me cilësi të lartë për një jetesë komode - Fasadë me ventilim, sistem kapot, dritare me xham të dyfishtë, izolim termik dhe akustik
    • Rezidenca është planifikuar të përfundojë deri në fund të vitit 2027
    • Vende parkimi nëntokësore në dispozicion me një çmim shtesë
    • Apartamenti do të shitet me pllaka dyshemeje të vendosura, dyer të brendshme dhe banjon të përfunduar - sipas standardeve të ndertuesit 
    • Mundësi pagese me këste
  • Detajet e zonës përreth:
    • Një nga zonat më të preferuara nga banorët vendas dhe investitorët e huaj për të jetuar, investuar dhe për pushime verore
    • Numri i vogël i strukturave të akomodimit e bën këtë pronë një mundësi të shkëlqyer investimi për të gjithë ata që duan ta ofrojnë atë me Airbnb/Booking
    • Palasa është e njohur për bukurinë e saj natyrore, plazhet kristalore, klimën e butë mesdhetare dhe arkitekturën tradicionale prej guri
    • Pozicioni mbi dhe nën rrugë i projektit, e bën atë lehtësisht të aksesueshem për banorët dhe mjetet e transportit
    • Afër të gjitha fasiliteteve thelbësore si bare, restorante, furrë buke dhe markete
  • Distancat:
    • Pranë detit Jon
    • 5 minuta nga Llogaraja
    • 10 minuta nga Drymades/Dhermi
    • 35 minuta nga qyteti i Vlorës
    • 40 minuta nga Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës
    • 1 orë e 30 minuta nga Saranda
    • 1 orë e 45 minuta nga Ksamili
    • 2 orë nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës

Shënim i rëndësishëm - Kompania jonë Albania Property Group ofron shërbime shtesë si Menaxhimi i Pronave dhe Dizajni i Brendshëm (Mobilimi i Apartamenteve)






Similar Listings