Apartament Luksoz Me Qera Afatgjatë Në Vlorë, Riviera Shqiptare. Shijoni stilin e jetesës bregdetare në menyren më të mirë me këtë apartament modern me pamje marramendëse nga deti. Kombinim ideal i stilit, komoditetit, qetësisë dhe privatësisë. I vendosur në zonën e Ujit të Ftohtë, një lagje e qetë, por e gjallëruar dhe familjare-miqësore. Në një distancë të shkurtër nga plazhi dhe lungomare 2. I rrethuar me të gjitha shërbimet e nevojshme, vetëm një hap larg derës suaj. Nxitoni dhe bëjeni tuajin!
Apartament 2+1 Me Qera Në Lungomare, Vlorë, Shqipëri. I vendosur në nje pozicion perfekt, në zonën më të bukur dhe më të frekuentuar të qytetit. Në vijën e parë të ndërtesave në lungomare me gjithçka që ju nevojitet në majë të gishtave. I projektuar me kujdes për rehatinë tuaj, ai ofron kombinimin perfekt të dizajnit modern dhe atmosferës së ngrohtë familjare. Mos e humbisni rastin, bëjeni tuajin!
Apartament 2+2 Me Qera Në Lungomare Vlore, Riviera Shqiptare. Shfrytëzoni mundësinë për të jetuar në vijën bregdetare më të bukur të qytetit. Në një zonë panoramike vetëm një hap larg plazhit dhe afër të gjitha fasiliteteve thelbësore. Gjithashtu vetëm pak minuta larg nga qendra e qytetit. Zgjohuni çdo ditë të jetës suaj me një pamje kaq të mrekullueshme të detit të gjirit të Vlorës. Është një apartament krejt i ri me arredim luksoz dhe i kompletuar me të gjitha pajisjet që do t'ju nevojiten gjatë qëndrimit tuaj. Askush nuk ka jetuar më parë në të, nxitoni dhe behuni te paret!
Apartament Me Qera Afatgjatë Në Lungomare Vlore, Shqipëri. I vendosur në një nga zonat më të dëshirueshme të Vlorës, pikërisht në shëtitoren e famshme të Lungomare. Ofron një ballkon me pamje të bukur të detit që mund ta shijoni që nga momenti që zgjoheni. Vetëm pak hapa larg, do të gjeni vendin e përsosur për shëtitje relaksuese përgjatë vijës bregdetare mahnitëse shqiptare. Apartamenti është plotësisht i mobiluar dhe i pajisur me gjithçka që ju nevojitet për një qëndrim të rehatshëm dhe të përshtatshëm. Është gjithashtu i vendosur në mënyrë ideale pranë të gjitha shërbimeve thelbësore si tregje, kafene, restorante dhe dyqane. Përveç kësaj, çmimi i qirasë përfshin akses në internet dhe një garazh privat, duke ju ofruar lehtësi parkimi.
Pronë Komerciale Me Qera Në Lungomare, Vlorë Shqipëri. A jeni një sipërmarrës i ri apo tashmë një investitor që kërkon një vendndodhje ideale për të filluar ose zgjeruar biznesin tuaj? Ky është një mundësi e jashtëzakonshme që nuk duhet humbur. E vendosur në qendër të qytetit, në fillim të lungomares. Një zonë shumë e dëshiruar nga investitorët vendas dhe të huaj. E frekuentuar gjatë gjithë kohës nga të gjitha grupmoshat. Në gjendje të shkëlqyer me një ambient modern, gati për t'u ven ne përdorim. Ofron një potencial të fortë, ekspozim të dallueshem, fluks të vazhdueshëm klientësh, komoditet, aksesueshmëri!
Apartament 3+3 Me Qera Ne Vlore Shqiperi. Ndodhet ne nje pozicion perfekt, ne nje nga zonat me te kerkuara dhe te frekuentuara te qytetit. Pranë bulevardit kryesor dhe përballë stadiumit të Flamurtarit. Pranë çdo shërbimi të nevojshëm dhe në një distancë të shkurtër në këmbë nga plazhi dhe zona e lungomares. I bollshem, i rehatshem, plot drite dhe i mobiluar me te gjitha elektroshtepiaket qe ju nevojiten gjate qendrimit tuaj. Është një mundësi që nuk duhet humbur!
Pasuri Te Patundshme Shqiptare Me Qera Ne Vlore. Ndodhet ne nje pozicion perfekt, ne nje lagje te qete dhe prane stadiumit te Flamurtarit. Ne nje pallat te ri dhe i mobiluar me te gjitha pajisjet elektroshtepiake qe ju nevojiten gjate qendrimit tuaj. Në një distancë të shkurtër në këmbë nga plazhi dhe zona e lungomares. Vendi perfekt për një shtëpi banimi për një periudhë vjetore.
Apartament 2+2 Me Qera Në Qytetin E Vlorës Në Lungomare, Riviera Shqiptare. I vendosur në një nga zonat më të dëshirueshme dhe të bukura, vetëm pak sekonda larg plazhit dhe vetëm pak minuta larg qendrës së qytetit. I rrethuar nga të gjitha shërbimet thelbësore, ofron komoditet ne aksesueshmeri dhe rehati. Plotësisht i mobiluar dhe i pajisur me gjithçka që ju nevojitet për një qëndrim të këndshëm. Është shtëpia ideale për një familje që kërkon një lagje të qetë dhe të mirë organizuar. Gjithashtu për studentë ose një grup miqsh që po qëndrojnë në Vlorë dhe duan të shijojnë stilin e jetës bregdetare.