Apartament 2+1 Per Shitje Ne Vlore, Shqiperi. Ndodhet ne pozicion perfekt, ne vijen e pare te lungomares. Nje nga zonat me te kerkuara dhe atraktive te Vlores. Prane plazhit dhe prane qendres se qytetit. Ketu mund te shijoni nje pamje spektakolare te perendimit te diellit dhe zones se lungomares. Ky apartament i gjerë me pamje mahnitese nga deti është zgjidhja më e mirë që mund të bëni për shtëpinë tuaj të ëndrrave!
Pronë Për Shitje Në Radhime Vlorë, Riviera Shqiptare. Vendndodhje perfekte, afër plazhit dhe pranë rrugës. Në një kodër të vogël, e rrethuar nga gjelbërimi që duket si një ballkon natyror me një pamje mbresëlënëse të gjirit të Vlorës. Radhima është një nga zonat më të preferuara dhe të frekuentuara nga turistët dhe banorët gjatë sezonit të verës për shkak të pozicionit të saj gjeografik, ujit kristal të detit Jon dhe afërsisë me qytetin e Vlorës. Gjithashtu është ajo pjesë e qytetit, ku po bëhen shumë investime si në sektorin publik, po ashtu dhe në atë privat. Bëjeni tuajin për një çmim të pakrahasueshëm!
Apartament 2+2 Për Shitje Në Radhime Vlorë, Shqipëri. I pozicionuar në një lokacion kryesor të qytetit, në Radhime. Një zonë e qetë, e këndshme dhe e gjelbër e Vlorës, por megjithatë plot gjalleri dhe miqësore. Pranë plazhit, në një ndërtesë të re, elegante dhe e rrethuar nga të gjitha shërbimet thelbesore. Jo shumë larg nga vendet e tjera të Rivierës Shqiptare. Ky apartament luksoz ofron relaks, komoditet, pamje mahenitese të detit, standardin më të lartë të jetesës, privatësi dhe qetësi. Është një mundësi ideale investimi, pavarësisht nëse jeni duke kërkuar një shtëpi të përhershme pranë detit apo një vend per pushime. Nxitoni dhe bëjeni tuajin!
Dupleks Me Dy Dhoma Gjumi Për Shitje Në Radhime Vlorë, Riviera Shqiptare. Të lodhur duke shpenzuar në shifra të larta për të qëndruar në hotele për pushimet tuaja verore? Tani është koha ideale për të investuar në apartamentin tuaj të pushimit në bregdet! Ky dupleks mahnitës buzë detit ndodhet në Radhime, në zemër të vijës bregdetare të Vlorës, vetëm pak hapa larg lungomare 3 dhe afër të gjitha shërbimeve kryesore. I vendosur brenda një kompleksi të ri rezidencial, prona ofron facilitete luksoze duke përfshirë një pishinë, aksesin në plazh privat dhe një jetesë të sigurt dhe moderne. Në një distancë të shkurtër nga Vlora dhe destinacionet kryesore të Rivierës Shqiptare, gjë që e bënë atë një mundësi të shkëlqyer investimi për të gjithë ata që duan të fitojnë nga të ardhurat nga qeraja. Perfekt për ta përdorur me Booking/Airbnb!
Apartament 2+2 Per Shitje Ne Lungomare Vlore, Shqiperi. Zbuloni shtëpinë tuaj të ëndrrave në pjesën më të bukur të Vlorës. Ne nje pallat te ri ne rreshtin e pare, vetem pak hapa larg plazhit. Në një distancë të shkurtër nga qendra e qytetit dhe i rrethuar me të gjitha sherbimet e nevojshme. Ajo ofron një pamje mbresëlënëse të ujit të kaltër të detit Adriatik. Mos e humbisni mundësinë dhe jini të parët që jetoni në të. Gjithashtu është një mundësi e shkëlqyer për të gjithë ata që duan ta përdorin me Airbnb/Booking!
Apartament 3+3 Per Shitje Ne Qytetin E Vlores, Ne Jug Te Shqiperise. I pozicionuar ne nje vend familjar dhe prane bulevardit kryesor. Në një lagje të lidhur mirë me pjesët e tjera të qytetit dhe në një distancë në këmbë nga të gjitha sherbimet thelbësore. Duke e bërë atë një zgjedhje praktike për një jetë të përditshme sa me te lehte. Vendi perfekt për të blerë shtëpinë tuaj të ëndrrave!
Shtëpi Private Për Shitje Në Vlorë, Shqipëri. E vendosur në një lagje të qetë, e përbërë vetëm nga shtëpi private dhe vila. E lidhur mirë me pjesët e tjera të qytetit dhe prane të gjitha fasiliteteve urbane. Vetëm një distancë e shkurtër me makinë nga qendra e qytetit dhe lungomarja. Një ndërtesë e re me një arkitekturë te kendeshme, dy veranda të mëdha dhe një kopsht të vogël. Perfekt për t'u relaksuar dhe për të shijuar kohën me familjen dhe miqtë tuaj. Shtëpia e ëndrrave tuaja po ju pret, nxitoni dhe projektoheni e arredoni atë siç e keni imagjinuar gjithmonë.
Apartamente Për Shitje Në Vlorë Shqipëri. Po mendoni se cili do të ishte vendi ideal për pushime dhe për të pasur një shtëpi të dytë pranë detit? Qyteti i Vlorës në Shqipëri - pjesë e Rajonit Mesdhetar, është një zgjedhje që nuk do t'ju zhgënjejë. Një qytet bregdetar plot jete, ku detet Adriatik dhe Jon bashkohen me pamjet e tyre mahnitëse, i rrethuar nga malet e larta dhe kodra te vogla plot gjelbërim. Një destinacion historik dhe modern me shumë vende kulturore që perfaqsojne historinë e vjetër së bashku me lungomare-n e saj mahnitëse, investimet premium dhe stilin e jeteses luksoz. Gjithashtu një vend miqësor për familjet, mikpritës dhe i sigurt. Qendra e Rivierës Shqiptare, kështu që jeni vetëm pak minuta larg destinacioneve të tjera. Nuk ka dyshim se do të fitojë zemrën tuaj në një kohë fare të shkurtër. Bëjeni tuajin këtë apartament të ri dhe krijoni kujtime të paharrueshme me familjen tuaj!
Shtëpi Private Tre Kateshe Për Shitje Në Vlorë, Në Jug Të Shqipërisë. A jeni duke kërkuar një shtëpi në një zonë të qetë, mes gjelbërimit, afër plazhit, por edhe në një distancë të shkurtër nga qendra e qytetit? Ne kemi këtë mundësi të shkëlqyer për t'ju ofruar. Ndodhet në fshatin e vogël të Poros, i cili ka një pozicion të përsosur gjeografik në mes të rrethit të Vlorës dhe Fierit. Afër lagunës së Nartës dhe Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës dhe e rrethuar me të gjitha lehtësitë e nevojshme. Mos e humbisni rastin, bëjeni tuajin!