Pasuri Te Patundshme Shqiptare Per Shitje Ne Vlore Tek Fovea Luxury Resort & Spa. Ndodhet perfekte përballë detit, ku mund të shijoni një pamje spektakolare të gjirit të Jonit. Në një resort krejt të ri i cili është projektuar në çdo detaj për t'ju ofruar rehati, qetësi dhe privatësi. Mos e humbisni mundësinë për të zotëruar një pronë luksoze në këtë resort modern, i cili do të jetë vendi juaj i preferuar për të shpëtuar nga stresi i jetës së përditshme.
Prona Me Pamje Panoramike Nga Deti Per Shitje Ne Vlore. E keni imagjinuar ndonjëherë të jetoni në një shtëpi pranë detit, në një distancë të shkurtër nga malet,mes gjelbërimit,jetës së qytetit dhe ujit të kristaltë?! Nëse jo, mund ta gjeni në zonën e Radhimës, tek Fovea Luxury Resort & Spa. I cili përfaqësonë shembullin më të mirë të harmonisë së stilit arkitekturor me natyrën me ndërtime të shkëlqyera cilësore për një jetesë komode. Bëjeni tuajin dhe shijoni jetën në maksimum!
Shtëpi private Me Dy Kate Për Shitje Në Vlorë, Riviera Shqiptare. Jeni të lodhur nga të jetuarit në një apartament të vogël dhe shumë të stresuar nga zhurma e vazhdueshme e jetës së qytetit? Hidhini një sy kësaj shtëpie private. E vendosur në një nga zonat më të kërkuara të Vlorës, në kodrën e qetë të Ujit të Ftohtë. Në një distancë të shkurtër nga lungomarja dhe qendra e qytetit, gjithashtu afër çdo shërbimi të nevojshëm. Me pamje mbresëlënëse nga deti, kopshti i saj i madh plot me gjelbërim dhe ajrin e pastër, ajo ofron si komoditet po ashtu edhe një pjese natyre. Bëjeni tuajën, është një mundësi që nuk duhet humbur!
Apartament 2+1 Për Shitje Në Radhime Vlorë, Shqipëri. I vendosur në një zonë strategjike, pranë vijës bregdetare të Radhimes. Me një pozicion të përsosur gjeografik, në mes të Rivierës Shqiptare. Vetëm pak minuta larg me makinë nga Vlora, Llogoraja, Himara, Drimadha(Dhermiu) dhe Saranda. Një rezidencë krejt e re me një arkitekturë moderne, tre pishina dhe plazh privat. Një vend unik, i rrethuar nga gjelbërimi dhe pranë çdo shërbimi të nevojshëm. Ofron komoditet, jetesë luksoze dhe qetësi të pafundme. Bëjeni tuajin, është një mundësi e shkëlqyer investimi me potencial të lartë për të ardhura nga qeraja!
Apartament Buzë Detit Për Shitje Në Radhime Vlorë, Riviera Shqiptare. Një pronë ku qetësia, rehatia, privatësia, jetesa luksoze, freskia e natyrës dhe deti Jon bëhen pjesë e jetës suaj të përditshme. E vendosur në një rezidencë krejt të re në zonën e Radhimes, pranë plazhit me pishinë dhe e rrethuar me të gjitha shërbimet e nevojshme. Në një distancë të shkurtër me makinë nga Vlora, por larg stresit të jetës së qytetit dhe zhurmave të vazhdueshme. Vendi perfekt për të blerë shtëpinë e ëndrrave tuaja dhe një mundësi e shkëlqyer investimi për të gjithë ata që duan ta ofrojnë atë me Airbnb/Booking. Bëjeni tuajën dhe zgjohuni çdo ditë nga flladi i lehtë i detit duke shijuar këtë pamje mahnitëse nga deti!
Apartament 2+2 Per Shitje Ne Vlore, Riviera Shqiptare. Shfrytëzojeni rastin dhe bëjeni tuajin këtë apartament krejt të ri me një pamje mbresëlënëse të detit Jon. Ndodhet ne nje nga zonat me te kerkuara te Vlores per te jetuar, ne Uje te Ftohte. Pranë plazhit, mes gjelbërimit, në një distancë të shkurtër nga qendra e qytetit dhe i rrethuar me të gjitha shërbimet e nevojshme. Zgjedhja ideale për të gjithë ata që janë në kërkim të qetësisë dhe privatësisë. Bëjeni tuajin për një çmim të pakrahasueshëm!
Shiten Dy Studio Perballe Plazhit Ne Radhime Vlore, Riviera Shqiptare. Jeni në kërkim të një prone luksoze buzë detit në Vlorë për të investuar dhe për të fituar shpejt nga të ardhurat nga qeraja?! Mos kërkoni më tej sepse ne kemi këtë mundësi të shkëlqyer për të ofruar. Ndodhet ne fillim te lungomare 3, prane plazhit dhe prane cdo sherbimi te nevojshem. Ka dy dhoma gjumi, dy tualete, një verandë të madhe me pamje mbresëlënëse nga deti dhe një garazh privat. Shfrytëzojeni mundësinë dhe bëjeni tuajin!
Apartament 1+1 Ne Vije Te Pare Per Shitje Ne Lungomare Vlore Shqiperi. Ndodhet i pozicionuar perfekt, ne nje nga zonat me te kerkuara dhe te bukura te qytetit. Përballë plazhit me pamje mbresëlënëse nga deti dhe afër çdo shërbimi të nevojshëm. Ky apartament i mobiluar modern është kombinimi perfekt i rehatisë dhe stilit. Bëjeni atë tuajën dhe jetoni çdo ditë të jetës suaj sikur jeni me pushime!