Apartament 1+1 Per Shitje Ne Vlore,Ne Jug Te Shqiperise. Jeni duke kërkuar për një apartament të ri dhe komod në një lokacion kryesor me potencial të lartë të ardhurash nga qeraja?! Mos kërkoni më tej, ne kemi zgjedhjen e duhur për ju. Kjo prone ndodhet ne nje nga zonat me te kerkuara, me te qeta dhe me atraktive te Vlores, tek Uji i Ftohte. I rrethuar me te gjitha sherbimet e nevojshme, prane plazhit dhe prane qendres se qytetit. Projektuar me kujdes për rehatinë tuaj. Është një mundësi që nuk duhet humbur!
Apartament Perballe Detit Per Shitje Ne Fovea Luxury Resort & Spa. Ndodhet ne nje vend perfekt, me detin perpara dhe malet mbrapa. Ne nje resort krejt te ri ende ne ndertim, i cili eshte shembulli me i mire i harmonise se arkitektures me natyren dhe detin Jon. Mos e humbisni kete mundesi te shkelqyer per te qene pjese e nje komuniteti qe ofron nje jetese komode. Bejeni tuajin!
Apartament 1+1 Me Qera Afatgjatë Në Vlorë Shqipëri. Nëse dëshironi të jetoni pranë qendrës së qytetit, në një lagje të qetë, afër çdo shërbimi të nevojshëm dhe pranë plazhit, ky apartament është zgjedhja më e mirë që mund të bëni. I rehatshëm, me një planimetri të mirë menduar për të maksimizuar hapësirën, plot dritë dhe i kompletuar me të gjitha pajisjet që do t'ju nevojiten gjatë qëndrimit tuaj. Mos harroni se ndodhet në fillim të lungomares më të re. I disponueshëm me një çmim të pabesueshëm!
Apartament Në Shitje Në Vlorë, Shqipëri. Shijoni bukurinë e Rivierës Shqiptare me këtë apartament luksoz me pamje nga deti në Kaninë, një nga zonat më premtuese dhe më të kërkuara të Vlorës. Ai kombinon arkitekturën moderne, komoditetin bashkëkohor dhe një vendndodhje strategjike. Vetëm pak minuta larg me makinë nga qyteti i bukur i Vlorës, vetëm pak minuta nga plazhi, midis gjelbërimit dhe pranë rrugës kryesore të fshatit. Vend i përsosur për të gjithë ata që kërkojnë privatësi, qetësi, siguri, komoditet dhe aksesueshmëri. Një zgjedhje ideale për një shtëpi pushimi, një rezidencë për të jetuar per gjatë gjithë vitit ose një mundësi investimi me potencial të lartë të ardhurash nga qeraja!
Apartament 1+1 Për Shitje Në Lungomare Vlorë, Shqipëri. I vendosur në një zonë panoramike dhe prestigjioze të qytetit, në vijën e dytë të ndërtesave në lungomare. Gjithashtu më i preferuari dhe më i frekuentuari per gjatë gjithë vitit nga turistët dhe investitorët vendas e ndërkombëtarë. Vetëm pak sekonda larg plazhit dhe me gjithçka që ju nevojitet në majë të gishtave tuaj. Një zgjedhje ideale për një vendbanim të përhershëm, si dhe një mundësi e shkëlqyer investimi me potencial të lartë për të ardhura nga qeraja!
Apartament Përballë Detit Për Shitje Në Vlorë, Shqipëri. Të lodhur nga stresi i jetës në qytet, trafiku i rënduar, zhurmat e vazhdueshme, ajri i ndotur dhe pamjet e mërzitshme urbane vetëm me pallate? Bëjini vetes një dhuratë, blini këtë apartament me pamje mahnitëse nga deti dhe jetoni çdo ditë në një qetësi të plotë, por ne te njejten kohe edhe prane të gjitha shërbimeve kryesore. I vendosur në vijën e parë të ndërtimeve përgjate lungomare 3, në zonën e Jonufrës, pjesë e lagjes së Ujit të Ftohtë. Një zonë natyrore, panoramike dhe me shumë gjelbërim. Gjithashtu pranë detit Jon dhe jo shumë larg qendrës së qytetit. E tëra çfarë duhet të bëni është ta arredoni atë siç keni ëndërruar gjithmonë dhe ta shijoni jetën në maksimum!
Apartament Me Nje Dhome Gjumi Per Qera Ne Qytetin e Vlores, Shqiperi. Ky apartament është i vendosur në zonën e Ujit të Ftohtë, një zgjedhje ideale për ata që vlerësojnë një vend të qetë larg zhurmës së qytetit. I rrethuar nga gjelbërimi, ofron një atmosferë paqësore ndërsa është vetëm një shëtitje e shkurtër nga plazhi dhe afër ambienteve sportive. I pajisur me kujdes, apartamenti ofron gjithçka që ju nevojitet për një qëndrim të rehatshëm dhe të këndshëm.