Apartament 2+1 Për Shitje Në Square Village, Dhërmi Vlorë, Riviera Shqiptare. I pozicionuar në Dhërmi, një nga zonat më mbresëlënëse të rajonit të Vlorës. Në një rezidencë të re, ende në ndërtim e sipër, ku eleganca behet bashke me komoditetin dhe stilin. Ku çdo cep pëshpërit per relaks dhe bota ndihet larg me qetësinë e natyrës dhe tingujt e dallgeve të detit Jon. Vendi perfekt për të blerë shtëpinë e ëndrrave tuaja, vetëm pak sekonda larg plazhit. Ky apartament është më shumë sesa një shtëpi buzë detit - është një stil jetese, klimë, arkitekturë autentike mesdhetare, por të gjitha këto me një çmim shumë më të ulët krahasuar me vendet e tjera të rajonit!
Apartament 1+1 Për Shitje Në Lungomare Vlore, Riviera Shqiptare. Shtëpia juaj buzë detit po ju pret, një mundësi e shkëlqyer investimi për një çmim te rralle! E vendosur në rreshtin e parë të ndërtesave në lungomare, vetëm pak minuta nga qendra e qytetit dhe përballë plazhit. Zona më e bukur dhe më e gjallëruar e Vlorës. Nëse jeni duke kërkuar per një investim të zgjuar apo një pronë elegante buzë detit, Poseidon Residence ofron kombinimin perfekt të stilit të jetesës dhe fitimeve te larta. Ajo siguron potencial të fortë të të ardhurave nga qeraja dhe rritje afatgjatë të vlerës në tregun e pasurive të paluajtshme.
Apartament Perballe Detit Për Shitje Në Vlorë, Në Jug Të Shqipërisë. Vendi i arratisjes suaj buzë detit në Rivierën Shqiptare po ju pret! Zbuloni një mundësi të pakrahasueshme për një çmim të rrallë - në qytetin më të madh, më të kërkuar dhe më tërheqës të Rivierës Shqiptare. I vendosur në Vlorë, përgjatë bregut të detit Adriatik në vijën e parë në zonën e lungomares. Ky apartament i ri, ende në ndërtim e sipër, ju fton të zgjoheni me tingujt e valëve dhe pamjet marramendëse të gjirit të Vlorës. Ai ofron kombinimin ideal të qetësisë, komoditetit dhe një stili jetese elitar. Me arkitekturë moderne, një ambient të brendshëm të ndriçuar nga dielli per gjate dites dhe me gjithçka që ju nevojitet fare prane- çdo ditë do te ndiheni sikur te jeni me pushime nderkohe qe jeni ne shtëpi. Nxitoni dhe bëjeni tuajën!
Apartament Për Shitje Në Lungomare Vlore, Riviera Shqiptare. I pozicionuar në një lokacion perfekt në një nga zonat më të kërkuara dhe të bukura të Vlorës. Në vijën e dytë të ndërtesave në lungomare. Afër qendrës së qytetit, në një distancë të shkurtër në këmbë nga plazhi dhe i rrethuar me të gjitha shërbimet e nevojshme. Ofron një mundësi të shkëlqyer investimi për të gjithë ata që duan të fitojnë nga të ardhurat nga qeraja dhe ta përdorin për Airbnb/Booking!
Dyqan Për Shitje Në Qytetin E Vlorës, Shqipëri. Nëse mendoni të hapni një biznes të ri ose të zhvendosni një ekzistues, hidhini një sy kësaj prone tregtare. Është një mundësi e jashtëzakonshme që ofron gjithçka që ju nevojitet për sukses. E vendosur në një nga zonat më strategjike dhe me kërkesë të lartë të Vlorës. Direkt në bulevardin kryesor të qytetit, në një lagje të madhe me një numër të madh banorësh. Përveç kësaj, ka një numër të madh vizitoresh e këmbësorësh. Pranë zonës historike, qendrës së qytetit dhe lungomares. Duke e bërë atë një biznes me potencial shumë të lartë gjithë vjetor si dhe sezonal.
Apartament 1+1 Për Shitje Në Radhime Vlorë, Në Jug Të Shqipërisë. Ring Residence, aty ku koha ngadalësohet dhe detyra juaj e vetme është të shijoni qetësinë e natyrës. E pozicionuar në Radhime, vetëm pak sekonda larg detit Jon, në mes të një oazi gjelbërimi dhe prane qendrës së Vlorës. Gjithashtu në nje distancë të shkurtër nga destinacionet kryesore të Rivierës Shqiptare. Një rezidencë moderne ku komoditeti behet bashke me elegancën dhe aksesueshmërinë. Nxitoni dhe bëni ëndrrat tuaja realitet për një çmim të pakrahasueshëm. Mos harroni se është një mundësi e shkëlqyer për ta perdorur per qera afatshkurtër (ditore)!
Apartament 2+1 Për Shitje Në Radhime Vlorë, Riviera Shqiptare. I pozicionuar në një rezidencë të re, vetëm pak hapa larg plazhit dhe pranë rrugës kryesore. Radhima është një zonë bregdetare piktoreske, e vendosur në pjesën jugore të Vlorës përgjatë detit Jon. Një destinacion ideal për ata që kërkojnë qetesi dhe relaks larg vendeve të mbushura me njerëz. Por gjithashtu vetëm një udhëtim i shkurtër me makinë larg nga qendra e Vlorës dhe afër të gjitha sherbimeve thelbësore. Kombinimi perfekt i bukurisë natyrore me një stil jetese elitar. Mos e humbisni rastin dhe filloni ditën tuaj me flladin e lehtë të detit dhe një pamje marramendëse të gjirit të Vlorës!
Apartament për shitje në Sarandë. Një ndërtesë e re me një gamë apartamentesh të disponueshme për blerje. Ndodhet vetëm 3 minuta nga Deti Jon, në një zonë shumë të kërkuar me të gjitha shërbimet lehtësisht të aksesueshme. Ky apartament jo vetëm që ofron një banim të rehatshëm, por gjithashtu përfaqëson një mundësi të shkëlqyer investimi.