Apartament Me Dy Dhoma Gjumi Për Shitje Në Radhimë Vlorë, Riviera Shqiptare. Natyra dhe uji kristal i detit Jon janë luksi i Rivierës sonë. Ky apartament i ri në bregdetin e Radhimes në rezidencën 4 Horizons është më shumë se një shtëpi. I vendosur vetëm pak sekonda larg plazhit, në mes të gjelbërimit, i rrethuar me të gjitha shërbimet e nevojshme dhe afër qytetit të Vlorës. Bëjeni tuajin dhe zgjohuni me cicërimat e zogjve dhe bini në gjumë me tingullin e dallgëve të lehta të detit!
Apartament 2+2 Në Shitje Në Lungomare Vlore, Riviera Shqiptare. I vendosur në një pozicion perfekt në një nga zonat më të kërkuara dhe të bukura të Vlorës. Në rreshtin e tretë të ndërtesave në lungomare. Afër qendrës së qytetit, në një distancë të shkurtër në këmbë nga plazhi dhe i rrethuar me të gjitha shërbimet e nevojshme. Është një mundësi e shkëlqyer investimi për të gjithë ata që duan të fitojnë të ardhura nga qeraja dhe ta përdorin atë për Airbnb/Booking, si dhe për qera afatgjatë!
Apartament 2+2 Per Shitje Ne Vlore, Riviera Shqiptare. Shfrytëzojeni rastin dhe bëjeni tuajin këtë apartament krejt të ri me një pamje mbresëlënëse të detit Jon. Ndodhet ne nje nga zonat me te kerkuara te Vlores per te jetuar, ne Uje te Ftohte. Pranë plazhit, mes gjelbërimit, në një distancë të shkurtër nga qendra e qytetit dhe i rrethuar me të gjitha shërbimet e nevojshme. Zgjedhja ideale për të gjithë ata që janë në kërkim të qetësisë dhe privatësisë. Bëjeni tuajin për një çmim të pakrahasueshëm!
Shiten Dy Studio Perballe Plazhit Ne Radhime Vlore, Riviera Shqiptare. Jeni në kërkim të një prone luksoze buzë detit në Vlorë për të investuar dhe për të fituar shpejt nga të ardhurat nga qeraja?! Mos kërkoni më tej sepse ne kemi këtë mundësi të shkëlqyer për të ofruar. Ndodhet ne fillim te lungomare 3, prane plazhit dhe prane cdo sherbimi te nevojshem. Ka dy dhoma gjumi, dy tualete, një verandë të madhe me pamje mbresëlënëse nga deti dhe një garazh privat. Shfrytëzojeni mundësinë dhe bëjeni tuajin!
Pasuri Të Patundshme Për Shitje Në Vlorë, Shqipëri. Nëse jeni duke kërkuar një vend për pushime apo një shtëpi pranë detit për të jetuar per gjate gjithë vitit - ky apartament ofron gjithçka që i nevojitet një familjeje. Pjesë e Kamare Residence, e vendosur përballë detit Jon në zonën e Radhimës, Vlorë. Një nga destinacionet bregdetare më mahnitëse të Shqipërisë. Krijimi i kujtimeve të paharrueshme, relaksi, siguria dhe eksplorimi këtu janë diçka e padiskutueshme. I projektuar në detaje dhe i rrethuar me të gjitha facilitetet thelbësore, vetëm një hap larg derës suaj. Nga çdo cep i këtij apartamenti mund të shijoni pamje mbresëlënëse të pafundme të detit. Shfrytëzoni rastin dhe bëjeni tuajin!
Apartamente Luksoze Për Shitje Në Radhime Vlorë Shqipëri. Zbuloni vendin e ëndrrave tuaja buzë detit në një nga destinacionet më të bukura në Rivierën Shqiptare, Radhimë-Vlorë. Kjo pronë krejt e re ofron një kombinim perfekte të pamjeve marramendëse të detit dhe arkitekturës bashkëkohore moderne të frymëzuar nga bukuria natyrore e bregdetit te Jonit. Pishina e saj private me një tarracë të madhe, krijon një vendpushimi luksoz bregdetar të rafinuar. Vetëm pak minuta larg plazhit, midis mjedisit piktoresk plot gjelbërim dhe vetëm një udhëtim i shkurtër me makinë nga Vlora dhe destinacione të tjera të Rivierës Shqiptare. Nëse jeni duke kërkuar apartamentin tuaj të pushimeve apo një pronë per investim me kthime fitimi të garantuar dhe me një vlerë në rritje në tregun e pasurive të paluajtshme, kjo është një mundësi e shkëlqyer me një çmim të pakrahasueshëm!
Apartament 2+2 Për Shitje Në Vlorë, Riviera Shqiptare. Nëse jeni duke kërkuar një shtëpi të re apo një investim të sigurt në pasuri të paluajtshme në një nga qytetet bregdetare më të dëshirueshme të Shqipërisë, ky apartament eshte një zgjedhje e shkëlqyer. Pozicion ideal, vetëm pak minuta në këmbë nga qendra e qytetit, bulevardi kryesor i Vlorës dhe zona e lungomares. I rrethuar me të gjitha fasilitetet thelbesore dhe pranë rrugës kryesore urbane. Ekuilibër perfekt midis aksesueshmërisë dhe jetesës komode.