Pronë Për Shitje Në Vlorë, Shqipëria Jugore. Kjo shtëpi private është e vendosur në një zonë të mirë banimi, duke ofruar të gjitha shërbimet e nevojshme. Si markete, furra buke, bare dhe farmaci. Afërsia me kodrat dhe malet e bën atë ideale për ecje në natyrë, kalërim, aventura me motor dhe një gamë të gjerë aktivitetesh në natyrë që mund t'iu pëlqejnë. Gjithashtu shumë afër plazheve me rërë të Nartës dhe Zvërnecit. Një mundësi e shkëlqyer investimi, me mundësinë për ta dizajnuar atë sipas stilit dhe preferencave tuaja. Mos e humbisni këtë shans dhe bëjeni tuajin tani!
Apartamente Me Pamje Nga Deti Për Shitje Në Vlorë, Shqipëri. A po prisni një mundësi ideale për të investuar, e cila ju premton të merrni fitim te shpejt nga te ardhurat nga qeraja? Hidhini një sy këtij opsioni të jashtëzakonshëm. Ofrohen 8 studio dhe një apartament 1+1 me pamje të mrekullueshme nga deti plus 4 garazhe. Në një pallat të ri ende në ndërtim e sipër. I vendosur në zonën e qetë të Ujit të Ftohtë, pranë plazhit, vetëm pak minuta larg qendrës së qytetit dhe në rreshtin e tretë të ndërtesave ne lungomare 3. I rrethuar me të gjitha shërbimet thelbësore. Ofron komoditet të pakrahasueshëm dhe një jetesë të qetë.
Vile 3 katëshe per shitje ne Vlore. Ndodhet ne nje pozicion perfekt, ne nje zone te qete dhe te bukur te qytetit. Pranë çdo shërbimi të nevojshëm. Vendi perfekt për të blerë shtëpinë tuaj të ëndrrave dhe një mundësi e shkëlqyer investimi.
Pronë Komerciale Për Shitje Në Vlorë, Shqipëri. Kjo ndërtesë 3-katëshe ndodhet në një nga zonat më të kërkuara dhe më të qeta të Vlorës. Vetëm pak hapa larg bulevardit më të ri të qytetit dhe zonës historike. Lehtësisht e aksesueshme dhe e rrethuar me te gjitha sherbimet e nevojshme. Me një arkitekturë antike dhe oborr privat. Gjithashtu ka ambiente të brendshme të ndriçuara mirë me potencial të larte për riorganizim teper te lehte. Është një mundësi e shkëlqyer investimi për të gjithë ata që e duan stilin antik dhe historinë e vjetër. Përveç kësaj, për të gjithë ata që duan ta përdorin atë për qëllime biznesi dhe të ardhura nga qeraja afatshkurtër/afatgjatë.
Shtëpi Për Shitje Në Vlorë, Riviera Shqiptare. E ngritur mbi koder vetëm pak minuta nga qendra e qytetit të Vlorës, Kanina është një nga zonat më strategjike për investime në pasuri të paluajtshme në jug të Shqipërisë. E njohur për pamjet panoramike të detit, klimën e butë mesdhetare dhe trashëgiminë e pasur historike. Me Kështjellën e saj legjendare, një fortesë të lashtë që tregon histori mbretëreshash, betejash dhe traditash shekullore. Kanina ofron një ekuilibër të jashtëzakonshëm midis natyrës, privatësisë, qetësisë dhe afërsisë me stilin modern të jetesës së Vlorës. Investimi në Kaninë do të thotë te sigurosh pjesen më të mirë të së ardhmes së Shqipërisë - ku sharmi autentik, jetesa luksoze dhe perspektivat e forta të rritjes se vlerës bashkohen në një destinacion të jashtëzakonshëm.
Pasuri Te Patundshme Per Shitje Ne Vlore Shqiperi. Ndodhet i pozicionuar perfekt, ne nje lagje lehtesisht te aksesueshme dhe te qete. Pranë zonës së plazhit të vjetër dhe i rrethuar me të gjitha shërbimet e nevojshme. E sapondërtuar me materiale të cilësisë së lartë. Bejeni imagjinatën tuaj realitet dhe arredoheni sipas dëshirës tuaj. Shfrytëzojeni mundësinë për ta bërë tuajën këtë pronë të bolleshme me një çmim të rrallë për ta gjetur në Vlorë!
Prona Komerciale Per Shitje Ne Vlore Shqiperi. Nëse jeni duke pritur për një mundësi ideale për të investuar dhe për të hapur aktivitetin tuaj të biznesit, ne kemi zgjedhjen e duhur për ju. I pozicionuar perfekt, ne rreshtin e trete te ndertesave ne lungomare. Një nga zonat më të preferuara për te banuar dhe për shetitje të shkurtëra. Me një numër të madh banorësh vendas dhe e frekuentuar nga turistët gjatë gjithë vitit. Pranë plazhit dhe në një distancë të shkurtër nga qendra e qytetit. Është një mundësi e shkelqyer investimi!
Tokë Për Shitje Në Ksamil-Sarandë, Rajoni I Vlorës, Shqipëri. Një mundësi e rrallë për të zotëruar një truall të shkëlqyer toke në Ksamil, një nga destinacionet më të bukura bregdetare përgjatë Rivierës Shqiptare. I njohur për ujërat e tij kristalore, plazhet me rërë të bardhë, sharmin mesdhetar dhe qetësinë e tij. Ksamili është një destinacion kryesor si për turistët po ashtu edhe për investitorët që kërkojnë mundësi fitimprurëse në pasuri të paluajtshme. Është gjithashtu pjesë e zonës së Parkut Kombëtar të Butrintit, i mbrojtur për bukurinë e tij natyrore dhe trashëgiminë kulturore. Nxitoni dhe bëjeni tuajin!
Shtëpi private Me Dy Kate Për Shitje Në Vlorë, Riviera Shqiptare. Jeni të lodhur nga të jetuarit në një apartament të vogël dhe shumë të stresuar nga zhurma e vazhdueshme e jetës së qytetit? Hidhini një sy kësaj shtëpie private. E vendosur në një nga zonat më të kërkuara të Vlorës, në kodrën e qetë të Ujit të Ftohtë. Në një distancë të shkurtër nga lungomarja dhe qendra e qytetit, gjithashtu afër çdo shërbimi të nevojshëm. Me pamje mbresëlënëse nga deti, kopshti i saj i madh plot me gjelbërim dhe ajrin e pastër, ajo ofron si komoditet po ashtu edhe një pjese natyre. Bëjeni tuajën, është një mundësi që nuk duhet humbur!