Shtëpi Private Me Dy Kate Për Shitje Në Tragjas Vlorë, Shqipëri. E vendosur në pjesën jugore të Vlorës, në Tragjas. Një fshat i qetë dhe i vogël, i cili ofron aksesin urban dhe qetësine periferike. Në një distancë të shkurtër nga Bypass-i i Vlorës dhe gjithashtu afër plazheve të Orikumit dhe Radhimës. E rrethuar me të gjitha shërbimet e nevojshme. Vendi perfekt për të blerë shtëpinë e ëndrrave tuaja, larg rremujes dhe zhurmës së jetës së qytetit. Bëjeni tuajën dhe shijoni çdo ditë freskinë e natyrës!
Apartament 2+1 Për Shitje Në Lungomare Vlorë, Shqipëri. I vendosur në një nga zonat më të bukura të Vlorës, pikërisht në shëtitore, ofron një verandë të madhe që mund ta dizajnoni sipas dëshirës, duke shijuar pamje mahnitëse të detit. Është plotësisht i mobiluar dhe i pajisur me gjithçka që ju nevojitet për një qëndrim të rehatshëm, gati për t'u banuar. Ndërtesa është gjithashtu e rrethuar në mënyrë të përshtatshme nga të gjitha shërbimet thelbësore, duke përfshirë furra buke, restorante, bare dhe tregje. Mos e humbisni këtë mundësi të mrekullueshme për ta bërë këtë apartament të bukur shtëpinë tuaj të re!
Apartament 2+1 Per Shitje Ne Vlore Shqiperi. Bëjeni tuajin dhe zgjohuni çdo ditë me pamjen mahnitëse të detit Adriatik që nga shtrati juaj. Kjo pronë krejt e re ende në ndërtim nuk është thjesht një shtëpi, është një parajsë e përditshme. Ne nje lokacion primar, prane cdo sherbimi te nevojshem dhe vetem pak hapa larg plazhit.
Pronë Buzë Detit Për Shitje Në Radhimë Vlorë, Riviera Shqiptare. A po kërkoni një pronë të re për të investuar në një qytet të bukur bregdetar, të vendosur në një zonë me kërkesë të lartë dhe me potencial të madh të ardhurash nga qeraja?! Mos kërkoni më tej, ne kemi këtë mundësi të shkëlqyer për t'ju ofruar. E vendosur në zonën e qetë dhe prestigjioze të Radhimës, pranë lungomare 3 dhe vetëm pak sekonda larg plazhit. E rrethuar me të gjitha shërbimet e nevojshme dhe në një distancë të shkurtër nga qyteti i Vlorës. Një rezidencë moderne që ofron standardin më të lartë të jetesës. Nxitoni dhe bëjeni tuajin!
Dyqan Për Shitje Në Qytetin E Vlorës, Shqipëri. Nëse mendoni të hapni një biznes të ri ose të zhvendosni një ekzistues, hidhini një sy kësaj prone tregtare. Është një mundësi e jashtëzakonshme që ofron gjithçka që ju nevojitet për sukses. E vendosur në një nga zonat më strategjike dhe me kërkesë të lartë të Vlorës. Direkt në bulevardin kryesor të qytetit, në një lagje të madhe me një numër të madh banorësh. Përveç kësaj, ka një numër të madh vizitoresh e këmbësorësh. Pranë zonës historike, qendrës së qytetit dhe lungomares. Duke e bërë atë një biznes me potencial shumë të lartë gjithë vjetor si dhe sezonal.
Apartament 1+1 Per Shitje Ne Lungomare Vlore. Shfrytëzojeni mundësinë për të zotëruar një pjesë të bregdetit të mrekullueshëm të Vlorës dhe për të jetuar në një shtëpi pranë plazhit, në lagje të bukur dhe në një kompleks të ri rezidencial. Kjo pronë ju jep mundësinë të shijoni çdo ditë të jetës tuaj pamjen mbresëlënëse të perëndimit të diellit mbi gjirin e Vlorës.
Apartament 1+1 Per Shitje Ne Vlore Shqiperi. Ndodhet i pozicionuar perfekt ne zonen me te frekuentuar dhe atraktive te qytetit. Përballë detit në një nga komplekset më të reja rezidenciale, Oslo Residence. Me ndërtime cilësore për një jetesë komode. Këtu do të shijoni një pamje spektakolare të perëndimit të diellit dhe lindjeve të diellit mbi gjirin e Vlorës. Bëjeni tuajin!
Apartament 2+1 Për Shitje Në Radhime Vlorë, Në Jug Të Shqipërisë. I vendosur në një zonë strategjike, në vijën e parë të ndërtesave të vijes bregdetare të Radhimes. Me një pozicion të përsosur gjeografik, në mes të Rivierës Shqiptare. Vetëm pak minuta me makinë nga Vlora, Llogaraja, Himara, Dhermiu dhe Saranda. Një rezidencë krejt te re, ende në ndërtim e sipër, me një arkitekturë moderne, pishina dhe plazh privat. Një vend unik, i rrethuar nga gjelbërimi dhe prane çdo shërbimi të nevojshëm. Ofron një pamje mahnitese nga deti, stil jetese luksoze dhe një qetësi të pafundme. Bëjeni tuajin, është një mundësi e shkëlqyer investimi me potencial të lartë të ardhurash nga qeraja!