Hotel Luksoz Në Shitje Në Vlorë, Shqipëri. Kjo është një mundësi e rrallë për të blerë një hotel luksoz buzë detit në zonën më ekskluzive bregdetare të Vlorës - zona e Ujit të Ftohtë, e njohur gjerësisht si destinacioni më luksoz i qytetit. Gjithashtu më i kërkuari dhe i frekuentuari nga turistët ndërkombëtarë. Është një zonë e qetë dhe strategjike, e vendosur midis plazheve të Vlorës dhe Radhimës. Hoteli ka akses të drejtpërdrejtë privat në plazh, një avantazh kyç konkurrues në Rivierën Shqiptare. Ai ofron arredim dhe ambiente te brendshme të nivelit të lartë, kombinohet ne menyre perfekte eleganca bashkëkohore me luksin e përjetshëm. Gjithashtu nga çdo dhomë ofron një pamje mbresëlënëse të detit. Në gjendje të shkëlqyer, gati për t'u përdorur. Nxitoni dhe bëjeni tuajin!
Apartament Me Pamje Nga Deti Në Shitje Në Vlorë Shqipëri. Nëse jeni duke kërkuar një pronë të re për të investuar në një qytet të bukur bregdetar me potencial të madh të ardhurash nga qeraja ose thjesht jeni duke kërkuar shtëpinë tuaj të dytë pranë detit, mos kërkoni më tej. Ky apartament i ri është një mundësi që nuk duhet humbur! I vendosur në lagjen e qetë dhe prestigjioze të Ujit të Ftohtë, në një distancë të shkurtër në këmbë nga plazhi dhe lungomare 2. I rrethuar me të gjitha shërbimet e nevojshme dhe afër qendrës së qytetit. Me pishinë dhe zona private të gjelbëruara. Është një atraksion turistik me pamje natyrore marramendëse dhe lehtësisht e aksesueshme, por në të njëjtën kohë larg zhurmave të forta, ajrit të ndotur dhe vendeve te mbipopulluara me njerez.