Studio Me Pamje Nga Deti Në Shitje Në Palasë Vlorë, Shqipëri. E vendosur në bregdetin e Palasës, një pikë strategjike e Rivierës Shqiptare - pikërisht në mes të saj. Midis Vlorës dhe Sarandës, e ngjashme me ishujt grekë. Një rezidencë krejt e re e projektuar duke mbajtur ne mendje luksin, komoditetin, privatësinë dhe nje stil jetese elitar. Nga çdo cep do të shijoni një pamje të pandërprerë të detit dhe do të ndjeni flladin e tij të lehtë. Me një dizajn të rafinuar dhe arkitekturë elegante, në simfoni të përsosur me relievin natyror. Pa dyshim një potencial i fortë investimi, me kërkesë te larte për qera dhe vlerë afatgjatë. Me cdo gje qe Greqia mund t'ju ofrojë, por me një kosto shumë më të ulët, më shumë hapësirë dhe ekskluzivitet.
Apartament I Ri Në Shitje Në Vlorë Shqipëri. Ne kete pronë kombinohet vendndodhja primare me një atmosferë të qetë banimi. Afërsia e saj me qendrën e qytetit dhe atraksionet kryesore e bën atë një zgjedhje të shkëlqyer për këdo që kërkon të shijojë jetën në një nga qytetet bregdetare më të gjalleruara dhe të bukura të Shqipërisë. Në një distancë të shkurtër në këmbë nga bulevardi kryesor dhe zona e lungomares. Është ideale për familjet dhe çiftet që kërkojnë një jetë të përditshme sa me të lehtë dhe pa stres, të rrethuar nga të gjitha shërbimet e nevojshme. Gjithashtu një mundësi e zgjuar investimi për qera afatgjatë ose afatshkurtër. Bëjeni tuajin me një çmim të pakrahasueshëm!
Shtëpi Në Shitje Në Vlorë Shqipëri. Një mundësi e shkëlqyer për të bërë tuajin një apartament luksoz me një çmim të pabesueshëm, në një nga qytetet me rritjen më të shpejtë në Shqipëri dhe më të frekuentuar nga turistët vendas dhe ndërkombëtarë! E vendosur në një nga zonat strategjike, me te kërkuarat dhe më të preferuara të Vlorës. Vetëm 2 minuta larg qendrës së qytetit, zonës se lungomares dhe plazhit me rërë. E rrethuar me të gjitha shërbimet e nevojshme, vetëm një hap larg derës suaj. Ofron komoditet, aksesueshmeri, qetësi, privatësi dhe siguri. Është një mundësi që nuk duhet humbur pavarësisht nëse jeni duke kërkuar për një shtëpi pushimi apo një potencial të jashtëzakonshëm investimi për ta përdorur me Airbnb/Booking.
Apartament 1+1 Në Shitje Në Vlorë, Shqipëri. I vendosur në një nga zonat më të kërkuara, autentike dhe të qeta të Vlorës. Në qendrën historike, duke ofruar ekuilibrin e përsosur midis historisë, stilit të jetesës urbane dhe komoditetit të përditshëm. I rrethuar nga arkitektura unike dhe tradicionale e Perandorisë Italiane dhe Osmane. Gjithashtu në një distancë të shkurtër në këmbë me të gjitha shërbimet e nevojshme. Është një mundësi e shkëlqyer investimi për të gjithë ata që e duan stilin antik dhe gjallërinë e një qyteti bregdetar!
Apartament në katin përdhes në Qeparo, pjesë e kompleksit rezidencial Stone Village II. Vendndodhje e qetë bregdetare, shumë pranë detit dhe shëtitores. I përshtatshëm për shtëpi pushimi, banim të përhershëm ose investim. Ndërtim cilësor që garanton komoditet dhe vlerë afatgjatë.
Apartament duplex për shitje në Qeparo, pjesë e kompleksit rezidencial Stone Village II. Planimetri e bollshme në dy nivele me kopsht privat, ideale për familje ose pushime pranë detit. I përshtatshëm për banim ose investim imobiliar.
Apartament 1+1 Në Shitje Në Vlorë, Riviera Shqiptare. Një zgjedhje ideale për blerësit që kërkojnë potencial të lartë qeraje, rritje të kapitalit dhe një investim pa probleme në një treg bregdetar evropian gjithmone e në rritje. Pikërisht në qytetin e mrekullueshëm të Vlorës me shumë atraksione për të shijuar, bukuri natyrore dhe infrastrukturën e saj në përmirësim. Nuk është vetëm një qytet turistik, por edhe një qytet strategjik me portin e tij kryesor dhe aeroportin më të madh të Shqipërisë. Apartamenti është i pozicionuar në një nga zonat më të preferuara dhe të frekuentuara - në lungomare, pikërisht në vijën e dytë. Në fillim të zonës së ujit të ftohtë dhe i rrethuar me të gjitha fasilitetet kryesore.
Shtëpi Në Shitje Në Vlorë, Shqipëri. Përtej të qenit një shtëpi ideale për shkak të sipërfaqes së saj të vogël, ajo ofron gjithashtu një mundësi të shkëlqyer investimi me potencial të fortë të ardhurash nga qeraja. Duke marrë parasysh vendndodhjen e saj, në vijën e dytë të ndërtimeve në lungomare, në fillim të lagjes së qetë dhe prestigjioze, Uji i Ftohtë. Vetëm pak sekonda larg plazhit dhe në një distancë të shkurtër në këmbë me të gjitha shërbimet e nevojshme. Afërsia që ka me qendrën e qytetit dhe në të njëjtën kohë qetësia e bregdetit dhe mjedisit natyror. Mos mendoni dy herë dhe bëjeni tuajën!
Apartament Me Një Dhomë Gjumi Në Shitje Në Vlorë, Shqipëri. Ky apartament në katin e fundit me pamje të mrekullueshme nga deti është një zgjedhje ideale për investitorët që kërkojnë të dyja - një mundësi me potencial të lartë dhe një pronë të gatshme për përdorim të menjëhershëm, duke lejuar të ardhura direkte nga qeraja pa pasur nevojë për investime shtesë. Gjithashtu, ndodhet në zonën më të bukur dhe më të kërkuar të Vlorës, pikërisht në vijën e dytë të ndërtesave në lungomare. Vetëm disa sekonda larg plazhit dhe në një distancë të shkurtër nga qendra e qytetit. Megjithatë, në një zonë të qetë dhe plot gjelbërim. Nxitoni dhe bëjeni tuajin për një çmim të pakrahasueshëm!