Tokë Për Shitje Në Ksamil-Sarandë, Rajoni I Vlorës, Shqipëri. Një mundësi e rrallë për të zotëruar një truall të shkëlqyer toke në Ksamil, një nga destinacionet më të bukura bregdetare përgjatë Rivierës Shqiptare. I njohur për ujërat e tij kristalore, plazhet me rërë të bardhë, sharmin mesdhetar dhe qetësinë e tij. Ksamili është një destinacion kryesor si për turistët po ashtu edhe për investitorët që kërkojnë mundësi fitimprurëse në pasuri të paluajtshme. Është gjithashtu pjesë e zonës së Parkut Kombëtar të Butrintit, i mbrojtur për bukurinë e tij natyrore dhe trashëgiminë kulturore. Nxitoni dhe bëjeni tuajin!
Vilë E Re Me Pishinë Për Shitje Në Green Coast 2 Dhërmi, Rajoni I Vlorës, Shqipëri. Të jesh pjesë e Green Coast Residence do të thotë të investosh aty ku luksi takon detin dhe ku jeta private është pjesë e natyrës. E projektuar me kujdes duke pasur parasysh qetësinë, rehatinë dhe një stil jetese të bukur bregdetar. E vendosur pranë plazhit në Dhërmi, i njohur si xhevahiri i kurorës së Rivierës Shqiptare. Nëse jeni duke kërkuar per te gjitha në një - një vend pushimi, një investim per qera dhe shtëpinë tuaj të përhereshme pranë detit, kjo pronë është një zgjedhje ideale me një çmim të pakrahasueshëm!
Tokë E Ndërtueshme Për Shitje Në Vlorë, Borsh Riviera Shqiptare. Zgjedhje ideale për investitorët që kërkojnë një tokë ne bregdet me vendndodhje kryesore, vlerë afatgjatë dhe bukuri natyrore të pakrahasueshme për një çmim të pakrahasueshëm. Borshi është fshati më i vogël i Rivierës Shqiptare, por edhe më i rëndësishmi. Ka plazhin më të gjatë të pandërprerë në Shqipëri (rreth 7 km). Një vendpushim i qetë me pamje mahnitëse të detit dhe arkitekturë tradicionale te vecante. Një vend me fluks të vazhdueshëm turistik per gjatë verës, por me një numër të vogël strukturash akomodimi. Bëjeni tuajin, është një mundësi që nuk duhet humbur!
Tokë Për Shitje Në Rivierën Shqiptare – 3,500 m². Vija E Parë Nga Deti - Ideale Për Investim Dhe Ndërtim. Zbuloni një mundësi të rrallë investimi në një nga zonat bregdetare më piktoreske të Shqipërisë Jugore. Kjo tokë me pamje nga deti prej 3,500 m² për shitje në Porto Palermo, Himarë (Vlorë) ofron potencial të jashtëzakonshëm për zhvillim rezidencash banimi ose turistik.
E pozicionuar në vijën e parë nga plazhi, prona gëzon pamje të pandërprerë të detit dhe afërsi të drejtpërdrejtë me ujërat kristalore të Detit Jon. Toka është e përshtatshme për ndërtim, duke e bërë ideale për ndërtimin e vilave, hoteleve butike, rezidencave luksoze ose projekteve turistike miqësore me mjedisin.
Tokë E Ndërtueshme Në Shitje Në Radhime, Vlorë Riviera Shqiptare. A po kërkoni per një investim të shkëlqyer në zemër të Rivierës Shqiptare? Kjo pronë përfaqëson një mundësi ideale për investitorët dhe sipërmarrësit. Kombinim perfekt i bukurisë natyrore, vendndodhjes strategjike, potencialit të pakrahasueshëm të zhvillimit dhe zonës së favorshme per biznes. E pozicionuar vetëm pak minuta larg detit Jon dhe shëtitores kryesore, ajo ofron një pamje mahnitëse. Nxitoni dhe bëjeni tuajën!