Tokë E Ndërtueshme Për Shitje Në Vlorë, Borsh Riviera Shqiptare. Zgjedhje ideale për investitorët që kërkojnë një tokë ne bregdet me vendndodhje kryesore, vlerë afatgjatë dhe bukuri natyrore të pakrahasueshme për një çmim të pakrahasueshëm. Borshi është fshati më i vogël i Rivierës Shqiptare, por edhe më i rëndësishmi. Ka plazhin më të gjatë të pandërprerë në Shqipëri (rreth 7 km). Një vendpushim i qetë me pamje mahnitëse të detit dhe arkitekturë tradicionale te vecante. Një vend me fluks të vazhdueshëm turistik per gjatë verës, por me një numër të vogël strukturash akomodimi. Bëjeni tuajin, është një mundësi që nuk duhet humbur!
Tokë E Ndërtueshme Për Shitje Në Himarë, Rajoni i Vlorës, Riviera Shqiptare. A po kërkoni per një investim të shkëlqyer në zemër të Rivierës Shqiptare? Kjo pronë përfaqëson një mundësi të shkëlqyer për investitorët dhe sipërmarrësit. Kombinim perfekt i bukurisë natyrore, vendndodhjes strategjike, potencialit të pakrahasueshëm të zhvillimit dhe zonës së favorshme per biznes. E pozicionuar në shpatin e kodrës nga deti Jon, ajo ofron një pamje mahnitëse. Nxitoni dhe bëjeni tuajin!
Tokë Për Shitje Në Rivierën Shqiptare – 3,500 m². Vija E Parë Nga Deti - Ideale Për Investim Dhe Ndërtim. Zbuloni një mundësi të rrallë investimi në një nga zonat bregdetare më piktoreske të Shqipërisë Jugore. Kjo tokë me pamje nga deti prej 3,500 m² për shitje në Porto Palermo, Himarë (Vlorë) ofron potencial të jashtëzakonshëm për zhvillim rezidencash banimi ose turistik.
E pozicionuar në vijën e parë nga plazhi, prona gëzon pamje të pandërprerë të detit dhe afërsi të drejtpërdrejtë me ujërat kristalore të Detit Jon. Toka është e përshtatshme për ndërtim, duke e bërë ideale për ndërtimin e vilave, hoteleve butike, rezidencave luksoze ose projekteve turistike miqësore me mjedisin.