Apartament Luksoz Në Shitje Në Palasë Dhërmi, Vlorë Shqipëri. A po kërkoni per një investim ideal në zemër të Rivierës Shqiptare? Kjo pronë përfaqëson një mundësi të shkëlqyer për investitorët dhe sipërmarrësit. E vendosur në kodrat e Palasës, pjesë e Dhërmiut. Kombinim perfekt i bukurisë natyrore, vendndodhjes strategjike, potencialit të pakrahasueshëm të zhvillimit, qetësisë dhe zonës së favorshme per biznes për përdorime Airbnb/Booking. E pozicionuar në shpatin e kodrës me pamje nga deti Jon, ofron një pamje mahnitëse. Nxitoni dhe bëjeni tuajen!
Apartament 2+1 Per Shitje Ne Sarande. Apartamenti ka nje sallon me kuzhine, dy dhoma gjumi, nje tualet dhe nje ballkon me pamje nga deti Jon. Ofron nje ndertim me cilesi te larte per nje jete komode, duke e bere ate vendin e persosur per te blere shtepine tuaj te endrrave.
Tokë E Ndërtueshme Për Shitje Në Vlorë, Borsh Riviera Shqiptare. Zgjedhje ideale për investitorët që kërkojnë një tokë ne bregdet me vendndodhje kryesore, vlerë afatgjatë dhe bukuri natyrore të pakrahasueshme për një çmim të pakrahasueshëm. Borshi është fshati më i vogël i Rivierës Shqiptare, por edhe më i rëndësishmi. Ka plazhin më të gjatë të pandërprerë në Shqipëri (rreth 7 km). Një vendpushim i qetë me pamje mahnitëse të detit dhe arkitekturë tradicionale te vecante. Një vend me fluks të vazhdueshëm turistik per gjatë verës, por me një numër të vogël strukturash akomodimi. Bëjeni tuajin, është një mundësi që nuk duhet humbur!
Apartament 2+1 per Shitje ne Sarande me Pamje nga Deti. Gati per banim dhe perfekt si shtepi apo investim. Apartamenti eshte i bollshem dhe i ndricuar me drite natyrale. Pozicionuar ne nje zone me potencial te larte per qera pushimi. Ne afersi te bareve, restoranteve, dyqaneve te ndryshem per te ofruar komoditet maksimal.
Apartament 2+1 në Shitje – Kati i 3-të – Godinë e Re 5-Katëshe
Në shitje: një apartament 2+1 i planifikuar rishtas me ballkon, i vendosur në katin e 3-të të një ndërtese moderne banimi me 5 kate, aktualisht në proces ndërtimi. Apartamenti ofron një organizim të zgjuar dhe të rehatshëm, duke përfshirë një sallon të ndriçuar, dy dhoma gjumi, një banjë të dizajnuar mirë dhe një ballkon të këndshëm që shton hapësirë të përdorshme.
Projekti po ndërtohet me shumë kujdes ndaj cilësisë—duke përdorur materiale të qëndrueshme, dizajn bashkëkohor, izolim të mirë dhe një ashensor që do të funksionojë pas përfundimit të punimeve. Zona është e qetë, e sigurt dhe me lidhje të lehta me shërbimet kryesore dhe rrugët kryesore.
Ky apartament është vetëm për shitje, duke e bërë një zgjedhje të fortë për ata që kërkojnë një shtëpi të re ose një investim afatgjatë.
Për më shumë informacion ose për të organizuar një vizitë, ju lutemi kontaktoni.
Apartament Me Pamje Nga Deti Në Shitje Në Palasë-Dhermi, Vlorë Shqipëri. Nëse jeni duke kërkuar një vend të sigurt për të blerë shtëpinë tuaj të pushimeve, pranë detit ose jeni duke kërkuar per një investim të zgjuar, kjo pronë krejt e re në zonën e Palasës, pjesë e rajonit të Vlorës është zgjedhja ideale. Nëse gjithmonë keni ëndërruar për një apartament modern, të bukur dhe komod, të rrethuar nga natyra, pamje mbresëlënëse të detit dhe një atmosferë qetësie, ja ku është. Larg nga zhurma dhe stresi i jetës së qytetit, por megjithatë afër destinacioneve të tjera kryesore të Rivierës Shqiptare. Mos u mendoni dy herë, bëjini ëndrrat tuaja realitet dhe investoni në elegancën bregdetare të përjetshme!
Apartament 2+1 Per Shitje Ne Himare, Riviera Shqiptare. Kjo prone ende ne ndertim ndodhet ne zonen e plazhit te Potamit, pjese e qytetit te Himares. Një nga plazhet më të bukura dhe më të frekuentuara të Vlorës. I njohur për ujin e kristaltë të detit dhe për distancën e shkurtër me malet. Pranë çdo shërbimi të nevojshëm. Është një mundësi që nuk duhet humbur. Bëjeni atë tuajën dhe shijoni jetën në maksimum!
Apartament 1+1 Për Shitje Në Orikum Vlorë, Riviera Shqiptare. Përqafoni bukurinë e stilit të jetesës bregdetare shqiptare duke qenë pjesë e kësaj rezidence elegante, pranë plazhit dhe me një pozicion strategjik. Nëse jeni duke kërkuar per një shtëpi të përhershme, një vend per pushime apo një investim të zgjuar me kthim të lartë fitimi nga të ardhurat nga qeraja, ky apartament në vijën e parë është zgjedhja më e mirë që mund të bëni. Një zonë e qetë e rrethuar nga deti Jon, malet mahnitese dhe të gjitha fasilitetet urbane. Vetëm pak minuta larg qytetit të Vlorës dhe një pike kyçe për të kaluar për ne Rivierën Shqiptare. Është një mundësi që nuk duhet humbur!
Apartament 1+1 Për Shitje Në Square Village Dhërmi, Vlorë Shqipëri. Të jesh pjesë e rezidencës Square Village do të thotë të investosh aty ku luksi takon detin dhe ku jeta private eshte pjesë e natyrës. I projektuar me kujdes duke pasur parasysh qetësinë, komoditetin dhe një stil jetese të bukur bregdetar. I vendosur në vijën e dytë nga plazhi në Dhërmi, i njohur si kurora e Rivierës Shqiptare. Nëse jeni duke kërkuar për të gjitha në një - një vend pushimi, një investim per qera dhe shtëpinë tuaj të përhereshme pranë detit, ky apartament është një zgjedhje ideale me një çmim të pakrahasueshëm!