Apartament 2+2 Për Shitje Në Radhime Vlorë, Shqipëri. I pozicionuar në një lokacion kryesor të qytetit, në Radhime. Një zonë e qetë, e këndshme dhe e gjelbër e Vlorës, por megjithatë plot gjalleri dhe miqësore. Pranë plazhit, në një ndërtesë të re, elegante dhe e rrethuar nga të gjitha shërbimet thelbesore. Jo shumë larg nga vendet e tjera të Rivierës Shqiptare. Ky apartament luksoz ofron relaks, komoditet, pamje mahenitese të detit, standardin më të lartë të jetesës, privatësi dhe qetësi. Është një mundësi ideale investimi, pavarësisht nëse jeni duke kërkuar një shtëpi të përhershme pranë detit apo një vend per pushime. Nxitoni dhe bëjeni tuajin!
Apartament 2+1 per shitje ne Sarande me pamje nga deti. Gati per banim dhe perfekt si shtepi apo investim. Apartamenti eshte i bollshem dhe i ndricuar me drite natyrale. Pozicionuar ne nje zone me potencial te larte per qera pushimi. Ne afersi te bareve, restoranteve, dyqaneve te ndryshem per te ofruar komoditet maksimal.
Apartament 1+1 Për Shitje Në Green Coast Dhërmi, Vlorë, Shqipëri. Investimi në pasuri të paluajtshme mund të jetë një mënyrë e mirë për të siguruar të ardhmen tuaj financiare. Sidomos kur përfshin një vendndodhje strategjike dhe mahnitëse në të njëjtën kohë, si bregdeti i Shqipërisë. Green Coast Resort ofron një mundësi ideale për përdorime sezonale gjate veres ose për të jetuar gjatë gjithë vitit. Ka një ekuilibër të përsosur midis qëllimit të biznesit dhe një stili jetese luksoz dhe të qetë. I vendosur pranë plazhit, me pamje mahnitëse të maleve, në zemër të Rivierës Shqiptare, në harmoni me historinë e vjetër dhe jetesën moderne mesdhetare, gjithashtu klima e rajonit me kaq shumë ditë me diell është një favor i madh. Nxitoni dhe bëjeni tuajin për një çmim te rralle!
Apartament Buzë Detit Për Shitje Në Dhërmi, Rajoni i Vlorës, Shqipëri. Shfrytëzojeni rastin dhe bëjeni tuajin këtë apartament për shitje në Green Coast 2 për një çmim të pabesueshëm dhe provoni kombinimin perfekt të jetesës moderne, bukurisë natyrore dhe nje investim me potencial te larte për ta përdorur me Airbnb/Booking. Është një nga zhvillimet më prestigjioze rezidenciale jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë Rajonin e Mesdheut. Aktualisht në ndërtim e sipër, ky kompleks unik rezidencial është projektuar me arkitekturë bashkëkohore dhe materiale premium, duke u harmonizuar në mënyrë të përsosur me mjedisin natyror. Zona ofron akses të lehtë dhe të shpejt në shërbimet thelbësore dhe destinacione të tjera kyçe të Rivierës Shqiptare, duke ruajtur privatësinë dhe qetësinë.
Vile Per Shitje Ne Sarande. Kjo vile ndodhet e pozicionuar ne menyre ideale midis Sarandes dhe Ksamilit, duke ofruar nje vendndodhje qendrore. Prona ka tre dhoma gjumi, dy tualete dhe dy ballkone te bollshme. Perfshin edhe parking privat me hapesire per 2-3 makina. Vila perbehet nga dy kate, duke e bere ate nje mundesi te shkelqyer investimi.
Apartament Me Dy Dhoma Gjumi Për Shitje Në Dhërmi Vlorë, Në Jug Të Shqipërisë. Bëjeni çdo ditë të jashtëzakonshme duke qenë pjesë e Square Village Residence në Dhërmi. Zgjohuni me pamje panoramike të detit Jon dhe shijoni flladin e lehte dhe freskues të natyrës mesdhetare. E vendosur vetëm pak hapa larg plazhit, rezidenca siguron qetësi, ndërkohë që është pranë të gjitha shërbimeve thelbësore dhe lehtësisht të aksesueshme nga destinacione të tjera të njohura të Rivierës. Perfekte për të gjithë ata që janë të lodhur nga rrëmuja, zhurma e vazhdueshme, ajri i ndotur dhe jeta stresuese. Përveç kësaj, është një mundësi e shkëlqyer investimi me kthim të lartë të të ardhurave!
Pasuri Të Patundshme Për Shitje Në Green Coast Resort Në Palasë, Vlorë Shqipëri. Pse të investoni në Amalfi, kur mund të keni të njëjtën bukuri mesdhetare dhe të njëjtin stil jetese si në Rivierë — por me një kosto shumë më të ulët? Zgjidhni Green Coast Resort, një vend të mrekullueshëm ku deti takohet me malet dhe toka duket se prek qiellin. I pozicionuar në bregdetin e Palasës në zonën e Dhërmiut, zemra e Rivierës Shqiptare. Jo vetëm në një distancë të shkurtër nga destinacionet e tjera të rajonit, por edhe vetëm një fluturim i shkurtër nga qendrat kryesore të Evropës. Bregdeti i Vlorës dhe Green Coast Resort po rriten me shpejtësi në popullaritet dhe gjithashtu në vlerë në tregun e pasurive të patundshme, prandaj nxitoni dhe bëjeni këtë apartament tuajin. Këtu do të gjeni gjithçka që Amalfi mund t'ju ofrojë, por shumë më tepër privatësi, ekskluzivitet, qetësi, siguri dhe një stil jetese prestigjioz.
Pasuri Të Patundshme Për Shitje Në Vlorë, Shqipëri. Nëse jeni duke kërkuar një vend për pushime apo një shtëpi pranë detit për të jetuar per gjate gjithë vitit - ky apartament ofron gjithçka që i nevojitet një familjeje. Pjesë e Kamare Residence, e vendosur përballë detit Jon në zonën e Radhimës, Vlorë. Një nga destinacionet bregdetare më mahnitëse të Shqipërisë. Krijimi i kujtimeve të paharrueshme, relaksi, siguria dhe eksplorimi këtu janë diçka e padiskutueshme. I projektuar në detaje dhe i rrethuar me të gjitha facilitetet thelbësore, vetëm një hap larg derës suaj. Nga çdo cep i këtij apartamenti mund të shijoni pamje mbresëlënëse të pafundme të detit. Shfrytëzoni rastin dhe bëjeni tuajin!
Pasuri Te Patundshme Shqiptare Ne Shitje Ne Palase Tek Green Coast Residence. Ndodhet ne nje pozicion perfekt, te njohur si perla e Rivieres Shqiptare. Imagjinoni të jetoni në një shtëpi pranë plazhit dhe në një distancë të shkurtër nga malet, mes gjelbërimit dhe nuancave të blusë së ujit të kristaltë. Nuk është thjesht një imagjinatë, këtë mund ta gjeni në resortin prestigjioz modern Green Coast Village. Mos humbisni mundësinë për ta bërë tuajën këtë pronë luksoze, e cila do të jetë vendi juaj i preferuar për t'u fshehur dhe për të jetuar jetën në maksimum!