Me siguri, vendimi me i rendesishem per t'u marre gjate shitjes se nje prone, eshte zgjedhja e agjentit te duhur te shitjes dhe marketingut.
Gjate 10 viteve te fundit Albania Property Group ka shitur qindra shtepi, gje qe ka bere te mundur qe kompania te zhvilloje nje nivel shume te larte njohurish dhe eksperience.
Filozofia e kompanise ka qene gjithmone te fitoje besimin dhe respektin e komunitetit vendas duke krijuar reputacion per sherbimet e saj.
Kjo filozofi qendron ne themel te procesit te rekrutimit dhe te trajnimit.
Kemi punuar fort qe te krijojme nje ekip te perbere nga individe ambicioze qe punojne nen emrin e Albania Property Group. Te gjithe punonjesit jane trajnuar ne menyren e duhur per t'ju siguruar qe shtepia juaj te arrije potencialin maksimal.
Suksesi i programit te trajnimit dhe i dedikimit te stafit tone eshte i reflektuar ne rezultatin final, shitjet - referenca jone me e mire.
Manaxheret e pasurive te patundshme te Albania Property Group inspektojne ne detaje listimet e pronave te reja. Kjo ben te mundur qe te gjithe manaxheret te kene njohuri te thella per cdo prone dhe te mund te flasin me kompetence me bleresit potenciale.
Cdo kerkese manaxhohet ne menyre profesionale, duke minimizuar humbjen e kohes si per shitesin ashtu dhe per bleresin.
Te gjithe klientet tane vleresojne filozofine dhe fuqite e Albania Property Group. Shume prej tyre e shprehin kete vleresim duke bere vazhdimisht biznes me ne.
Njohuri mbi Produktin
Me mbi 10 vjet eksperience ne tregun Shqiptar te pasurive te paluajtshme, me qindra shitje te shtepive dhe apartamenteve, asnje agjenci tjeter e pavarur vendase nuk ka me teper njohuri mbi produktin sesa Albania Property Group.
Si perfitoni nga kjo?
Njohuria mbi produktin na jep mundesine te kuptojme potencialin maksimal te shtepise tuaj ne treg. Njohurite tona superiore mbi produktin na vendosin ne nje pozicion unik per te kuptuar vleren dhe potencialin e vertete te shtepise tuaj.
Percaktimi i sakte i vleres se prones tuaj eshte vertete nje perparesi. Ajo percaktohet duke vleresuar cfare eshte shitur ne ate zone, nga kerkesa dhe oferta ne nje kohe te caktuar, duke njohur trendet e tregut vendas, dhe nga ndergjegjesimi mbi ceshtje te komunitetit vendas, te mbeshtetura nga njohuri te perditesuara mbi dinamiken e bleresve. Databaza jone e perditesuar na lejon te nxjerrim statistika te shitjeve per 10 vitet e fundit, duke na mundesuar te paraqesim ne menyre te sakte zhvillimin e cdo zone.
Zgjedhja barazon rezultatin
Bleresit jane te terhequr nga Albania Property Group sepse ne ofrojme ne menyre te vazhdueshme opsionet me te mira te pronave te disponueshme permes faqeve te internetit te kompanise, portaleve shqiptare rreth pasurive te paluajtshme dhe gazetave vendase.
Ne forcojme marredheniet me bleresit potenciale duke prodhuar publikimet tona si "Coastal Living" dhe "Tirana properties" ne te cilat paraqesim listimet e reja ne tregjet respektive. Pa diskutim qe te gjithe bleresit preferojne te kene zgjedhje te shumta, dhe tek Albania Property Group, i sigurojme bleresve vendas dhe te huaj nje shumellojshmeri te larte te tyre.
Shitja e shtepise nuk eshte nje detyre problematike. Albania Property Group ka shitur shume prona, dhe ka zhvilluar nje menyre te thjeshte per t'ju ndihmuar gjate procesit qe con ne shitjen e shtepise tuaj. Me kalimin e viteve, kemi arritur ta thjeshtojme kete proces, dhe ne kete menyre, shitjesi, mund te perqendrohet ne aspekte te tjera.
Sic do ta shihni pasi te na keni zgjedhur si agjentet tuaj te shitjes dhe marketingut, ne bejme pjesen me te madhe te punes per ju - por ju leme juve ne kontroll.
SHITJA
8 hapa te thjeshte
Sherbimet e vecanta te Albania Property Group
Sherbimet e vecanta te Albania Property Group jane krijuar vetem per dobi te klienteve tane. Shume shites qe shesin permes zyrave tona na japin besimin e tyre per te maksimizuar prezantimin e prones para shitjes. Keto sherbime bejne te mundur qe prona te prezantohet ne menyren me te mire te bleresit potenciale, kjo con ne arritjen e cmimit me te mire te shitjes.
Sherbimet e ofruara perfshijne
Plani yne 8 hapesh i zbatuar nga manaxheret tone me experience te pasurive te paluajtshme kane prodhuar gjithmone rezultate te shkelqyera per qindra kliente.
Reklamimi me Albania Property Group
Property Group ka krijuar divizionin e vet te reklamimit per te kontrolluar te gjitha printimet dhe kerkesat per nje fushate shitjesh te suksesshme.
Te gjitha materialet mediatike, broshura, prezantimet video, website, jane te pergatitura dhe te kontrolluara nga stafi yne. Ne kete menyre ju sigurojme standartet me te larta profesionale me kosto minimale.
Fushata reklamuese e Albania Property Group do t’i jape prones tuaj avantazh konkurrues; duke bere te mundur qe prona juaj te dallohet nga prona te tjera konkurruese per shitje.