Apartament per shitje ne plazh, ne jug te qytetit turistik te Durresit. Vetem 10 metra larg nga reres,kompleksi ofron pamje te mahnitshme perreth. Nje kompleks i kendshem, i organizuar shume mire vetem pak metra nga deti. Restorante ne afersi, te specializuar ne kuzhinen tradicionale shqiptare dhe ate italiane.
Durresi perfaqeson nje nga qytetet kryesore te vendit qe terheq fluksin me te madh turistik ne vend, duke arritur shifrat e 200 mije pushuesve nga e gjithe Evropa.Me nje bregdet prej 6 km te gjate dhe 180 m te gjere, dhe me nje pozite gjeografike mjaft te lakmueshme, Durresi ofron variacione te mrekullueshme pushimi.Gjithashtu, ky qytet eshte nje destinacion interesant edhe per turizmin historik.
Ju mund te vizitoni Amfiteatrin, i cili eshte nje nga me te medhenjte ne ballkan,Muzeun arkeologjik,Forumin Romak etj.