Apartament me nje Dhome Gjumi ne Shitje tek Perla Resort ne Gjirin e Lalzit. Kjo zone eshte e njohur per brigjet e saj te virgjera dhe shume te bukura. Me pak se 45 minuta nga aeroporti Nderkombetar i Tiranes. Pamje magjepsese te malit Dajtit, resorti ku ndodhet apartamenti ne shitje, eshte pozicionuar ne menyre te tille qe te rrise popullaritetin dhe rendesine nderkombetare.Ky apartament eshte nje investim i zgjuar duke ditur rritjen e kerkesave sidomos te europianeve per te investuar apo kaluar pushimet ne fshatin e bukur turistik te Gjirit te Lalzit.
Apartamenti ne shitje eshte pjese Perla Resort, i cili nen menaxhimin e specialisteve nderkombetar te fushes,ofron sherbime luksoze me 5 yje,duke u bere nje nga destinacionet me te kerkuara ne Mesdheun lindor.Kohet e fundit rritja e kerkesave te te huajve kryesishte europianeve per te kaluar pushimet dhe madje per te investuar ne fshatin turistik te Gjirit te Lalzit,e ben blerjen e ketij apartmaneti nje super investim te zgjuar me perfitim te madh ne kohe.
Me nje plazh privat prej 300m perpara resortit dhe me nje siperfaqe ndertimi 200,000m2, fshati turistik do te ndertohet me densitet te ulet 25% dhe blloqet e apartamenteve do te jete te uleta, me lartesi ndertimi maksimal prej 4 katesh.
RRETH QYTETIT TE DURRESIT
Durrësi është qyteti i dytë më i madh në Shqipëri. Qyteti ka mbi 200,000 banorë dhe njëkohësisht është qendra e prefekturës dhe qarkut të Durrësit. Është një nga qytetet më të lashtë dhe më të rëndësishëm ekonomikë të Shqipërisë. Durrësi mund të krahasohet me qytetet më të mëdha të Mesdheut të lashtë dhe mesjetar. Qyteti Dyrrah u ndërtua nga Ilirët Taulantë, dallëndyshasit në shekujt XIII-XI p.K. Banorët e parë të Dyrrahut, para ilirëve të quajtur protoilir, pellazgë, ngritën në rrethinat e këtij qyteti, vendbanimet e para parahistorike.Sipas autorëve të lashtë, ky qytet u themelua nga dy mbretër me origjinë ilire të quajtur Dyrrah dhe Epidamn. Dëshmi e zhvillimit të tregtisë janë monedhat prej bronzi e argjendi që janë prerë në Dyrrah. Ndërsa për lulëzimin urban dëshmon mozaiku i një dyshemeje, i quajtur Bukuroshja e Durrësit. Nga shekulli I-III e.s. qyteti i Dyrrahut përjetoi një periudhë lulëzimi, u bë qendër dhe porti kryesor i brigjeve të Adriatikut lindor.Durrësi është e vendosur në brigjet e detit Adriatik, rreth 30 kilometra (në vijë të drejtë) në perëndim të Tiranës. Sot, qyteti përhapet jashtë në vendbanimet e ndërtimeve në fushën nga lindja. Vendi është mjaft i ulët në jug në gjirin e Durrësit.