
























I menaxhuar teresisht nga nje operator nderkombetar turistik, Lalzi Bay Resort & Spa ofron sherbime me 5 yje, lluks unik, duke u bere nje nga destinacionet me te kerkuara ne Mesdheun lindor.
Me nje plazh privat prej 300m perpara resortit dhe me nje siperfaqe ndertimi 200,000m2, fshati turistik do te ndertohet me densitet te ulet 25% dhe ndertesat do te jete te uleta, me lartesi ndertimi maksimal prej 4 katesh.
Gjiri i Lalzit eshte nje nga zonat e plazhit me te mira ne Shqiperi. Ndodhet ne veri te qytetit te Durresit, vetem 30 minuta larg kryeqytetit dhe aeroportit nderkombetar te Shqiperise.
Sigurisht eshte duke u shenderruar ne nje destinacion perfekt per investitoret e pasurive te patundshme te cilet preferojne te jene sa me afer qyteteve te medha dhe aeroportit.
Gjate sezonit te veres eshte zona me e kerkuar per qiramarresit. Duke qene se ndodhet afer kryeqytetit sezoni i plazhit ketu eshte me i gjate se ne qytetet e tjer bregdetare te Shqiperise. Nje numer i madh i te huajve qe jetojne ne Tirane preferojne te shkojne per pushime te shkurtra ne plazhet e gjirit te Lalzit.
RRETH QYTETIT TE DURRESIT
Durrësi është qyteti i dytë më i madh në Shqiperi. Qyteti ka mbi 200,000 banorë dhe njëkohësisht është qendra e prefekturës dhe qarkut te Durresit. Është një nga qytetet më të lashtë dhe më të rëndësishëm ekonomikë të Shqipërisë. Durrësi mund të krahasohet me qytetet më të mëdha të Mesdheut të lashtë dhe mesjetar. Ndërsa për lulëzimin urban dëshmon mozaiku i një dyshemeje, i quajtur Bukuroshja e Durresit. Nga shekulli I-III e.s. qyteti i Dyrrahut përjetoi një periudhë lulëzimi, u bë qendër dhe porti kryesor i brigjeve të Adriatikut lindor. Durrësi është e vendosur në brigjet e detit Adriatik, rreth 30 kilometra (në vijë të drejtë) në perëndim të Tiranes. Sot, qyteti përhapet jashtë në vendbanimet e ndërtimeve në fushën nga lindja. Vendi është mjaft i ulët në jug në gjirin e Durrësit.
Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj të shfletimit, për të ofruar përmbajtje të personalizuar dhe për të analizuar trafikun tonë. Duke klikuar "Prano të Gjitha", ju pranoni përdorimin tonë të cookies.