Apartament Per Shitje Ne Green Coast 2, Dhermi Vlore Shqiperi


Apartament Buzë Detit Për Shitje Në Dhërmi, Rajoni i Vlorës, Shqipëri. Shfrytëzojeni rastin dhe bëjeni tuajin këtë apartament për shitje në Green Coast 2 për një çmim të pabesueshëm dhe provoni kombinimin perfekt të jetesës moderne, bukurisë natyrore dhe nje investim me potencial te larte për ta përdorur me Airbnb/Booking. Është një nga zhvillimet më prestigjioze rezidenciale jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë Rajonin e Mesdheut. Aktualisht në ndërtim e sipër, ky kompleks unik rezidencial është projektuar me arkitekturë bashkëkohore dhe materiale premium, duke u harmonizuar në mënyrë të përsosur me mjedisin natyror. Zona ofron akses të lehtë dhe të shpejt në shërbimet thelbësore dhe destinacione të tjera kyçe të Rivierës Shqiptare, duke ruajtur privatësinë dhe qetësinë. 

 

Apartament 1+1 Për Shitje Në Dhërmi Vlorë, Jugu I Shqipërisë

  • Sipërfaqja totale - 98,23 m²
  • Sipërfaqja e përbashkët - 26,75 m²
  • Sipërfaqja e apartamentit - 71,48 m²
  • Dhomë ndenjeje
  • Kuzhinë
  • Një dhomë gjumi
  • Një banjo
  • I vendosur në katin e parë
  • Ndërtimet do të përfundojnë deri në vitin 2027
  • Një vend parkimi i përfshirë në çmimin e shitjes
  • Një destinacion gjithë vjetor ku malet takohen me detin dhe jeta e përditshme bëhet bashkë me atmosferën e pushimeve
  • Një ide e bukur dhe unike "një fshat i vogël i rrethuar brenda fshatit Drymades", i cili ofron jo vetëm një arratisje sezonale verore, por edhe një jetesë tipike mesdhetare gjatë gjithë vitit
  • Zonë lehtësisht e aksesueshme, vetëm një udhëtim i shkurtër me makinë nga vende të tjera të Shqipërisë Jugore
  • Dërmiu ofron kombinimin perfekte të sharmit tradicional të fshatit prej guri me klubet moderne të plazhit, restorantet e shkëlqyera dhe jetën e natës plot gjallëri
  • Pse të investoni në Green Coast Residence?
    • Vendndodhje strategjike
    • Cilësi e lartë ndërtimi
    • Investim i sigurt me kthim të shpejtë fitimi
    • Një vend me çmime në rritje në tregun e pasurive të paluajtshme
    • Program qeraje dhe menaxhim pronash
    • Klimë dhe një vendndodhje ndryshe nga çdo tjetër
  • Shërbimet e përfshira në resort:
    • Shëtitore përgjatë bregut të detit
    • Dyqane të ndryshme,markete, farmaci - qendër shëndetësore, qendër estetike
    • Bar dhe restorant
    • Palestër dhe qendër fitnesi
    • Kënd lojrash për fëmijë dhe klub sportiv
    • Qendër kulturore
  • 3 minuta në këmbë nga plazhi
  • 10 minuta nga Parku Kombëtar i Llogarasë
  • 20 minuta nga Himara
  • 50 minuta nga Vlora, qyteti më i madh i jugut të Shqipërisë
  • 1 orë nga Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës
  • 2 orë nga Saranda, qyteti më i vogël turistik i Shqipërisë





Similar Listings