Apartament Me Pamje Nga Deti Per Shitje Ne Radhime Vlore Shqiperi


Apartament 2+2 Për Shitje Në Radhime Vlorë, Shqipëri. I pozicionuar në një lokacion kryesor të qytetit, në Radhime. Një zonë e qetë, e këndshme dhe e gjelbër e Vlorës, por megjithatë plot gjalleri dhe miqësore. Pranë plazhit, në një ndërtesë të re, elegante dhe e rrethuar nga të gjitha shërbimet thelbesore. Jo shumë larg nga vendet e tjera të Rivierës Shqiptare. Ky apartament luksoz ofron relaks, komoditet, pamje mahenitese të detit, standardin më të lartë të jetesës, privatësi dhe qetësi. Është një mundësi ideale investimi, pavarësisht nëse jeni duke kërkuar një shtëpi të përhershme pranë detit apo një vend per pushime. Nxitoni dhe bëjeni tuajin! 

Pasuri Të Patundshme Për Shitje Në Vlorë Shqipëri, Në Zonën E Plazhit Të Radhimës, Pikërisht Në Vijën E Parë Të Ndërtimit

  • Sipërfaqja totale - 95,98 m²
  • Sipërfaqja e përbashkët - 15,48 m²
  • Sipërfaqja e apartamentit - 80,50 m²
  • Dhomë ndenjeje
  • Kuzhinë
  • Dy dhoma gjumi
  • Dy banjo
  • Ballkon me pamje nga deti
  • I bollshëm, plot dritë natyrale, me një planimetri të mirë menduar dhe gati për ta arreduar sipas dëshirës
  • I vendosur në katin e 2-të
  • 5 kate në rezidencë
  • Ashensor në ndërtesë
  • Ndërtesë e re me arkitekturë moderne
  • Ndërtime me cilësi të lartë për një jetesë komode
  • Pishinë e brendshme dhe e jashtme
  • Restorant, zona të gjelbëruara, hotel dhe spa
  • Një projekt unik dhe elitar që ofron një investim të sigurt dhe një stil jetese luksoz
  • Zonë e bukur, e qetë dhe e organizuar mirë
  • Pranë rrugës, ofron aksesueshmeri teper të lehtë për kembesoret dhe mjetet e transportit
  • Bare, restorante, furra buke, markete dhe dyqane të ndryshme aty prane
  • Një nga zonat më të preferuara nga banorët vendas si dhe investitorët e huaj për të jetuar, investuar dhe për pushime verore
  • Mundësi e shkëlqyer investimi për të gjithë ata që duan ta ofrojnë me Airbnb/Booking
  • Vende parkimi publike + mundësi për të blerë një garazh
  • Pranë plazhit
  • 15 minuta nga qyteti i Vlorës
  • 25 minuta nga qafa e Llogorasë
  • 40 minuta nga Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës
  • 1 orë nga Himara
  • 2 orë nga Saranda dhe Ksamili





Similar Listings