Apartament 2+1 Për Shitje Në Vlorë Shqipëri


Apartamente Për Shitje Në Vlorë Shqipëri. Po mendoni se cili do të ishte vendi ideal për pushime dhe për të pasur një shtëpi të dytë pranë detit? Qyteti i Vlorës në Shqipëri - pjesë e Rajonit Mesdhetar, është një zgjedhje që nuk do t'ju zhgënjejë. Një qytet bregdetar plot jete, ku detet Adriatik dhe Jon bashkohen me pamjet e tyre mahnitëse, i rrethuar nga malet e larta dhe kodra te vogla plot gjelbërim. Një destinacion historik dhe modern me shumë vende kulturore që perfaqsojne historinë e vjetër së bashku me lungomare-n e saj mahnitëse, investimet premium dhe stilin e jeteses luksoz. Gjithashtu një vend miqësor për familjet, mikpritës dhe i sigurt. Qendra e Rivierës Shqiptare, kështu që jeni vetëm pak minuta larg destinacioneve të tjera. Nuk ka dyshim se do të fitojë zemrën tuaj në një kohë fare të shkurtër. Bëjeni tuajin këtë apartament të ri dhe krijoni kujtime të paharrueshme me familjen tuaj! 

 

Apartament Me Pamje Nga Deti Për Shitje Në Vlorë Shqipëri

  • Sipërfaqja totale - 126 m²
  • Sipërfaqja e apartamentit 98 m²
  • Sipërfaqja e verandës - 28 m²
  • Dhomë ndenjeje
  • Kuzhinë
  • Dy dhoma gjumi
  • Një banjo
  • Një verandë e madhe me pamje nga deti dhe mali, perfekte për t'u çlodhur dhe për të shijuar kohën me familjen dhe miqtë tuaj
  • Ndodhet në katin e 3-të
  • Ashensor në ndërtesë
  • Ndërtime me cilësi të lartë për një jetesë komode
  • Rezidenca do të përfundojë deri në fund të vitit 2026
  • Apartamenti do të shitet me pllakat e dyshemes të shtruara, dyer të brendshme dhe banjon të përfunduar - sipas standardeve të ndertuesit
  • Lagje e bukur dhe e organizuar mirë
  • Bare, restorante, furra buke, markete dhe dyqane të ndryshme aty prane - të gjitha në nje distancë të shkurtër në këmbë
  • Këtu do të gjeni privatësi, siguri, komoditet dhe qetësi
  • Një nga zonat më të preferuara nga banorët vendas si dhe investitorët e huaj për të jetuar dhe për shetitje te shkurta
  • Mundësi e shkëlqyer investimi për të gjithë ata që duan ta ofrojnë atë me Airbnb/Booking
  • Mundësi për të blerë një garazh me një çmim shtesë (25.000 €)
  • 2 minuta nga plazhi
  • 10 minuta nga qendra e qytetit
  • 15 minuta nga zona historike
  • 20 minuta nga plazhet e Radhimës dhe Orikumit
  • 25 minuta nga Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës
  • 1 orë e 45 minuta nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës





Similar Listings