Shtëpi Njëkatëshe Me Oborr Privat Dhe Pamje Nga Deti Në Shitje Në Babicë Të Madhe Vlorë, Shqipëri. Nëse jeni duke kërkuar një shtëpi private në periferi të qytetit me një pamje panoramike, mos kërkoni më tej. Ne kemi një mundësi të shkëlqyer për t'ju ofruar me një çmim të pabesueshëm. E vendosur në një zonë të qetë të Vlorës. Një fshat me shumë gjelbërim, me strukture urbane dhe me të gjitha shërbimet e nevojshme. Vetëm 20 minuta larg qendrës së qytetit. Ka një oborr të rrethuar me një pamje të mrekullueshme nga deti. Nxitoni dhe bëjeni tuajin!
Tokë Për Shitje Në Ksamil-Sarandë, Rajoni I Vlorës, Shqipëri. Një mundësi e rrallë për të zotëruar një truall të shkëlqyer toke në Ksamil, një nga destinacionet më të bukura bregdetare përgjatë Rivierës Shqiptare. I njohur për ujërat e tij kristalore, plazhet me rërë të bardhë, sharmin mesdhetar dhe qetësinë e tij. Ksamili është një destinacion kryesor si për turistët po ashtu edhe për investitorët që kërkojnë mundësi fitimprurëse në pasuri të paluajtshme. Është gjithashtu pjesë e zonës së Parkut Kombëtar të Butrintit, i mbrojtur për bukurinë e tij natyrore dhe trashëgiminë kulturore. Nxitoni dhe bëjeni tuajin!
Shtëpi private Me Dy Kate Për Shitje Në Vlorë, Riviera Shqiptare. Jeni të lodhur nga të jetuarit në një apartament të vogël dhe shumë të stresuar nga zhurma e vazhdueshme e jetës së qytetit? Hidhini një sy kësaj shtëpie private. E vendosur në një nga zonat më të kërkuara të Vlorës, në kodrën e qetë të Ujit të Ftohtë. Në një distancë të shkurtër nga lungomarja dhe qendra e qytetit, gjithashtu afër çdo shërbimi të nevojshëm. Me pamje mbresëlënëse nga deti, kopshti i saj i madh plot me gjelbërim dhe ajrin e pastër, ajo ofron si komoditet po ashtu edhe një pjese natyre. Bëjeni tuajën, është një mundësi që nuk duhet humbur!
Prona Per Shitje Ne Vlore, Riviera Shqiptare. Ndodhet i pozicionuar perfekt, ne zonen e Kuzum Babase. E cila është e vetmja kodër brenda ne qytet, duket si një ballkon natyral plot gjelbërim. Gjithashtu ofron një pamje të plotë të qytetit të Vlorës dhe një pamje të mrekullueshme të detit. Këtu do të gjeni privatësi, qetësi dhe komoditet. Në një distancë të shkurtër nga zona historike dhe afër çdo shërbimi të nevojshëm. Mos e humbisni rastin, bëjeni tuajin!
Pasuri Te Patundshme Ne Shitje Ne Vlore Shqiperi. Ndodhet ne zonen e plazhit te vjeter, nje nga pjeset me te kerkuara dhe me te qeta te Vlores. Një lagje e organizuar mirë e cila siguron një mënyrë jetese të qetë larg zhurmave urbane dhe në të njëjtën kohë në një distancë të shkurtër nga qendra e qytetit. I rrethuar me te gjitha sherbimet e nevojshme gjithashtu prane plazhit dhe shetitores se re te qytetit. E përkryer për të gjithë ata që kërkojnë privatësi dhe qetësi.
Shtëpi Private Për Shitje Në Vlorë, Shqipëri. E vendosur në një lagje të qetë, e përbërë vetëm nga shtëpi private dhe vila. E lidhur mirë me pjesët e tjera të qytetit dhe prane të gjitha fasiliteteve urbane. Vetëm një distancë e shkurtër me makinë nga qendra e qytetit dhe lungomarja. Një ndërtesë e re me një arkitekturë te kendeshme, dy veranda të mëdha dhe një kopsht të vogël. Perfekt për t'u relaksuar dhe për të shijuar kohën me familjen dhe miqtë tuaj. Shtëpia e ëndrrave tuaja po ju pret, nxitoni dhe projektoheni e arredoni atë siç e keni imagjinuar gjithmonë.
Prona Komerciale Per Shitje Ne Vlore Shqiperi. Nëse jeni duke kërkuar për një pronë të bollshme për të investuar dhe për të hapur aktivitetin tuaj të biznesit, hidhini një sy opsioneve tona. Ndodhet ne nje lokacion primar, buze rruges kryesore te qytetit. Një zonë e lidhur mirë me pjesët e tjera të Vlorës dhe me një numër të madh banorësh. Në një distancë të shkurtër nga qendra e qytetit dhe afër zonës historike. Është një mundësi që nuk duhet humbur!