Studio E Re Për Shitje Në Vlorë, Shqipëri. Kjo është një mundësi e rrallë për të hyrë në tregun luksoz bregdetar në një qytet që po bëhet një nga destinacionet më të përfolura të Mesdheut, Vlora. Gjithashtu më i madhi dhe më i bukuri në Rivierën Shqiptare. Pavarësisht nëse po plotesoni portofolin tuaj të investimeve në pasuri të paluajtshme apo po kërkoni një vend per pushime për përdorime personale, kjo studio ofron risk të ulët, kthim të lartë në një treg në zhvillim dhe një çmim të pakrahasueshëm. Kombinim perfekt i arkitekturës moderne, pamjeve panoramike, qetësisë, aksesueshmërisë dhe stilit të jetës plot gjallëri. Vetëm pak minuta larg plazhit, pranë lungomare 3 dhe afër qendrës së qytetit.
Apartament Për Shitje Në Vlorë, Riviera Shqiptare. Përtej të qenit një shtëpi ideale për shkak të sipërfaqes së saj të vogël, ajo ofron një mundësi të shkëlqyer investimi për një çmim të pakrahasueshëm. E vendosur në një nga zonat më të kërkuara dhe panoramike të qytetit. Në zonën e Ujit të Ftohtë, pranë plazhit dhe lungomares,ne një distancë e shkurtër me makinë nga qendra e qytetit dhe e rrethuar me të gjitha shërbimet e nevojshme, vetëm një hap larg derës suaj. Perfekt për të gjithë ata që kërkojnë qetësi dhe privatësi. Në një ndërtesë të re dhe gati për t'u arreduar sipas dëshirës!
Garsoniere Në Shitje Në Radhime Vlorë, Në Jug Të Shqipërisë. I vendosur në një zonë strategjike, në vijën e parë të ndërtesave të vijes bregdetare të Radhimes. Me një pozicion të përsosur gjeografik, në mes të Rivierës Shqiptare. Vetëm pak minuta me makinë nga Vlora, Llogaraja, Himara, Dhermiu dhe Saranda. Një rezidencë krejt te re, ende në ndërtim e sipër, me një arkitekturë moderne, pishina dhe plazh privat. Një vend unik, i rrethuar nga gjelbërimi dhe prane çdo shërbimi të nevojshëm. Ofron një pamje mahnitese nga deti, stil jetese luksoze dhe një qetësi të pafundme. Bëjeni tuajin, është një mundësi e shkëlqyer investimi me potencial të lartë të ardhurash nga qeraja!
Apartament 1+1 Për Shitje Në Vlorë, Shqipëri. Bëjeni këtë apartament tuajin dhe investoni në tregun e pasurive të patundshme të Vlorës, më i kërkuari në të gjithë rajonin. Tani në fazën e tij të lulëzimit, duke ofruar bukuritë e pamohueshme të Rivierës Mesdhetare. Por me çmime shumë më të përballueshme, taksa të ulëta dhe kosto të ulët jetese sesa vendet e tjera të rajonit. I vendosur në zonën prestigjioze të Ujit të Ftohtë. I njohur për pamjet e mrekullueshme të detit, plazhet kristalore, investimet premium, qetësinë, komoditetin dhe potencialin e fortë të rendimentit të qerasë.
Apartament 1+1 Për Shitje Në Novoselë Vlorë, Shqipëri. Nëse jeni duke kërkuar një apartament të ri në një zonë të qetë, të gjelbëruar, pa trafik të rënduar, zhurma të vazhdueshme dhe ajër të ndotur - ne kemi një mundësi të shkëlqyer për t'ju ofruar. Ndodhet në fshatin Novoselë me një pozicion strategjik gjeografik, midis Vlorës dhe rrethit të Fierit. Larg nga zhurma dhe rremuja e jetës se qytetit, por afer të gjitha faciliteteve urbane. Pranë plazhit dhe vetëm pak minuta larg nga Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës. Nxitoni dhe bëjeni tuajin për një çmim të pakrahasueshëm!