Në Shitje – Apartament 2+1 me Ballkon – Kati i 2-të – Nën Ndërtim
Në shitje: një apartament 2+1 i projektuar mirë me ballkon, i vendosur në katin e dytë të një godine banimi 5-katëshe që është në zhvillim e sipër. Apartamenti ofron një planimetri funksionale me një sallon të bollshëm, dy dhoma gjumi komode, një banjë dhe një ballkon të këndshëm ideal për relaksim.
Ndërtesa është aktualisht në ndërtim dhe po zhvillohet sipas standardeve moderne, duke përfshirë fasadë cilësore, izolim termik dhe akustik, si dhe një ashensor që do të jetë plotësisht funksional pas përfundimit. Lagjja është e qetë, në zhvillim dhe me akses të lehtë në rrugët kryesore dhe shërbimet e përditshme.
Prona është e përshtatshme si për banim ashtu edhe për investim.
Për më shumë informacion ose një vizitë në terren, mos hezitoni të kontaktoni.
Apartament 2+1 Per Shitje Ne Sarande. Apartamenti ka nje sallon me kuzhine, dy dhoma gjumi, nje tualet dhe nje ballkon me pamje nga deti Jon. Ofron nje ndertim me cilesi te larte per nje jete komode, duke e bere ate vendin e persosur per te blere shtepine tuaj te endrrave.
Apartament ne Shitje ne Prive 2 Resort Kepi i Rodonit
Ky apartament i mrekullueshëm ka gjithçka qe ju nevojitet per nje qendrim komod dhe me pamje të jashtezakonshme. I vendosur brenda resortit prestigjioz Prive 2, ky apartament luksoz permban nje dhome gjumi te bollshme dhe nje sallon te stiluar me shije. Nga ana tjeter, ballkoni ofron nje arratisje mes bukurise se natyres.
Apartament 1+1 Për Shitje Në Lungomare Vlorë, Shqipëri. I vendosur në një zonë panoramike dhe prestigjioze të qytetit, në vijën e dytë të ndërtesave në lungomare. Gjithashtu më i preferuari dhe më i frekuentuari per gjatë gjithë vitit nga turistët dhe investitorët vendas e ndërkombëtarë. Vetëm pak sekonda larg plazhit dhe me gjithçka që ju nevojitet në majë të gishtave tuaj. Një zgjedhje ideale për një vendbanim të përhershëm, si dhe një mundësi e shkëlqyer investimi me potencial të lartë për të ardhura nga qeraja!
Apartament studio në shitje në Sarandë, Shqipëri. Studio në shitje me një dhomë gjumi, një banjo dhe një ballkon të bollshëm me pamje të plotë nga deti. Apartamenti ka cilësi të lartë ndërtimi. Kjo zonë ofron gjithçka që ju nevojitet si plazh privat, pishinë private, kafene, bare, restorante dhe çdo shërbim tjetër.
Apartament 1+1 Për Shitje Në Radhime Vlorë, Në Jug Të Shqipërisë. Një pronë ku qetësia, rehatia, privatësia, freskia e natyrës dhe deti Jon bëhen pjesë e jetës suaj të përditshme. E vendosur në një rezidencë të re në zonën e Radhimes, vetëm 2 minuta në këmbë larg nga plazhi dhe e rrethuar me të gjitha shërbimet e nevojshme. Në një distancë të shkurtër me makinë nga Vlora, por larg stresit të jetës së qytetit dhe zhurmave të vazhdueshme. Ofron një pamje mbresëlënëse të detit. Vendi perfekt për të blerë shtëpinë e ëndrrave tuaja dhe një mundësi e shkëlqyer investimi!
Apartament 2+2 Në Shitje Në Lungomare Vlore, Riviera Shqiptare. I vendosur në një pozicion perfekt në një nga zonat më të kërkuara dhe të bukura të Vlorës. Në rreshtin e tretë të ndërtesave në lungomare. Afër qendrës së qytetit, në një distancë të shkurtër në këmbë nga plazhi dhe i rrethuar me të gjitha shërbimet e nevojshme. Është një mundësi e shkëlqyer investimi për të gjithë ata që duan të fitojnë të ardhura nga qeraja dhe ta përdorin atë për Airbnb/Booking, si dhe për qera afatgjatë!