Apartament 1+1 Ne Green Coast Village. Ky resort modern ndodhet ne plazhin e mrekullueshem te Palases, Dhermi. Ka nje pozicion perfekt midis ujit te kristalte dhe pamjeve fantastike te malit nga pas. Apartament kane pamje deti dhe shijojne ndricim natyral.
Apartament Me Një Dhomë Gjumi Në Shitje Në Vlorë, Shqipëri. Ky apartament në katin e fundit me pamje të mrekullueshme nga deti është një zgjedhje ideale për investitorët që kërkojnë të dyja - një mundësi me potencial të lartë dhe një pronë të gatshme për përdorim të menjëhershëm, duke lejuar të ardhura direkte nga qeraja pa pasur nevojë për investime shtesë. Gjithashtu, ndodhet në zonën më të bukur dhe më të kërkuar të Vlorës, pikërisht në vijën e dytë të ndërtesave në lungomare. Vetëm disa sekonda larg plazhit dhe në një distancë të shkurtër nga qendra e qytetit. Megjithatë, në një zonë të qetë dhe plot gjelbërim. Nxitoni dhe bëjeni tuajin për një çmim të pakrahasueshëm!
Apartament 2+1 Për Shitje Në Lungomare Vlorë, Shqipëri. I vendosur në një nga zonat më të bukura të Vlorës, pikërisht në shëtitore, ofron një verandë të madhe që mund ta dizajnoni sipas dëshirës, duke shijuar pamje mahnitëse të detit. Është plotësisht i mobiluar dhe i pajisur me gjithçka që ju nevojitet për një qëndrim të rehatshëm, gati për t'u banuar. Ndërtesa është gjithashtu e rrethuar në mënyrë të përshtatshme nga të gjitha shërbimet thelbësore, duke përfshirë furra buke, restorante, bare dhe tregje. Mos e humbisni këtë mundësi të mrekullueshme për ta bërë këtë apartament të bukur shtëpinë tuaj të re!
Pronë Tregtare Për Shitje Në Vlorë, Shqipëri. E vendosur në hyrje të qytetit të Vlorës dhe pranë rrugës. Ofron aksesueshmeri dhe shikueshmëri të drejtpërdrejtë. Një lagje e madhe dhe e frekuentuar, me një numër të madh banorësh dhe kalimtarësh të rastit. Vlora është qendra e Jugut të Shqipërisë, kështu që kushdo që dëshiron të vizitojë vende të tjera të rajonit duhet patjetër të kalojë nëpër këtë qytet. E bollshme, në kushte perfekte, e ndriçuar gjatë gjithë ditës dhe gati për t’u përdorur. Nxitoni ta bëni tuajin, ofron një mundësi të shkëlqyer investimi!
Apartament Me Dy Dhoma Gjumi Me Qera Ne Vlore, Shqiperi. I vendosur në qendër të qytetit, një nga zonat më të kërkuara në Vlorë. Vetëm 3 minuta në këmbë nga plazhi dhe lungomarja. Përballë universitetit të Vlorës dhe i rrethuar me të gjitha shërbimet e nevojshme. I bollshëm, në gjendje të mirë dhe i mobiluar me të gjitha elektroshtepiaket që do t'ju nevojiten gjatë qëndrimit tuaj. Është një mundësi që nuk duhet humbur nëse e doni qetësinë bregdetare, komoditetin dhe aksesueshmërinë!
Apartament Me Dy Dhoma Gjumi Me Pamje Nga Deti Me Qira Në Gjirin E Lalzit, Shqipëri. Apartament i bollshëm me ballkone me pamje nga deti. Apartamenti është i mobiluar me shije dhe i kompletuar me të gjitha lehtësitë e nevojshme. I vendosur afër bareve, restoranteve dhe supermarketeve të ndryshme.
Apartament Pushimi Me Kopsht Në Gjirin E Lalzit, Durrës.Ky apartament pushimi ofron një kopsht privat të bollshëm, perfekt për relaksim apo për të shijuar vaktet në ambient të hapur. I ndodhur në kompleksin e qetë dhe të mirëmbajtur Lura 2 në Gjirin e Lalzit, ofron një atmosferë të qetë ideale për pushime. Apartamenti ndodhet vetëm pak minuta larg në këmbë nga deti, duke e bërë shumë të lehtë shijimin e plazhit. Supermarkete, bare dhe shërbime të tjera ndodhen shumë afër, duke ofruar gjithçka që ju nevojitet pranë.