Studio Me Pamje Nga Deti Në Shitje Në Palasë Vlorë, Shqipëri. E vendosur në bregdetin e Palasës, një pikë strategjike e Rivierës Shqiptare - pikërisht në mes të saj. Midis Vlorës dhe Sarandës, e ngjashme me ishujt grekë. Një rezidencë krejt e re e projektuar duke mbajtur ne mendje luksin, komoditetin, privatësinë dhe nje stil jetese elitar. Nga çdo cep do të shijoni një pamje të pandërprerë të detit dhe do të ndjeni flladin e tij të lehtë. Me një dizajn të rafinuar dhe arkitekturë elegante, në simfoni të përsosur me relievin natyror. Pa dyshim një potencial i fortë investimi, me kërkesë te larte për qera dhe vlerë afatgjatë. Me cdo gje qe Greqia mund t'ju ofrojë, por me një kosto shumë më të ulët, më shumë hapësirë dhe ekskluzivitet.
Pasuri Të Patundshme Për Shitje Në Vlorë. Apartamente Të Reja Për Shitje Në Palasë Dhërmi, Riviera Shqiptare. Zbuloni një rezidence të re ekskluzive ne ndertim në Palasë, një nga destinacionet më të preferuara të bregdetit jugor shqiptar. Ky projekt prezanton një kombinim të rafinuar të arkitekturës moderne, qetësisë mesdhetare dhe mjedisit natyror mahnitës. E pozicionuar në një lokacion kryesor, rezidenca ofron ekuilibrin ideal midis privatësisë, komoditetit dhe aksesit të drejtpërdrejtë në bukurinë ikonike të Detit Jon.
E vendosur vetëm pak minuta larg vijës bregdetare, pranë disa prej atraksioneve më të famshme të Rivierës qe nga Qafa e Llogorasë, Drimadhi- Dhërmiu, Himara si dhe qyteti i Vlorës dhe Sarandës. Ky projekt është ideal si për të jetuar po ashtu edhe për të investuar. Me peizazhet e saj të qeta, pamjet spektakolare të detit dhe facilitetet me cilësi të lartë, rezidenca pasqyron standardin e ri të jetesës bregdetare në Palasë.