Apartament 1+1 Per Shitje Ne Lungomare Vlore, Shqiperi. Ndodhet ne nje pozicion perfekt ne nje nga zonat me te kerkuara dhe panoramike te Vlores. Në rreshtin e dytë të ndërtesave në lungomare. Pranë qendrës së qytetit, në një distancë të shkurtër në këmbë nga plazhi dhe i rrethuar me të gjitha shërbimet e nevojshme. Ofron një mundësi të shkelqyer investimi për të gjithë ata që duan të fitojnë nga të ardhurat nga qeraja.
Apartament Në Shitje Në Vlorë, Shqipëri. Shijoni bukurinë e Rivierës Shqiptare me këtë apartament luksoz me pamje nga deti në Kaninë, një nga zonat më premtuese dhe më të kërkuara të Vlorës. Ai kombinon arkitekturën moderne, komoditetin bashkëkohor dhe një vendndodhje strategjike. Vetëm pak minuta larg me makinë nga qyteti i bukur i Vlorës, vetëm pak minuta nga plazhi, midis gjelbërimit dhe pranë rrugës kryesore të fshatit. Vend i përsosur për të gjithë ata që kërkojnë privatësi, qetësi, siguri, komoditet dhe aksesueshmëri. Një zgjedhje ideale për një shtëpi pushimi, një rezidencë për të jetuar per gjatë gjithë vitit ose një mundësi investimi me potencial të lartë të ardhurash nga qeraja!
Apartament 2+1 Për Shitje Në Radhime Vlorë, Riviera Shqiptare. I pozicionuar në një rezidencë të re, vetëm pak hapa larg plazhit dhe pranë rrugës kryesore. Radhima është një zonë bregdetare piktoreske, e vendosur në pjesën jugore të Vlorës përgjatë detit Jon. Një destinacion ideal për ata që kërkojnë qetesi dhe relaks larg vendeve të mbushura me njerëz. Por gjithashtu vetëm një udhëtim i shkurtër me makinë larg nga qendra e Vlorës dhe afër të gjitha sherbimeve thelbësore. Kombinimi perfekt i bukurisë natyrore me një stil jetese elitar. Mos e humbisni rastin dhe filloni ditën tuaj me flladin e lehtë të detit dhe një pamje marramendëse të gjirit të Vlorës!
Apartament 1+1 Për Shitje Në Lungomare Vlore, Riviera Shqiptare. Shtëpia juaj buzë detit po ju pret, një mundësi e shkëlqyer investimi për një çmim te rralle! E vendosur në rreshtin e parë të ndërtesave në lungomare, vetëm pak minuta nga qendra e qytetit dhe përballë plazhit. Zona më e bukur dhe më e gjallëruar e Vlorës. Nëse jeni duke kërkuar per një investim të zgjuar apo një pronë elegante buzë detit, Poseidon Residence ofron kombinimin perfekt të stilit të jetesës dhe fitimeve te larta. Ajo siguron potencial të fortë të të ardhurave nga qeraja dhe rritje afatgjatë të vlerës në tregun e pasurive të paluajtshme.
Apartament 2+2 Për Shitje Në Vlorë, Riviera Shqiptare. Nëse jeni duke kërkuar një shtëpi të re apo një investim të sigurt në pasuri të paluajtshme në një nga qytetet bregdetare më të dëshirueshme të Shqipërisë, ky apartament eshte një zgjedhje e shkëlqyer. Pozicion ideal, vetëm pak minuta në këmbë nga qendra e qytetit, bulevardi kryesor i Vlorës dhe zona e lungomares. I rrethuar me të gjitha fasilitetet thelbesore dhe pranë rrugës kryesore urbane. Ekuilibër perfekt midis aksesueshmërisë dhe jetesës komode.
Apartament Perballe Detit Per Shitje Ne Fovea Luxury Resort & Spa. Ndodhet ne nje vend perfekt, me detin perpara dhe malet mbrapa. Ne nje resort krejt te ri ende ne ndertim, i cili eshte shembulli me i mire i harmonise se arkitektures me natyren dhe detin Jon. Mos e humbisni kete mundesi te shkelqyer per te qene pjese e nje komuniteti qe ofron nje jetese komode. Bejeni tuajin!
Shtëpi Private Në Shitje Në Vlorë Shqipëri, Në Zonën E Kuzum Babasë. A jeni të lodhur duke jetuar në një zonë të zhurmshme dhe në një pallat me fqinjët ngjitur?! Në të njëjtën kohë, jeni duke kërkuar një shtëpi private, në një lagje të qetë me një numër të vogël banesash, por pranë çdo shërbimi të nevojshëm dhe me vendndodhje të mirë. Hidhini një sy kësaj prone, e vendosur në zonën e Kuzum Baba, një kodër e vogël plot me gjelbërim mbi 30 m mbi nivelin e detit. Ofron një ekuilibër të përsosur midis privatësisë dhe jetesës urbane!
Tokë E Ndërtueshme Për Shitje Në Vlorë, Borsh Riviera Shqiptare. Zgjedhje ideale për investitorët që kërkojnë një tokë ne bregdet me vendndodhje kryesore, vlerë afatgjatë dhe bukuri natyrore të pakrahasueshme për një çmim të pakrahasueshëm. Borshi është fshati më i vogël i Rivierës Shqiptare, por edhe më i rëndësishmi. Ka plazhin më të gjatë të pandërprerë në Shqipëri (rreth 7 km). Një vendpushim i qetë me pamje mahnitëse të detit dhe arkitekturë tradicionale te vecante. Një vend me fluks të vazhdueshëm turistik per gjatë verës, por me një numër të vogël strukturash akomodimi. Bëjeni tuajin, është një mundësi që nuk duhet humbur!