Pronë Për Shitje Në Radhime Vlorë, Riviera Shqiptare. Vendndodhje perfekte, afër plazhit dhe pranë rrugës. Në një kodër të vogël, e rrethuar nga gjelbërimi që duket si një ballkon natyror me një pamje mbresëlënëse të gjirit të Vlorës. Radhima është një nga zonat më të preferuara dhe të frekuentuara nga turistët dhe banorët gjatë sezonit të verës për shkak të pozicionit të saj gjeografik, ujit kristal të detit Jon dhe afërsisë me qytetin e Vlorës. Gjithashtu është ajo pjesë e qytetit, ku po bëhen shumë investime si në sektorin publik, po ashtu dhe në atë privat. Bëjeni tuajin për një çmim të pakrahasueshëm!
Apartament 2+1 per shitje ne Sarande me pamje nga deti. Gati per banim dhe perfekt si shtepi apo investim. Apartamenti eshte i bollshem dhe i ndricuar me drite natyrale. Pozicionuar ne nje zone me potencial te larte per qera pushimi. Ne afersi te bareve, restoranteve, dyqaneve te ndryshem per te ofruar komoditet maksimal.
Apartament 2+2 Për Shitje Në Radhime Vlorë, Shqipëri. I pozicionuar në një lokacion kryesor të qytetit, në Radhime. Një zonë e qetë, e këndshme dhe e gjelbër e Vlorës, por megjithatë plot gjalleri dhe miqësore. Pranë plazhit, në një ndërtesë të re, elegante dhe e rrethuar nga të gjitha shërbimet thelbesore. Jo shumë larg nga vendet e tjera të Rivierës Shqiptare. Ky apartament luksoz ofron relaks, komoditet, pamje mahenitese të detit, standardin më të lartë të jetesës, privatësi dhe qetësi. Është një mundësi ideale investimi, pavarësisht nëse jeni duke kërkuar një shtëpi të përhershme pranë detit apo një vend per pushime. Nxitoni dhe bëjeni tuajin!
Dupleks Me Dy Dhoma Gjumi Për Shitje Në Radhime Vlorë, Riviera Shqiptare. Të lodhur duke shpenzuar në shifra të larta për të qëndruar në hotele për pushimet tuaja verore? Tani është koha ideale për të investuar në apartamentin tuaj të pushimit në bregdet! Ky dupleks mahnitës buzë detit ndodhet në Radhime, në zemër të vijës bregdetare të Vlorës, vetëm pak hapa larg lungomare 3 dhe afër të gjitha shërbimeve kryesore. I vendosur brenda një kompleksi të ri rezidencial, prona ofron facilitete luksoze duke përfshirë një pishinë, aksesin në plazh privat dhe një jetesë të sigurt dhe moderne. Në një distancë të shkurtër nga Vlora dhe destinacionet kryesore të Rivierës Shqiptare, gjë që e bënë atë një mundësi të shkëlqyer investimi për të gjithë ata që duan të fitojnë nga të ardhurat nga qeraja. Perfekt për ta përdorur me Booking/Airbnb!
Apartament 2+2 Per Shitje Ne Lungomare Vlore, Shqiperi. Zbuloni shtëpinë tuaj të ëndrrave në pjesën më të bukur të Vlorës. Ne nje pallat te ri ne rreshtin e pare, vetem pak hapa larg plazhit. Në një distancë të shkurtër nga qendra e qytetit dhe i rrethuar me të gjitha sherbimet e nevojshme. Ajo ofron një pamje mbresëlënëse të ujit të kaltër të detit Adriatik. Mos e humbisni mundësinë dhe jini të parët që jetoni në të. Gjithashtu është një mundësi e shkëlqyer për të gjithë ata që duan ta përdorin me Airbnb/Booking!
Në shitje: Shtëpi 3-katëshe në Sarandë me pamje mahnitëse nga deti. Pronë me sipërfaqe totale 277 m², me 106,25 m² ndërtim për kat. Çdo kat ka 2 dhoma gjumi, 1 banjo dhe një dhomë ndenjeje me kuzhinë në plan të hapur. Ideale për jetesë familjare ose si investim për qira pushimesh. E vendosur në një zonë të qetë dhe të kërkuar, vetëm pak minuta nga plazhi.
Na kontaktoni për më shumë informacion!
Apartament ne Shitje ne Sarande ne nje Pallat te Ri. Shitet Penthouse ne Sarande me afersi me detin, dhe ne nje zone shume te njohur, ku ofron bare, restorante, plazhe private etj... Opsion per apartament pushimi ne Sarande por edhe per investim.
Pasuri Të Patundshme Për Shitje Në Green Coast Resort Në Palasë, Vlorë Shqipëri. Pse të investoni në Amalfi, kur mund të keni të njëjtën bukuri mesdhetare dhe të njëjtin stil jetese si në Rivierë — por me një kosto shumë më të ulët? Zgjidhni Green Coast Resort, një vend të mrekullueshëm ku deti takohet me malet dhe toka duket se prek qiellin. I pozicionuar në bregdetin e Palasës në zonën e Dhërmiut, zemra e Rivierës Shqiptare. Jo vetëm në një distancë të shkurtër nga destinacionet e tjera të rajonit, por edhe vetëm një fluturim i shkurtër nga qendrat kryesore të Evropës. Bregdeti i Vlorës dhe Green Coast Resort po rriten me shpejtësi në popullaritet dhe gjithashtu në vlerë në tregun e pasurive të patundshme, prandaj nxitoni dhe bëjeni këtë apartament tuajin. Këtu do të gjeni gjithçka që Amalfi mund t'ju ofrojë, por shumë më tepër privatësi, ekskluzivitet, qetësi, siguri dhe një stil jetese prestigjioz.
Vile Per Shitje Ne Golem Durres. Prona ndodhet ne nje zone te qete e rrethuar nga facilitetet e nevojshme. Vila ka dy kate, dy dhoma gjumi, 2 tualete, ballkone, akses ne çati dhe oborr. Vetem pese minuta larg nga deti.