Apartament Me Dy Dhoma Gjumi Për Shitje Në Vlorë, Shqipëri. I vendosur në një nga zonat më të dëshirueshme, vetëm pak hapa nga qendra e qytetit dhe një shëtitje e shkurtër nga Plazhi i Vjetër ku mund të shijoni detin e kalter. I rrethuar nga të gjitha shërbimet thelbësore si furra buke, dyqane, markete, bare dhe restorante. Ky apartament ofron si komoditet ashtu edhe rehati. Plotësisht i mobiluar dhe i pajisur me gjithçka që ju nevojitet për një qëndrim të këndshëm. Është shtëpia ideale për një familje që kërkon një lagje të qetë dhe të mirëorganizuar. Mos e humbisni këtë mundësi të shkëlqyer për ta bërë tuajin!
Shtëpi Për Shitje Në Vlorë, Riviera Shqiptare. E ngritur mbi koder vetëm pak minuta nga qendra e qytetit të Vlorës, Kanina është një nga zonat më strategjike për investime në pasuri të paluajtshme në jug të Shqipërisë. E njohur për pamjet panoramike të detit, klimën e butë mesdhetare dhe trashëgiminë e pasur historike. Me Kështjellën e saj legjendare, një fortesë të lashtë që tregon histori mbretëreshash, betejash dhe traditash shekullore. Kanina ofron një ekuilibër të jashtëzakonshëm midis natyrës, privatësisë, qetësisë dhe afërsisë me stilin modern të jetesës së Vlorës. Investimi në Kaninë do të thotë te sigurosh pjesen më të mirë të së ardhmes së Shqipërisë - ku sharmi autentik, jetesa luksoze dhe perspektivat e forta të rritjes se vlerës bashkohen në një destinacion të jashtëzakonshëm.
Apartament I Ri Për Shitje Në Vlorë, Shqipëri. Shfrytëzoni mundësinë për ta bërë tuajën këtë studio me pamje mahnitëse nga deti në një ndërtesë të re, aktualisht në ndërtim e sipër. Në një nga zonat më të kerkuara dhe më të qeta të Vlorës, ne Uje te Ftohtë. Vetëm pak metra larg plazhit, pak minuta larg qendrës së qytetit dhe në vijën e tretë të ndertesave nga lungomare 3. Në një distancë të shkurtër në këmbë me të gjitha shërbimet thelbësore, duke siguruar keshtu kërkesë të lartë si nga qeramarrësit afatshkurtër po ashtu edhe nga qeramarrësit afatgjatë.
Studio Për Shitje Në Vlorë, Riviera Shqiptare. Zgjohuni me pamjen mahnitëse dhe flladin e freskët të detit Jon. Shijoni qetësinë e një lagjeje të qetë por pa sakrifikuar komoditetin. Vetëm një distancë e shkurtër larg nga qendra e qytetit dhe e rrethuar me të gjitha shërbimet thelbësore. Behuni pjese dhe shijoni kenaqesine e atmosferës se gjallëruar dhe miqësore të lungomares së Vlorës, vetëm disa hapa larg prej jush. Një rezidence private që kombinon elegancën, relaksin dhe ekskluzivitetin. Gjithashtu një mundësi e shkëlqyer investimi për të gjithë ata që e ofrojnë atë me Airbnb/Booking!
Pronë Për Shitje Në Vlorë, Shqipëria Jugore. Kjo shtëpi private është e vendosur në një zonë të mirë banimi, duke ofruar të gjitha shërbimet e nevojshme. Si markete, furra buke, bare dhe farmaci. Afërsia me kodrat dhe malet e bën atë ideale për ecje në natyrë, kalërim, aventura me motor dhe një gamë të gjerë aktivitetesh në natyrë që mund t'iu pëlqejnë. Gjithashtu shumë afër plazheve me rërë të Nartës dhe Zvërnecit. Një mundësi e shkëlqyer investimi, me mundësinë për ta dizajnuar atë sipas stilit dhe preferencave tuaja. Mos e humbisni këtë shans dhe bëjeni tuajin tani!
Shtëpi Private Për Shitje Në Vlorë, Shqipëri. E vendosur në një lagje të qetë, e përbërë vetëm nga shtëpi private dhe vila. E lidhur mirë me pjesët e tjera të qytetit dhe prane të gjitha fasiliteteve urbane. Vetëm një distancë e shkurtër me makinë nga qendra e qytetit dhe lungomarja. Një ndërtesë e re me një arkitekturë te kendeshme, dy veranda të mëdha dhe një kopsht të vogël. Perfekt për t'u relaksuar dhe për të shijuar kohën me familjen dhe miqtë tuaj. Shtëpia e ëndrrave tuaja po ju pret, nxitoni dhe projektoheni e arredoni atë siç e keni imagjinuar gjithmonë.
Pronë Tregtare Për Shitje Në Vlorë, Shqipëri. E vendosur në hyrje të qytetit të Vlorës dhe pranë rrugës. Ofron aksesueshmeri dhe shikueshmëri të drejtpërdrejtë. Një lagje e madhe dhe e frekuentuar, me një numër të madh banorësh dhe kalimtarësh të rastit. Vlora është qendra e Jugut të Shqipërisë, kështu që kushdo që dëshiron të vizitojë vende të tjera të rajonit duhet patjetër të kalojë nëpër këtë qytet. E bollshme, në kushte perfekte, e ndriçuar gjatë gjithë ditës dhe gati për t’u përdorur. Nxitoni ta bëni tuajin, ofron një mundësi të shkëlqyer investimi!
Apartament 1+1 Për Shitje Në Orikum, Vlorë - Shqipëri. Zbuloni një mundësi të shkëlqyer pasurie të patundshme në një nga zonat më të kërkuara të Rivierës Shqiptare. Ky apartament me 1 dhomë gjumi në Orikum ofron qetësine periferike, akses të shpejtë në plazh dhe të gjitha shërbimet thelbësore vetëm pak hapa larg. Një vendndodhje strategjike për të jetuar ose investuar, afër qytetit të Vlorës, Qafës së Llogorasë, Himarës dhe të gjithë vijës bregdetare jugore.
Pronë Për Shitje Në Green Coast 2, Plazhi I Palasës, Rajoni i Vlorës, Riviera Shqiptare. Poziciononi portofolin tuaj për kthime të forta financiare me këtë mundësi të rrallë investimi në një resort mesdhetar me kërkesë mjaft të lartë. Këto apartamente buzë detit janë aktualisht në ndërtim e sipër dhe çmimi i tyre është më i ulët për t'u shitur gjatë fazës para perfundimit te tyre — duke ofruar vlerë të jashtëzakonshme në një treg me rritje të vazhdueshme të kapitalit dhe kërkesës për qera. Në pjesën më jugore të Shqipërisë, në kodrat e gjelbërta të Dhërmiut, në Green Coast Residence. Shqiperia, një shtet me taksa të ulëta mbi pronën dhe pa taksë trashëgimie. Jetoni në natyrë te pastër, investoni në luks dhe zbuloni parajsën tuaj bregdetare. Bëjeni tuajin tani!