Tokë Për Shitje Në Rivierën Shqiptare – 3,500 m². Vija E Parë Nga Deti - Ideale Për Investim Dhe Ndërtim. Zbuloni një mundësi të rrallë investimi në një nga zonat bregdetare më piktoreske të Shqipërisë Jugore. Kjo tokë me pamje nga deti prej 3,500 m² për shitje në Porto Palermo, Himarë (Vlorë) ofron potencial të jashtëzakonshëm për zhvillim rezidencash banimi ose turistik.
E pozicionuar në vijën e parë nga plazhi, prona gëzon pamje të pandërprerë të detit dhe afërsi të drejtpërdrejtë me ujërat kristalore të Detit Jon. Toka është e përshtatshme për ndërtim, duke e bërë ideale për ndërtimin e vilave, hoteleve butike, rezidencave luksoze ose projekteve turistike miqësore me mjedisin.
Vilë E Re Me Pishinë Për Shitje Në Green Coast 2 Dhërmi, Rajoni I Vlorës, Shqipëri. Të jesh pjesë e Green Coast Residence do të thotë të investosh aty ku luksi takon detin dhe ku jeta private është pjesë e natyrës. E projektuar me kujdes duke pasur parasysh qetësinë, rehatinë dhe një stil jetese të bukur bregdetar. E vendosur pranë plazhit në Dhërmi, i njohur si xhevahiri i kurorës së Rivierës Shqiptare. Nëse jeni duke kërkuar per te gjitha në një - një vend pushimi, një investim per qera dhe shtëpinë tuaj të përhereshme pranë detit, kjo pronë është një zgjedhje ideale me një çmim të pakrahasueshëm!
Tokë E Ndërtueshme Për Shitje Në Himarë, Rajoni i Vlorës, Riviera Shqiptare. A po kërkoni per një investim të shkëlqyer në zemër të Rivierës Shqiptare? Kjo pronë përfaqëson një mundësi të shkëlqyer për investitorët dhe sipërmarrësit. Kombinim perfekt i bukurisë natyrore, vendndodhjes strategjike, potencialit të pakrahasueshëm të zhvillimit dhe zonës së favorshme per biznes. E pozicionuar në shpatin e kodrës nga deti Jon, ajo ofron një pamje mahnitëse. Nxitoni dhe bëjeni tuajin!
Tokë Për Shitje Në Ksamil-Sarandë, Rajoni I Vlorës, Shqipëri. Një mundësi e rrallë për të zotëruar një truall të shkëlqyer toke në Ksamil, një nga destinacionet më të bukura bregdetare përgjatë Rivierës Shqiptare. I njohur për ujërat e tij kristalore, plazhet me rërë të bardhë, sharmin mesdhetar dhe qetësinë e tij. Ksamili është një destinacion kryesor si për turistët po ashtu edhe për investitorët që kërkojnë mundësi fitimprurëse në pasuri të paluajtshme. Është gjithashtu pjesë e zonës së Parkut Kombëtar të Butrintit, i mbrojtur për bukurinë e tij natyrore dhe trashëgiminë kulturore. Nxitoni dhe bëjeni tuajin!
Apartament 1+1 Për Shitje Në Orkium Vlorë, Në Jug Të Shqipërisë. I pozicionuar në Orikum, në një nga zonat më të kërkuara të Vlorës. Një qytet i vogël që ofron qetësine periferike dhe aksesueshmerine urbane. Afër plazhit dhe i rrethuar me të gjitha shërbimet e nevojshme, vetëm një hap larg derës suaj. Një zonë strategjike si për të jetuar po ashtu edhe për të investuar, për shkak të afërsisë me qytetin e Vlorës dhe vendeve të tjera të Rivierës Shqiptare. Bëjeni tuajin për një çmim të pakrahasueshëm, është një mundësi që nuk duhet humbur!
Apartament Me Një Dhomë Gjumi Për Shitje Në Vlorë, Shqipëri. Shfrytëzoni mundësinë për të zotëruar një apartament mahnitës buzë detit në zonën e shumë të kërkuar të Radhimës, ne Vlorë. Kjo pronë me pozicionim te bukur ofron pamje marramendëse të detit Jon, qetësinë e natyrës së paprekur, komoditetin e jetesës moderne, privatësinë dhe në të njëjtën kohë vitalitetin e një komuniteti miqësor - të gjitha keto i gjeni në te njëjtin vend. Nëse jeni duke kërkuar një vend per pushime apo shtëpinë tuaj të ardhshme pranë bregdetit, ky apartament është një mundësi e rrallë. Kombinimi perfekt i rehatisë dhe stilit. Përveç kësaj, është një investim i zgjuar në pasuri të paluajtshme për të gjithë ata që duan ta përdorin atë me Airbnb/Booking!
Pasuri Të Patundshme Për Shitje Në Vlorë, Shqipëri. Nëse jeni duke kërkuar një vend për pushime apo një shtëpi pranë detit për të jetuar per gjate gjithë vitit - ky apartament ofron gjithçka që i nevojitet një familjeje. Pjesë e Kamare Residence, e vendosur përballë detit Jon në zonën e Radhimës, Vlorë. Një nga destinacionet bregdetare më mahnitëse të Shqipërisë. Krijimi i kujtimeve të paharrueshme, relaksi, siguria dhe eksplorimi këtu janë diçka e padiskutueshme. I projektuar në detaje dhe i rrethuar me të gjitha facilitetet thelbësore, vetëm një hap larg derës suaj. Nga çdo cep i këtij apartamenti mund të shijoni pamje mbresëlënëse të pafundme të detit. Shfrytëzoni rastin dhe bëjeni tuajin!
Apartament Me Pamje Nga Deti Për Shitje Në Radhimë Vlorë, Shqipëri. A po kërkoni një mundësi elitare investimi në bregdetin e bukur të Rivierës Shqiptare? Mos kërkoni më tej, ne kemi këtë mundësi të shkëlqyer për t'ju ofruar. Një apartament ekskluziv me pamje nga deti për shitje në Radhimë, me një pozicion strategjik. Vetëm pak sekonda larg nga deti Jon dhe vetëm pak minuta larg nga Vlora dhe desinacionet e tjera kryesore të rajonit. Në një distancë të shkurtër në këmbë me të gjitha shërbimet thelbësore dhe lungomare 3. Zona më e preferuar dhe të frekuentuar nga turistët ndërkombëtarë dhe vendas. Pa dyshim që premton jo vetëm një stil jetese të jashtëzakonshëm, por edhe një potencial të fortë të të ardhurave nga qeraja dhe rritje afatgjatë të vlerës në tregun e pasurive të paluajtshme.
Apartament 1+1 Për Shitje Në Orikum, Vlorë - Shqipëri. Zbuloni një mundësi të shkëlqyer pasurie të patundshme në një nga zonat më të kërkuara të Rivierës Shqiptare. Ky apartament me 1 dhomë gjumi në Orikum ofron qetësine periferike, akses të shpejtë në plazh dhe të gjitha shërbimet thelbësore vetëm pak hapa larg. Një vendndodhje strategjike për të jetuar ose investuar, afër qytetit të Vlorës, Qafës së Llogorasë, Himarës dhe të gjithë vijës bregdetare jugore.