Tokë Për Shitje Në Ksamil-Sarandë, Rajoni I Vlorës, Shqipëri. Një mundësi e rrallë për të zotëruar një truall të shkëlqyer toke në Ksamil, një nga destinacionet më të bukura bregdetare përgjatë Rivierës Shqiptare. I njohur për ujërat e tij kristalore, plazhet me rërë të bardhë, sharmin mesdhetar dhe qetësinë e tij. Ksamili është një destinacion kryesor si për turistët po ashtu edhe për investitorët që kërkojnë mundësi fitimprurëse në pasuri të paluajtshme. Është gjithashtu pjesë e zonës së Parkut Kombëtar të Butrintit, i mbrojtur për bukurinë e tij natyrore dhe trashëgiminë kulturore. Nxitoni dhe bëjeni tuajin!
Apartament 1+1 Për Shitje Në Orkium Vlorë, Në Jug Të Shqipërisë. I pozicionuar në Orikum, në një nga zonat më të kërkuara të Vlorës. Një qytet i vogël që ofron qetësine periferike dhe aksesueshmerine urbane. Afër plazhit dhe i rrethuar me të gjitha shërbimet e nevojshme, vetëm një hap larg derës suaj. Një zonë strategjike si për të jetuar po ashtu edhe për të investuar, për shkak të afërsisë me qytetin e Vlorës dhe vendeve të tjera të Rivierës Shqiptare. Bëjeni tuajin për një çmim të pakrahasueshëm, është një mundësi që nuk duhet humbur!
Apartament Me Një Dhomë Gjumi Për Shitje Në Vlorë, Shqipëri. Shfrytëzoni mundësinë për të zotëruar një apartament mahnitës buzë detit në zonën e shumë të kërkuar të Radhimës, ne Vlorë. Kjo pronë me pozicionim te bukur ofron pamje marramendëse të detit Jon, qetësinë e natyrës së paprekur, komoditetin e jetesës moderne, privatësinë dhe në të njëjtën kohë vitalitetin e një komuniteti miqësor - të gjitha keto i gjeni në te njëjtin vend. Nëse jeni duke kërkuar një vend per pushime apo shtëpinë tuaj të ardhshme pranë bregdetit, ky apartament është një mundësi e rrallë. Kombinimi perfekt i rehatisë dhe stilit. Përveç kësaj, është një investim i zgjuar në pasuri të paluajtshme për të gjithë ata që duan ta përdorin atë me Airbnb/Booking!
Pasuri Të Patundshme Për Shitje Në Vlorë, Shqipëri. Nëse jeni duke kërkuar një vend për pushime apo një shtëpi pranë detit për të jetuar per gjate gjithë vitit - ky apartament ofron gjithçka që i nevojitet një familjeje. Pjesë e Kamare Residence, e vendosur përballë detit Jon në zonën e Radhimës, Vlorë. Një nga destinacionet bregdetare më mahnitëse të Shqipërisë. Krijimi i kujtimeve të paharrueshme, relaksi, siguria dhe eksplorimi këtu janë diçka e padiskutueshme. I projektuar në detaje dhe i rrethuar me të gjitha facilitetet thelbësore, vetëm një hap larg derës suaj. Nga çdo cep i këtij apartamenti mund të shijoni pamje mbresëlënëse të pafundme të detit. Shfrytëzoni rastin dhe bëjeni tuajin!
Apartament Me Pamje Nga Deti Për Shitje Në Radhimë Vlorë, Shqipëri. A po kërkoni një mundësi elitare investimi në bregdetin e bukur të Rivierës Shqiptare? Mos kërkoni më tej, ne kemi këtë mundësi të shkëlqyer për t'ju ofruar. Një apartament ekskluziv me pamje nga deti për shitje në Radhimë, me një pozicion strategjik. Vetëm pak sekonda larg nga deti Jon dhe vetëm pak minuta larg nga Vlora dhe desinacionet e tjera kryesore të rajonit. Në një distancë të shkurtër në këmbë me të gjitha shërbimet thelbësore dhe lungomare 3. Zona më e preferuar dhe të frekuentuar nga turistët ndërkombëtarë dhe vendas. Pa dyshim që premton jo vetëm një stil jetese të jashtëzakonshëm, por edhe një potencial të fortë të të ardhurave nga qeraja dhe rritje afatgjatë të vlerës në tregun e pasurive të paluajtshme.
Pronë Për Shitje Në Green Coast 2, Plazhi I Palasës, Rajoni i Vlorës, Riviera Shqiptare. Poziciononi portofolin tuaj për kthime të forta financiare me këtë mundësi të rrallë investimi në një resort mesdhetar me kërkesë mjaft të lartë. Këto apartamente buzë detit janë aktualisht në ndërtim e sipër dhe çmimi i tyre është më i ulët për t'u shitur gjatë fazës para perfundimit te tyre — duke ofruar vlerë të jashtëzakonshme në një treg me rritje të vazhdueshme të kapitalit dhe kërkesës për qera. Në pjesën më jugore të Shqipërisë, në kodrat e gjelbërta të Dhërmiut, në Green Coast Residence. Shqiperia, një shtet me taksa të ulëta mbi pronën dhe pa taksë trashëgimie. Jetoni në natyrë te pastër, investoni në luks dhe zbuloni parajsën tuaj bregdetare. Bëjeni tuajin tani!
Apartament I Ri Për Shitje Në Palasë-Dhermi, Vlorë Shqipëri. Nëse jeni duke kërkuar një vendpushimi të qetë veror, një vend per nje fundjavë romantike apo një investim me potencial të lartë per qera, ky apartament i plotëson të gjitha kërkesat. I vendosur në Green Coast 2 - një rezidencë e re në ndërtim e sipër me një arkitekturë mbresëlënëse dhe me të gjitha sherbimet kryesore brenda saj. Ju jeni vetëm pak minuta larg detit Jon, kanioneve, parqeve kombëtare, ngjitjeve malore, vendeve historike por edhe pjesë e një komuniteti elitar me një stil jetese luksoz. E tëra çfarë duhet të bëni është të shijoni në të njëjtën kohë qetësinë dhe te relaksoheni, të përjetoni aventurën dhe të arrini lehtësisht në destinacione të tjera të Evropës. Shtëpia juaj e ëndrrave është vetëm një vendim larg!
Apartament 2+1 Për Shitje Në Dhërmi Vlorë, Shqipëri. Hyni në një botë jetese bregdetare të rafinuar me këtë mundësi të rrallë për të zotëruar një apartament luksoz në një vendpushim të ri, aktualisht në ndërtim e sipër në një nga destinacionet më të bukura të Mesdheut. Në Green Coast 2, përballë plazhit të Palasës në rrethin e Vlorës - qendra e Rivierës Shqiptare. Ofron gjithçka që ka një hotel 5 yje, por shumë më tepër liri, privatësi dhe qetësi. Karakterizohet nga pamje natyrore piktoreske, stil jetese modern, afërsia me thesaret historike kulturore dhe akses të shpejtë në qytete të tjera shqiptare, si dhe destinacionet kryesore të Evropës. Përmes rrugëve tokësore, port-marinave të vogla detare, porteve detare dhe aeroporteve. Kjo është më shumë sesa pasuri e paluajtshme - është një aset i sigurt dhe i vlerësuar në një vendndodhje të nivelit të lartë.
Pasuri Të Patundshme Për Shitje Në Green Coast Resort Në Palasë, Vlorë Shqipëri. Pse të investoni në Amalfi, kur mund të keni të njëjtën bukuri mesdhetare dhe të njëjtin stil jetese si në Rivierë — por me një kosto shumë më të ulët? Zgjidhni Green Coast Resort, një vend të mrekullueshëm ku deti takohet me malet dhe toka duket se prek qiellin. I pozicionuar në bregdetin e Palasës në zonën e Dhërmiut, zemra e Rivierës Shqiptare. Jo vetëm në një distancë të shkurtër nga destinacionet e tjera të rajonit, por edhe vetëm një fluturim i shkurtër nga qendrat kryesore të Evropës. Bregdeti i Vlorës dhe Green Coast Resort po rriten me shpejtësi në popullaritet dhe gjithashtu në vlerë në tregun e pasurive të patundshme, prandaj nxitoni dhe bëjeni këtë apartament tuajin. Këtu do të gjeni gjithçka që Amalfi mund t'ju ofrojë, por shumë më tepër privatësi, ekskluzivitet, qetësi, siguri dhe një stil jetese prestigjioz.