Hotel Luksoz Në Shitje Në Vlorë, Shqipëri. Kjo është një mundësi e rrallë për të blerë një hotel luksoz buzë detit në zonën më ekskluzive bregdetare të Vlorës - zona e Ujit të Ftohtë, e njohur gjerësisht si destinacioni më luksoz i qytetit. Gjithashtu më i kërkuari dhe i frekuentuari nga turistët ndërkombëtarë. Është një zonë e qetë dhe strategjike, e vendosur midis plazheve të Vlorës dhe Radhimës. Hoteli ka akses të drejtpërdrejtë privat në plazh, një avantazh kyç konkurrues në Rivierën Shqiptare. Ai ofron arredim dhe ambiente te brendshme të nivelit të lartë, kombinohet ne menyre perfekte eleganca bashkëkohore me luksin e përjetshëm. Gjithashtu nga çdo dhomë ofron një pamje mbresëlënëse të detit. Në gjendje të shkëlqyer, gati për t'u përdorur. Nxitoni dhe bëjeni tuajin!
Pronë Komerciale Në Shitje Në Qytetin E Vlorës, Shqipëri. E vendosur në një nga zonat më të frekuentuara të Vlorës nga banorët vendas dhe turistet ndërkombëtarë, gjithashtu më e kërkuara për të jetuar. Në zonën e Ujit të Ftohtë, një lagje elitare me shumë projekte prestigjioze, hotele, restorante dhe rezidenca. Pranë rrugës, në një distancë të shkurtër në këmbë nga plazhi dhe lungomare 2. Në një pozicion ideal për shikueshmëri dhe aksesueshmeri. Mos e humbisni rastin, bëjeni tuajin!
Apartament 2+2 Në Shitje Në Vlorë, Riviera Shqiptare. Nëse doni të jetoni në qendër të qytetit, duke shijuar njëkohësisht një lagje të qetë, ky apartament është zgjedhja perfekte. Vetëm pak hapa larg nga plazhi dhe zona e lungomares. I rrethuar nga të gjitha shërbimet thelbësore. Ideal për të gjithë ata që kërkojnë komoditetin urban me një stil jetese bregdetar. Gjithashtu ofron një mundësi të shkëlqyer investimi me potencial të fortë të ardhurash nga qeraja. Nxitoni dhe bëjeni tuajin me një çmim të pakrahasueshem!
Shtëpi Njëkatëshe Me Oborr Privat Dhe Pamje Nga Deti Në Shitje Në Babicë Të Madhe Vlorë, Shqipëri. Nëse jeni duke kërkuar një shtëpi private në periferi të qytetit me një pamje panoramike, mos kërkoni më tej. Ne kemi një mundësi të shkëlqyer për t'ju ofruar me një çmim të pabesueshëm. E vendosur në një zonë të qetë të Vlorës. Një fshat me shumë gjelbërim, me strukture urbane dhe me të gjitha shërbimet e nevojshme. Vetëm 20 minuta larg qendrës së qytetit. Ka një oborr të rrethuar me një pamje të mrekullueshme nga deti. Nxitoni dhe bëjeni tuajin!
Shtëpi Private Në Shitje Në Fshatin Sherishtë Vlorë, Shqipëri. Një fshat i qetë, i gjelbëruar dhe i mirë pozicionuar me një numër të vogël banesash. Pranë Bypass-it kryesor të Vlorës dhe vetëm pak minuta larg qendrës së qytetit. Gjithashtu lehtësisht i aksesueshem dhe në një distancë të shkurtër nga destinacione të tjera të Rivierës Shqiptare. Ideale për të gjithë ata që janë të lodhur nga jetesa urbane e zhurmshme dhe ajri i ndotur, per ata që thjesht kërkojnë privatësi, ajrin e pastër të natyrës dhe nje jetë pa stres. Kombinimi perfekt i rehatisë dhe modernitetit. Bëjeni tuajin dhe shijoni kohën me familjen dhe miqtë!
Vend parkimi Në Shitje Në Vlorë, Shqipëri. I vendosur pranë rrugës kryesore urbane të qytetit dhe në një nga lagjet më të mëdha. Më e frekuentuara nga kalimtarët e rastit dhe me një numër të madh banorësh. E rrethuar nga aktivitete të ndryshme biznesi si bare, restorante,markete, furrë buke, laboratorë dhe shkolla. Plot me ndërtesa, por me pak hapësirë parkimi publik. Nxitoni dhe bëjeni tuajin!
Apartament 2+1 Në Shitje Në Vlorë, Shqipëri. Nëse doni të jetoni vetëm pak sekonda larg qendrës së qytetit, duke shijuar ende një lagje të qetë, ky apartament është zgjedhja perfekte. Në vijën e dytë të ndërtesave nga plazhi. Në fillim të shëtitores më të re, pikërisht në zonën e plazhit të vjetër. I rrethuar me të gjitha shërbimet thelbësore. Ideal për të gjithë ata që kërkojnë komoditetin urbane me një stil jetese bregdetar. Gjithashtu përfaqëson një mundësi të shkëlqyer investimi me potencial të fortë të ardhurash nga qeraja!
Apartament I Ri Në Shitje Në Vlorë Shqipëri. Ne kete pronë kombinohet vendndodhja primare me një atmosferë të qetë banimi. Afërsia e saj me qendrën e qytetit dhe atraksionet kryesore e bën atë një zgjedhje të shkëlqyer për këdo që kërkon të shijojë jetën në një nga qytetet bregdetare më të gjalleruara dhe të bukura të Shqipërisë. Në një distancë të shkurtër në këmbë nga bulevardi kryesor dhe zona e lungomares. Është ideale për familjet dhe çiftet që kërkojnë një jetë të përditshme sa me të lehtë dhe pa stres, të rrethuar nga të gjitha shërbimet e nevojshme. Gjithashtu një mundësi e zgjuar investimi për qera afatgjatë ose afatshkurtër. Bëjeni tuajin me një çmim të pakrahasueshëm!