Vila Courtyard është projektuar në një stil klasik dhe ofron hapësira të mëdha dhe të ndritshme. Pozicionuar në mënyrë perfekte për të shijuar pamjen panoramike të Kepit të Rodonit nga të gjitha anët. Me një kopsht të gjelbër dhe një pishinë për tu ndjerë të relaksuar në çdo kohë. Kjo vilë përbëhet nga një dhomë ndenje me kuzhinë, dy dhoma gjumi, dy banjo, lavanderi, verandë, pishinë private dhe kopsht.
Vila Luksoze per Shitje ne Kepin e Rodonit
Resorti Turistik Kepi i Rodonit
Kepi i Rodonit ose Kepi i Skënderbeut është një rrip toke ne forme gadishulli në Detin Adriatik. Ai shtrihet në formë trekëndëshi midis gjirit të Rodonit në veri dhe atij të Lalzit në jug. Kepi i Rodonit është kepi më i madh në vendin tonë, i cili mbyll nga ana e jugut gjirin e Drinit. Në Kep ndodhet kalaja e Rodonit, e ndërtuar nga Skënderbeu në 1463 dhe Kisha Shën Antoni.
Kepi i Rodonit Green Village është një resort turistik që ofron 48 Vila Elitare dhe një Hotel me pishina të brendshme dhe spa. Ndodhet 50 km nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës dhe 45 km nga Porti i Durrësit.
Sherbimet qe ofron resorti