Rezort pushimi i organizuar mire ne Gjirin e Lalzit, Shqiperi. Ndodhet 30 minuta larg nga Aeroporti Nderkombetar i Tiranes. Plazh i mrekullueshem me rere, dhe nje bukuri natyrore brenda nje pylli me pisha. Te gjitha keto e bejne kete pasuri te patundshme ne Shqiperi shume te vecante. Nje game e gjere zgjedhjesh, apartamente me 1 ose 2 dhoma gjumi, dupleks ose vila.
Nje resort i mrekullueshem ne gjirin e Lalzit, i cili ofron vila dhe apartamente te organizuara ne menyre perfekte, pishine, SPA, bare dhe restorante. I menaxhuar nga nje staf profesional me eksperience.
Durresi eshte qyteti me i afert i resortit. Ndodhet ne jug vetem 25 minuta larg nga kompleksi.
Durresi eshte qyteti me i vjeter i Shqiperise i formuar ne shekullin e 8 para eres sone. Ka qene nje nga qendrat kryesore ekonomike dhe tregtare per shekuj me rradhe. Ju mund te vizitoni amfiteatrin e Durresit nje nga monumentet me rendesishme kulture te qytetit.
Ne ditet e sotme Durresi eshte qyteti i dyte per nga madhesia ne Shqiperi si dhe porti me i madh Shqipetar. Ka nje popullesi rreth 200,000 banore dhe eshte nje nga qendrat me te zhvilluara turistike ne Shqiperi.
Gjiri i Lalzit eshte nje nga zonat e plazhit me te mira ne Shqiperi. Ndodhet ne veri te qytetit te Durresit, vetem 30 minuta larg kryeqytetit dhe aeroportit nderkombetar te Shqiperise.
Sigurisht eshte duke u shenderruar ne nje destinacion perfekt per investitoret e pasurive te patundshme te cilet preferojne te jene sa me afer qyteteve te medha dhe aeroportit.
Gjate sezonit te veres eshte zona me e kerkuar per qiramarresit. Duke qene se ndodhet afer kryeqytetit sezoni i plazhit ketu eshte me i gjate se ne qytetet e tjer bregdetare te Shqiperise. Nje numer i madh i te huajve qe jetojne ne Tirane preferojne te shkojne per pushime te shkurtra ne plazhet e gjirit te Lalzit.