Rreth Albania Property Group

Albania Property Group është themeluar në vitin 2007 nga Ilir Konomi.

Aktualisht, Albania Property Group operon në tregun imobiliar përmes 4 zyrave: në Tiranë, Durrës, Sarandë dhe Vlorë.

Ne jemi një grup profesionistësh dhe objektivi ynë kryesor është të ofrojmë për shtetasit e huaj dhe emigrantët shqiptarë një ide të qartë të investimit dhe blerjes së pasurive te patundshme në Shqipëri. Ne jemi një burim i provuar për pasuritë e patundshme në Shqipëri.

Ekspertiza

Ekspertiza jonë mbulon një koleksion të gjerë të pasurive të patundshme në vende ideale për të jetuar, për të kaluar moshën e pensionit ose për të investuar në Shqipëri. Portofoli ynë i pasurive të patundshme përfshin një gamë të gjerë pronash në Shqipëri: shtëpi luksoze për shitje, apartamente, troje, shtëpi të vjetra në qytete karakteristike dhe qira pushimesh.

Ne e kuptojmë që zhvendosja ose blerja e një shtëpie pushimi nuk është një punë e lehtë.

Zhvendosja në Shqiperi, ashtu si në pergjithësi të bërit biznes jashtë shtëtit, kërkon një hulumtim shumë të gjerë dhe mbështetje në kompaninë që mund të keni zgjedhur për t'ju ndihmuar.

Shërbim i Dedikuar

Ne ju ofrojmë asistencë të besueshme në çdo hap të këtij procesi. Ne jemi një nga kompanitë më të vjetra të pasurive të patundshme që ka reklamuar pronat shqiptare në tregun e huaj për më shumë se 17 vjet. Jemi krenarë që u kemi shërbyer qindra klientëve të huaj, si dhe emigrantëve shqiptarë që kanë blerë përmes nesh.

Ne do të jemi me ju në çdo hap. Ekipi ynë do të jetë i lumtur t'ju ofrojë shërbimet tona. Ne jemi të pranishëm në kryeqytet dhe çdo qytet bregdetar të vendit tonë, duke ofruar pronat shqiptare në tregjet e huaja.
Një pjesë e shërbimeve tona është Menaxhimi i Qirave, Menaxhimi i Pasurive dhe Shërbimi i Arredimit të Pronave. Kompania jonë menaxhon një portofol prej rreth 500 shtëpi pushimi, që përfshin apartamente në vijën e parë të Vlorës, Sarandës, Golemit dhe Durrësit, si dhe vila në resortet e mrekullueshme të Lalzit dhe Kepit të Rodonit.

Ekipi ynë është më i miri në ofrimin e paketave të personalizuara për klientët tanë që kanë blerë një pasuri në Shqipëri.

Albania Property Group e konsideron shërbimin pas shitjes një proces po aq të rëndësishëm sa shërbimet e blerjes.

Qëllimi

Qëllimi kryesor i Albania Property Group është t'ju ndihmojë në një transaksion të suksesshëm të pasurive të patundshme. Ne ju ndihmojmë të gjeni pronën ose investimin e ëndrrave tuaja në Shqipëri.