






















Kompleksi Lura 3 eshte nje kompleks pushimi i mireorganizuar ne Gjirin e Lalzit, Shqiperi. Ndodhet 30 minuta larg nga Aeroporti Nderkombetar i Tiranes. Plazh i mrekullueshem me rere, dhe nje bukuri natyrore brenda nje pylli me pisha. Nje game e gjere zgjedhjesh, Apartamente me 1 ose 2 dhoma gjumi, dupleks ose Vila.
Nje resort i mrekullueshem ne gjirin e Lalezit, i cili ofron vila dhe apartamente te organizuara ne menyre perfekte, pishine, SPA, bare dhe restorante. I menaxhuar nga nje staf profesional me eksperience.
Durresi eshte qyteti me i afert i resortit. Ndodhet ne jug vetem 25 minuta larg nga kompleksi.
Durresi eshte qyteti me i vjeter i Shqiperise i formuar ne shekullin e 8 para eres sone. Ka qene nje nga qendrat kryesore ekonomike dhe tregtare per shekuj me rradhe. Ju mund te vizitoni amfiteatrin e Durresit nje nga monumentet me rendesishme kulture te qytetit.
Ne ditet e sotme Durresi eshte qyteti i dyte per nga madhesia ne Shqipreri si dhe porti me i madh Shqipetar. Ka nje popullesi rreth 200,000 banore dhe eshte nje nga qendrat me te zhvilluara turistike ne Shqiperi.
Gjiri i Lalzit eshte nje nga zonat e plazhit me te mira ne Shqiperi. Ndodhet ne veri te qytetit te Durresit, vetem 30 minuta larg kryeqytetit dhe aeroportit nderkombetar te Shqiperise.
Sigurisht eshte duke u shenderruar ne nje destinacion perfekt per investitoret e pasurive te patundshme te cilet preferojne te jene sa me afer qyteteve te medha dhe aeroportit.
Gjate sezonit te veres eshte zona me e kerkuar per qiramarresit. Duke qene se ndodhet afer kryeqytetit sezoni i plazhit ketu eshte me i gjate se ne qytetet e tjer bregdetare te Shqiperise. Nje numer i madh i te huajve qe jetojne ne Tirane preferojne te shkojne per pushime te shkurtra ne plazhet e gjirit te Lalzit.
Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj të shfletimit, për të ofruar përmbajtje të personalizuar dhe për të analizuar trafikun tonë. Duke klikuar "Prano të Gjitha", ju pranoni përdorimin tonë të cookies.